• e shtunë, 29 qershor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 28 qershor/ 2024

Shkup - Drejtori i ri i Byrosë për Siguri Publike është Aleksandar Janev i cili e ndërmerr funksonin nga drejtori i deritanishëm Sasho Tasevski. Për zgjidhjet kadrovike në disa institucione, siç njoftuan nga Qeveria, duhet të diskutohet në seancën e sotme të parë qeveritare, por deri tani ende nuk ka informacion.

Shkup - Universiteti Ndërkombëtar i Strugës nuk mund të themelojë Fakultetin e Shkencave Shëndetësore. Vendimi i sjellur nga udhëheqja paraprake e qeverisë është anuluar, ndërsa informacioni është konfirmuar sot në seancën e parë të Qeverisë së re.

Shkup - Qeveria në seancën e parë të sotme ka emëruar Igor Janushevin për Sekretar të përgjithshëm të Qeverisë, ndërsa për shef të kabinetit të kryeministrit është emëruar Vlladimir Nelloski, ndërsa zëvendësi i tij Sashe Pavloski, derisa Ivica Tomovski është emëruar drejtor i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka thënë sot në një deklaratë për media se në Qendrën Klinike, pjesa më e madhe e sallave të kirurgjisë janë në funksion. Ai shprehu shpresën se në seancën e ardhshme të qeverisë do të ketë propozim që problemi me kompresorët të zgjidhet sa më shpejt.

Shkup - Më tepër fokus në shëndetësinë publike, shkarkim të të gjithë drejtorëve ekonomik, ndryshime në Ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe bashkim të Spitalit klinik paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në deklaratën e sotme pas takimit me ambasadoren amerikane, Anxhela Ageler. Ministri Taravari deklaroi edhe se do të punojnë në decentralizimin e shëndetësisë me qëllim që të jepen më shumë shërbime shëndetësore në spitalet e tjera klinike të vendit.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski, sot u takua me Kilian Val, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup. Siç kumtuan nga MPJ, në tkaim u konfirmua bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe shumëvjeçar me OSBE-në në sfera të ndryshme të përfshira me mandatin e Misionit.

Shkup - Drejtoreshë e re e Drejtorisë së të Ardhurave Publike është Elena Petrova, ndërsa drejtor i Drejtorisë së doganave është emëruar Boban Nikollovski. Për zgjidhjet e reja kadrovike në këto institucione është vendosur në seancën e sotme të qeverisë.

Shkup - Nga data 21 deri 27 qershor janë raportuar 40 raste të reja me kollën e mirë, një më pak krahasuar me shtatë ditshin e mëparshëm. Nga rastet e reja, 11 janë shtruar në spital, njoftoi drejtori i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Shaban Memeti. 

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka regjistruar dy raste për përdhunim të vajzave të mitura. Bëhet fjalë për dy prindë nga Prilepi dhe Tetova të cilët kanë përdhunuar vajzat e tyre.  Siç informojnë nga MPB-ja, njëri rast ka qenë në një fshat të Prilepit, ku policët kanë privuar nga liria A.R. (36), duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm nga një e mitur nga fshati Prilep e cila në prani të punëtores sociale dhe nënës së saj ka raportuar se në periudhën kohore prej vitit 2021 deri dje, babai i saj A.R., disa herë ka kryer akt seksual me të dhe motrën e saj.

Shkup - Çmimi me pakicë i derivatit M-1 NS nga sonte në mesnatë rritet për 1,208 denarë për kilogram, ndërsa çmimet e karburanteve të tjera mbeten të njëjta, ka vendosur sot Komisioni Rregullator i Energjetikës, Shërbimeve të Ujit dhe Shërbime të Menaxhimit me Mbeturina Komunale (KRRE). Me vendim, çmimet me pakicë të derivateve të naftës rriten mesatarisht me 0.52 për qind.

Podgoricë - Kreu i Këshillit evropian, Sharl Mishel, më 2 dhe 3 korrik do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mal të Zi, me ftesë të presidentit të shtetit, Jakov Millatoviq. Siç kumtuan nga Kabineti i kryetarit, Mishel do të pritet nga Millatoviq në rezidencën në Cetinje me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, pas çka do të pasojë biseda mes dy funksionarëve.

Bratisllavë - Aksidenti në Sllovaki mes një treni "Eurositi" dhe një autobusi ku humbën jetën shtatë persona ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një gabim njerëzor, deklaroi ministri i Transportit të Sllovakisë, Jozef Razh, raporton BTA. Rreth 200 persona kanë udhëtuar me trenin "Eurositi" nga kryeqyteti çek Pragë kur treni u përplas me autobusin pranë qytetit sllovak të Nove Zamki, pak pas orës 17:00, policia dhe kompania hekurudhore kombëtare sllovake ZHSSK.

Gjenevë - Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh ende nuk e ka emëruar shefin e ri të Zyrës së KB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare pasi Martin Grifits u largua nga posti për arsye shëndetësore. Grifits është një ish diplomat britanik që ndihmoi në zbatimin e Iniciativës së Detit të Zi për grurin midis Ukrainës dhe Rusisë.

Varshavë - Polonia pothuajse me siguri do të nënshkruajë marrëveshje dypalëshe të sigurisë me Ukrainën përpara samitit të NATO-s në Uashington në korrik, deklaroi sot kryeministri polak Donald Tusk. Përpara samitit të NATO-s në Uashington i cili fillon më 9 korrik, Tusk në Varshavë do të zhvillojë bisedime me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.

Kiev - Presidentja sllovene, Natasha Pirc Musar sot në Kiev u tkaua me kolegun e saj ukrainas, Volodimir Zelenski dhe e vizitoi qytetin e afërt Buça, ku pati masakër të civilëve menjëherë pas fillimit të invazionit rus, lajmëruan mediumet sllovene.

Bruksel - Komisioni evropian sot shpalli rezultatet e konkursit për iniciativën “Universitetet Evropiane” nga programi Erasmus+ për vitin 2024 për mbështetje me nga 14.4 milionë euro për një periudhë katërvjeçare për 64 aleanca të institucioneve të arsimit të lartë, në të cilën përfshihen edhe tre universitete të vendit tonë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. 

Moskë - Rusia lëshoi paralajmërim se forcat e saj do të ndërmarrin "masa për përgjigje të shpejtë" me qëllim që të parandalojnë incidentet potenciale në hapësirën ajrore për shkak të paraqitjeve gjtihnjë e më të shpeshta të droneve amerikane mbi Detin e Zi.

QËNDRONI TË LIDHUR