• e diel, 30 qershor 2024
MIA Flesh

15:00/28 qershor/2024

Shkup - Për të siguruar një shkallë të lartë efikasiteti në zbatimin e zotimeve programore, zëvendëskryeministri i parë i qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti ka mbajtur koordinim të rregullt ​me​ministrat e Shëndetësisë, Çështjeve evropiane, Ekonomisë, Qeverisjes së mirë, si dhe atë të Punës, Demografisë dhe Rinisë të cilët u zgjodhën me propozimin e koalicionit VLEN. 

Shkup - Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës ndërmjet ministrit të sapoemëruar Timço Mucunski dhe ministrit të deritanishëm Bujar Osmani. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se Osmani i uroi suksese Mucunskit në realizimin e aktiviteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ndërsa Mucunski tha se në periudhën në vijim theksi do të vihet në përshpejtimin e procesit të integrimeve evropiane të vendit, partneritetit strategjik me SHBA-në, si dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Shkup - Heqja e balancuesit do të bëhet në faza. Në fazën e parë do të kthehemi në bazat ligjore të Regjistrimit nga viti 2021, ndërsa pastaj me ligj edhe ndryshim i metodologjisë do të shkojmë drejt shfuqizimit të plotë të mjetit balancues me çka plotësisht do të respektohet vlera themelore e Kushtetutës - përfaqësim adekuat dhe i drejtë i bashkësive etnike, porositi sot ministri i Transfomimit Digjital, Stefan Andonovski. Theksoi se me këtë do të vihet fund asaj që fillimisht të jesh nga ndonjë etnitet, ndërsa pastaj të jesh profesionist në ndonjë sferë dhe të kesh cilësi dhe arsim. Profesionalizmi, shtoi, do të jetë para zgjedhjes së përkatësisë etnike. 

Shkup - Ministria e Transformimit Digjital në periudhën e ardhshme do ta rishikojë Udhërrëfyesin për transformim digjital me qëllim të heqjes së dualitetit të planeve, strategjive, udhërrëfyesve, njoftoi sot ministri resor Stefan Andonovski. Për këtë, siç tha ai, do të konsultohet edhe ish-ministrja e qeverisjes së mirë Slavica Gërkovska, e cila së bashku me ish MSHIA-n e kishin atë kompetencë.

Shkup - Broshura e parë evropiane për kancer endometrial sot u promovua në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në kuadër të shënimit të qershorit - muajit për ngritjen e vetëdijes për kancer endometrial (kanceri endometrial i mitrës). Nga e hëna ajo do të jetë e disponueshme në formë të shtypur për pacientët e KGJO-së dhe Klinikës Universitare për radioterapi dhe Onkologji në Shkup. Doktor Igor Aluloski në konferencë për shtyp theksoi se pacientet me menopauzë, të moshës mbi 50-55 vjeç, më së shpeshti ballafaqohen me këtë sëmundje.

Shkup - Ministria për transformim digjital në periudhën e ardhshme do të digjitalizojë 20 shërbime të reja që janë të nevojshme për qytetarët dhe kompanitë, ndërsa do të jenë të disponueshme në portalin uslugi.gov.mk në 100 ditët e para të punës së Qeverisë së re. Prej tyre 10 do të jenë për biznese, ndërsa 10 për qytetarët. Siç njoftoi ministri dikasterial Stefan Andonovski në takimin e sotëm me gazetarë, do të pasojë ridizajnimi dhe përmirësimi i portalit për përdorim të lehtë dhe të shpejtë.

Shkup - Anëtarësimi i vendit tonë në Bashkimin Evropian është i një rëndësie thelbësore për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit dhe të Evropës në tërësi, me shpresën se vendi do të vazhdojë të zbatojë reformat e planifikuara në këtë kontekst. Kështu u konstatua në takimin e sotëm të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, me ambasadorin e Italisë, Andrea Silvestri.

Shkup - Banka Popullore sot ka publikuar të dhënat më të fundit për borxhin e jashtëm neto. Sipas këtyre të dhënave, më 31 mars borxhi i jashtëm neto arrin 4,350 milionë euro ose 29.9 për qind të PBV-së së projektuar. "Borxhi i jashtëm neto i vendit, në tremujorin e parë të vitit 2024 është ulur për 109 milionë euro, ose për 2.4 për qind. Nga aspekti i strukturës, borxhi neto privat vazhdon të ketë pjesëmarrje më të madhe në borxhin e përgjithshëm neto me 62 për qind, informon Banka qendrore.

Shkup - Gjendja me nivelin e ujërave të lumenjve në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit është stabile, ndërsa rrugët janë të kalueshme, informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). "Qendra rajonale për menaxhim me kriza Tetovë informon se gjendja me nivelin e ujërave të lumenjve në Tetovë dhe në komunat rurale është stabile. Nuk ka rritje të nivelit të ujit dhe nuk ka rrezik për dalje nga shtrati. Të gjitha drejtimet rrugore janë të kalueshme", thuhet në kumtesë.

Tetovë - Më datë 21 - 23 qershor u mbajt edicioni i 19-të i Garave Ndërkombëtare të Muzicientëve të Rinj ArsKosova 2024, të organizuara në Kosovë (Prishtinë), nga Fondacioni ArsKosova. Kjo garë realizohet për kategori dhe disiplina të ndryshme muzikore, duke ofruar një platformë të jashtëzakonshme për artistët e rinj që t’i shfaqin aftësitë e tyre muzikore. Në këtë garë, konkurroi studentja e Fakultetit të Arteve - Art Muzikor, Zulejhan Saiti, e përgatitur nga profesoresha e solfezhit, Teuta Alimi Selmani, e cila fitoi çmimin e parë në disiplinën Solfezh, kategoria VI - kategoria e studentëve.

