• e diel, 30 qershor 2024
MIA Flesh

12:00/21 qershor/2024

Shkup - Ambasadorja amerikane  Angela Ageler e mirëpret paralajmërimin  e liderit të VMRO-DPMNE-së dhe mandatar i qeverisë së ardhshme, Hristijan Mickoski se gjatë betimit si kryeministër i ardhshëm dhe paraqitjet jashtë vendit do ta përdorë emri kushtetues të shtetit. Në një intervistë për "360 gradë", Ageleri shfaq shpresë se shembullin e tij do ta ndjekin   edhe të gjithë ministrat.  

Shkup - Për shkak të festës fetare, Ditës së shpurtrave, sot dhe nesër transporti publik do të qarkullojë sipas itinerarit të së dielës, me përjashtim të linjave 11, 11A, 18A, 32, 47A, 51, 55, 55В, 56, 56А, 70, 74, 81, 118, 160, 164 dhe 180, të cilët do të qarkullojnë sipas itinerarit të së shtunës. Nga Ndërmarrja publike e qarkullimit informojnë se sot prej orës 7:00 deri në orën 14:00 kujdestare do të jenë pikat shitëse të biletave në Gjorçe Petrov dhe tek Qendra e transportit, ndërsa nesër rregullisht do të punojnë të gjitha pikat shitëse dhe qendrat për personalizim.

Shkup - Sot dhe nesër me rasin e festës së Shpirtrave, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerrë masa për regjim të posaçëm në trafik. "Nga ora 06:00 trafiku në drejtim të Varrezave të Qytetit Butel do të zhvillohet në një drejtim (në rreth), përkatësisht, të gjitha automjetet do të drejtohen nëpër rr. “E Butelit”, majtas nëpër rr. “Aleksandar Urdarevski”, majtas nëpër rr. “Boca Ivanova” dhe djathtas deri në hyrje në varrezat Butel, kurse për dalje nga varrezat, djathtas nëpër rr. “Boca Ivanova”, deri te rrethrrotullimi në rr. “E Butelit”, pastaj majtas nëpër rr. “E Butelit” dhe djathtas nëpër rr. “Kemal Sejfulla”, njoftojnë nga MBP-ja.

Shkup - Ndihma e shpejtë mjekësore në Shkup e evidentoi rastin e parë të kafshimit nga gjarpri. Nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK) rregullisht informojnë për paraqitje për gjarpërinj në vende të banuara, ndërsa kompetentë bëjnë thirrje për kujdes gjatë verës, me qëllim që qytetarët të mbrohen nga zvarranikët. Mjeku Dragan Panov nga Ndihma e shpejtë mjekësore në Shkup, në deklaratë prë MIA-n zbulon se të martën kanë pasur rast të paraqitur për kafshim nga gjarpri, BËhet fjalë për një burrë rreth 50-vjeç i cili kishte qëndruar në Idrizovë.

Shkup - Me koncert të pianistit dhe kompozitorit kroat, Zvjezdan Ruzhiq në Kurshumli han, sonte do të jetë hapja jubilare e edicionit të 45-të të festivalit "Vera e Shkupit". Zvjezdan në Shkup do të paraqitet me projektin "Pianotron" i cili është kombinim i pianos, melotronit dhe pedaleve që ai i luan me këmbë. Zvjezdan ka bashkëpunuar me "2Cellos", "Harlem Gospel Choir", Josipa Lisac, masimo Saviq, Neli Andreeva, Lluka Paljetka.

Shkup - Shërbimi i shpëtimit malor dje nga rrethina e fshatit Helshan ka nxjerrë një turist holandez me këmbë të thyer dhe më pas i është dorëzuar ekipit të Ndihmës së Shpejtë nga Ohri. "Shërbimi i shpëtimit malor nga ora 13:40 deri në ora 15:00   ka kryer operacion shpëtimi në territorin e Komunës së Ohrit. Është realizuar shpëtimi i një turisti holandez të lënduar nga rrethina e fshatit Hlshan, i cili kishte thyer këmbën dhe i është dorëzuar ekipit të Ndihës së Shpejtë nga Ohri", njoftoi sot Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Shkup - Këshilli Drejtues i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë (SHSHM) hapi konkursin tradicional për çmimet "Stale Popov" për vepër në prozë, "Aco Shopov" për përmbledhje me poezi, "Vanço Nikoleski" për libër për fëmijë dhe të rinj, "Dimitar Mitrev" për kritikën e librit dhe shkrimin e esesë dhe "Most" për një libër të shkruar në një nga gjuhët e kombësive. "Për shkak të mungesës së kushteve objektive, Shoqata në fillim të këtij viti nuk i ka ndarë pesë çmimet që tradicionalisht i ka dhënë çdo vit që nga themelimi në vitin 1947", thuhet në njoftim.

