• e martë, 25 qershor 2024
MIA FLESH

12:00 / 24 qershor / 2024

Shkup - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve - 20 qershori. Fjalime të hapjes me këtë rast, siç bëri të ditur shërbimi për informim i Kuvendit, do të kenë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ambasador i BE-së Dejvid Gir, koordinatorja e përhershme e OKB-së në Maqedoninë e Veriut, Rosana Duxhak, përfaqësuesi i UNHCR-së në shtet, Gabriel Gualano de Godoj, si dhe deputetja Sonja Mirakovska.

Shkup - Në solemnitet para Ministrisë së Mbrojtjes, ministri i sapozgjedhur i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot e ka ndërmarrë funksionin nga zëvendës ministri i deritanishëm, Tiron Jajaga. Ai premtoi se do të angazhohet me përkushtim në resorin dhe se MM dhe Armata do të jenë pasqyrë e shtetit, pasi, siç tha, si vend anëtar i NATO-s, Armata është ambasadori më i madh i vendit.

Shkup - MPB-ja informon se nënpunës policor të Seksionit për tregti të palejuar me drogë dhe armë nga SPB Tetovë dje e kanë privuar nga liria tetovarin L.R. (23), për shkak të posedimit të marihuanës.

Shkup - Kryetari i sapozgjedhur i Qeverisë, Hristijan Mickoski e ka marrë postin e kryeministrit nga ish kryetari i Qeverisë, Talat Xhaferi. Në pranim-dorëzimin në Qeveri, Mickoski dhe Xhaferi patën një takim të shkurtër, pa deklarata për mediat.

Shkup - Igor Fillkov e mori detyrën e ministrit të Drejtësisë, informojnë nga Ministria e Drejtësisë. Ministri, siç thuhet në kumtesën, ka paralajmëruar se gjatë mandatit të tij do të ndërmarrë reforma në sferën e drejtësisë dhe forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, depolitizimin e gjyqësorit dhe prokurorisë, rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor dhe sundimin e ligjit.

Shkup - NP Higjiena Komunale - Shkup sot në mëngjes kryen aktivitete të përforcuara për pastrim pas reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Shkupit gjatë natës së mbrëmshme.Në koordinim me Qytetin e Shkupit, ekipet e Ndërrmarjes realizojnë aktivitete për pastrimin e sipërfaqeve publike dhe të komunikacionit, me qëllim që të mundësohet kalueshmëria e lëvizjes së këmbësorëve dhe rrjedha e sigurt e komunikacionit.

Shkup - Më së shumti shi gjatë 24 orëve të kaluara në vend ka rënë në Tetovë, 53 litra për metër katror, ​​pas së cilës vijojnë Kodra e Diellit me 29 litra, Shkup-Zajçev Rid dhe Kriva Pallanka me 28, Shkup-Petrovec me 15, Hanet e Mavrovës me nëntë litra, Kumanovë, Demir Kapi dhe Pozharanë me dy, Kavadar me një, tregojnë matjet e Drejtorisë për Çështje Hidrometeorologjike (DPHM).

Shkup - Që nga fillimi i luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, bashkësia ndërkombëtare ka paralajmëruar për zgjerimin e konfliktit në gjithë rajonin dhe përfshirjen e Iranit më hapur se sa gjatë konflikteve ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut në vitin 1996 dhe 2006.Irani në prill dërgoi një mesazh me të cilin drejtëpërdrejtë e sulmoi Izraelin nga territori i tij, diçka që u konsiderua e paimagjinueshme për dekada.

Shkup - Në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës po sanohen dëmet nga stuhia e djeshme e shoqëruar me erë, shi dhe breshër. Janë raportuar dëme për shtëpi të vërshuara, bodrume, garazhe, rrugë, dru të rënë, automobilë të dëmtuar, fasada...

Athinë - Në aksionin e shërbimit bregdetar të Greqisë në pjesën e detit midis dy ishujve grekë, Amorgos dhe Astipalea, gjatë natës janë shpëtuar 77 refugjatë dhe emigrantë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë - "Maqedonia e Veriut: Qeveria e re ka dhënë betimin me emrin kushtetues, pasi e mori besimin nga Kuvendi"; Mickoski: E karakterizoi "të turpshëm" termin "Veriore" në emrin kushtetues të vendit të tij"; Maqedonia e Veriut: Votohet besimi nga Kuvendi për Qeverinë e re të Mickoskit; "Qeveria e Mickoskit mori besimin - Betimi me emrin kushtetues të vendit", janë pjesë e titujve të teksteve në mediumet greke për votimin e mbrëmshëm të Qeverisë së re tek ne, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Bruksel - Liderët shtetërorë dhe politikë të Maqedonisë së Veriut kanë zgjedhur të mos e përdorin emrin kushtetues të vendit në vend, gjë që paraqet shkelje flagrante të Marrëvehsjes së Prespës. deklaroi sot në Luksemburg, shefi i diplomacisë greke, Jorgos Gerapetritis para fillimit të mbledhjes së Këshillit për punë të jashtme të BE-së (FAK).

Bruksel – Në tryezën e takimit të sotëm të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili do të jetë i gjatë, intensiv dhe i vështirë, si gjithmonë e para do të jetë Ukraina, pastaj situata në Gazë dhe në Lindjen e Afëtz, si dhe zhvillimet në Gjeorgji, paralajmëroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel para fillimit të takimit të mbajtur në Luksemburg.

Luksemburg - Këshilli i Punëve të Jashtme të BE-së në takimin e sotëm në Luksemburg miratoi sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Sanksione të reja janë të synuara në sfera me vlerë të lartë për ekonominë ruse, siç janë energjia, financat dhe tregtia, dhe kanë për qëllim ta rëndojnë anashkalimin e sanksioneve të BE-së.

Luksemburg - Pas konferencës paqësore në Zvicër për Ukrainën, ku ishte hapur rruga diplomatike, e pamë përgjigjen e (presidentit rus Vladimir) Putin me vizita në Korenë e Veriut dhe kudo ku mund të marrë armë, dukshëm po bëhet gati për luftë të gjatë, deklaroi sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel para fillimit të takimit të sotëm të ministrave evropianë të punëve të jashtme në Luksemburg.

Seul - Të paktën 20 persona humbën jetën pas sot shpërtheu një zjarr në një fabrikë për bateri litiumi në afërsi të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul. Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një fabrikë të vendosur në Hvaseong, në jug të Seulit. Gjatë zjarrit në fabrikë ndodheshin 67 punëtorë.

Uashington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia dhe Koreja e Jugut në një deklaratë të përbashkët e kanë dënuar thellimin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Koresë së Veriut dhe Rusisë. Në deklaratë theksohet se bashkëpunimi i thelluar ushtarak midis Koresë së Veriut e "vazhdon vuajtjen e popullit ukrainas, shkel rezoluta të shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe kërcënon stabilitetin e Azisë Verilindore dhe Evropës".

 

QËNDRONI TË LIDHUR