Shkup - Këtë fundjavë dhe të hënën moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Temperaturat e ditës do të jenë mbi 30 gradë, kumton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Të martën pritet sërish destabilizimi i motit me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, lokalisht në formë stuhie. 

Tiranë - Instituti i Statistikave INSTAT njoftoi sot se në bazë të të dhënave të mbledhura nga regjistrimi i popullsisë, Shqipëria ka 2.402.113 milionë banorë. Nga kjo rezulton gjithashtu se në vend ka 755.950 amvisëri me një madhësi mesatare prej 3,2 anëtarësh për familje, që jetojnë në 1.082.529 shtëpi. Krahasuar me regjistrimin e bërë në vitin 2011, numri i popullsisë është më i ulët për 409.864 banorë. Në vitin 2001 janë regjistruar 3.069.275 banorë.

Athinë - Udhëheqësia e Maqedonisë së Veriut vazhdon ta shkelë Marrëveshjen e Prespës. Gjithashtu, kthehet në veprimet nga e kaluara të cilat aludojnë me disponimin irredentist dhe mosnjohje të plotë të historisë, njoftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. Në kumtesën e MPJ-së greke, "për shkeljen e Marrëveshjes së Prespës nga ana e udhëheqësisë së Maqedonisë së Veriut", shkruan se ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë "para homologëve të tij në kuadër të Këshillit për Punë të Jashtme tashmë hollësisht i ngriti shkeljet përkatëse dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë". 

Vjenë - Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi deklaroi se këtë javë në granatim dhe zjarr është shkatërruar stacioni i jashtëm për mbikëqyrje të rrezatimit, 16 kilometra nga centrali bërthamor Zaporozhjë. Grosi theksoi se kjo gjithashtu e ul efektivitetin e aftësisë për zbulimin dhe matjen e çdo lirimi radioaktiv gjatë kohës së situatave të jashtëzakonshme, bëri të ditur ANEB në faqen e saj në internet.

Bruksel - Presidenti i Francës Emanuel Makron planifikon që të emëroj eurokomisarin aktual për tregti të brendshme Tieri Breton edhe për një mandat në Komisionin Evropian, me çka ai këtë herë të udhëheq me dikaster të përfshira mbi sigurinë ekonomike dhe mbrojtjen e BE-së, publikoi gazeta e Parisit "Le Mond". Bretoni fitoi popullaritet në Bruksel duke miratuar disa ligje të rëndësishme dhe unike, si ato rreth industrisë digjitale, konkurrencës dhe inteligjencës artificiale. Ai gjatë 12 muajve të fundit ishte në turne në BE-në për t'u takuar me ministrat përgjegjës për mbrojtjen dhe industrinë e vendeve anëtare, si pjesë e përpjekjeve të KE-së për të rindërtuar dhe modernizuar industrinë evropiane të mbrojtjes, ndërsa mbrojti zhvillimin e industrisë së Unionit dhe legjislacionin hapësinor.

Bruksel - Ekspertët përgjegjës për kontroll të rregullsisë për zgjedhjet për anëtarë të Parlamentit Evropian dhe parlamentet rajonale në Belgjikë, që u mbajtën më 9 qershor, vlerësuan se si rezultat i "gabimit njerëzor" të disa të rinjve të moshës prej 16 dhe 17 vjet u ishte mundësuar të votojnë përveç se në zgjedhjet evropiane, edhe në zgjedhjet federale dhe rajonale. 

Helsinki - Finlanda sot shpalli pakon e saj të 24-të të ndihmës ushtarake për Ukrainën, e përbërë nga materiale mbrojtëse në vlerë rreth 159 milionë euro (170 milionë dollarë). Shuma totale e ndihmës ushtarake që Finlanda ia ofron Ukrainës tani është 2.2 miliardë euro (2.3 miliardë dollarë), njofton Ministria e Mbrojtjes së Finlandës.

Kiev - Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski sot deklaroi se rruga e Ukrainës drejtë Evropës nuk është vetëm politike dhe gjeografike, por edhe ideologjike. "Ajo rrugë shkon në drejtime të ndryshme: ai i Harkovit, Kupjanit, Zaporozhjes, Siveit dhe shumë drejtime të tjera. Kjo rrugë është e vështirë, por Ukraina do ta fitojë. Sepse atë e kalojmë bashkë, në çdo cep të Ukrainës, e cila, kuptohet, është vend evropian dhe e cila gjithsesi do të jetë e qetë", tha presidenti Zelenski në paraqitjen e tij me rastin e Ditës së Kushtetutës, të xhiruar një ditë më parë në Lviv në rrugë nga Kievi drejt Brukselit, transmeton Ukrinform.

Kiev - Kryeministri ukrainas, Denis Shmigal sot deklaroi se obligimet ushtarake të cekura në 20 marrëveshje sigurie që Kievi i nënshkroi  me partnerët e vet paraqesin 60 miliardë dollarë në vit në katër vitet e ardhshme. "Sipas këtyre marrëvehsjeve, në katër vitet e ardhshme partnerët tanë planifikojnë t'i sigurojnë Ukrainës mbështetje të përgjithshme ushtarake në vlerë prej 60 miliardë dollarëve në vit", tha Demis Shmigal në takimin qeveritar.

QËNDRONI TË LIDHUR