Shkup - Në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Dojran, Mexhitlia dhe Tabanoc ka rritje të frekuencës për dalje nga vendi, pritja është rreth 30-45 minuta, informojnë nga LAMM-i. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata   për hyrje dhe dalje nga shteti. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet  pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata.

Shkup - Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të vogla lokale dhe shumë i nxehtë, me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 34 deri 40 gradë. UV indeksi do të jetë 9. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të vogla dhe me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri 19, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 40 gradë.

Stamboll - Pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra janë lënduar, dhjetë prej tyre në gjendje të rëndë, pasi zjarret në pyje kanë përfshirë disa fshatra në juglindje të Turqisë gjatë natës, deklaroi sot ministri turk i Shëndetësisë. "Pesë persona humbën jetën, ndërsa 44 janë lënduar, dhjetë prej tyre në gjendje të rëndë", kur një zjarr përfshiu dy zona pranë qytetit juglindor të Mardinit, ka shkruar ministri i Shëndetësisë Fahretin Koxha në Iks, ish-Tuiter.

Nairobi - Së paku 200 njerëz janë lënduar, një person e humbi jetën, ndërsa mbi 100 u arrestuan në mbarë Keninë, në protestat nacionale kundër planeve të qeverisë për të mbledhur 2,7 miliardë dollarë tatime shtesë, kumtoi Aleanca e grupeve për të drejta. Policia prëdori gaz lotsjellës dhe topa me ujë për t'i shpërndarë demonstruesit në kryeqytetin Nairobi, thuhet në deklaratën e përbashkët për shtpy tël pesë grupeve për të drejta të njeriut, përfshirë edhe Amnesti Interneshënëll dhe Shoqatën mjekësore të Kenisë.

Uashington - Ukraina mund të përdorë armë të dorëzuara nga SHBA-ja për të qëlluar ndaj forcave ruse që sulmojnë ushtarët ukrainas kudo përtej kufirit me Rusinë, jo vetëm në territorin rus afër rajonit ukrainas të Harkovit, bëri të ditur Pentagoni. Muajin e kaluar, presidenti JXhozef Bajdeni i dha dritë të gjelbër  Kievit  që të përdorë ërdorur armë të furnizuara nga SHBA kundër caqeve ushtarake në Rusi. Megjithatë, zyrtarët thanë në atë kohë se vendimi i Bajdenit ka të bëjë vetëm vetëm në caqe në Rusi pranë kufirit me rajonin Harkovit të Ukrainës në lindje.

Uashington -  SHBA-ja dhe Kina i kanë mbajtur negociatat e para joformale për armët bërthamore në pesë vitet e fundit,  me ç'rast përfaqësuesit e Pekinit   u thanë homologëve të tyre amerikanë se nuk do të përdorin kërcënime bërthamore mbi Tajvanin, deklaruan për  mediat perëndimore sot dy delegatë amerikanë që morën pjesë në takim. Përfaqësuesit kinezë kanë ofruar garanci se janë "të aftë të mbizotërojnë në një betejë konvencionale mbi Tajvanin pa përdorimin e armëve bërthamore", tha Dejvid Santoro, një organizator i bisedimeve.

Uashington - Sekretari Amerikan i Shtetit, Entoni Blinkeni i informoi përfaqësuesit  izraelitë gjatë takimit të djeshëm se është e nevojshme të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm në Liban në mes të konfliktit në Rripin e Gazës, njoftoi Departamenti i Shtetit. Blinkeni u takua me këshilltarin izraelit për sigurinë kombëtare Caçi Hanegbi dhe Ron Dermer, ministrin e Çështjeve Strategjike të Izraelit.

Atlanta - Lionel Mesi shënoi një tjetër arritje në karrierën e tij të jashtëzakonshme, duke thyer rekordin për më shumë paraqitje në Kupën e Amerikës, duke marrë pjesë në turne për të 35-tën herë. Mbrojtësi i titullit të Argjentinës e nisi edicionin e sivjetmë të kompeticionit me një fitore 2-0 ndaj Kanadasë në ndeshjen e parë të grupit A. Tridhjetë e gjashtë vjeçari Mesi debutoi për Kupën e Amerikës në vitin 2007 në moshën 20-vjeçare, ndërsa në vitin 2021 triumfoi me titull. Ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave dhe lojtari më i madh i Argjentinës për kombëtaren.

 

QËNDRONI TË LIDHUR