• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 22 qershor/ 2024

Shkup - Kuvendi sot në ora 11:00 filloi seancën për zgjedhjen e qeverisë së re, të propozuar nga mandatari dhe lider i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski. Pas dorëzimit të propozimit për përbërjen e qeverisë dhe programit për punën e saj më 18 qershor, Mickoski tha se pret që debati për zgjedhjen e qeverisë të përfundojë të dielën deri në mesnatë, ndërsa nga e hëna të fillojë me punë. Anëtarët e propozuar të qeverisë, siç tha ai, janë të motivuar që menjëherë të arrijnë rezultate, të investojnë masivisht kapacitetet e tyre, sepse qytetarët kanë pritshmëri të mëdha. Ai bëri të ditur se do të bëjë një luftë pa kompromis kundër krimit dhe nuk do të ketë tolerancë ndaj askujt, pavarësisht se nga cila parti politike vjen keqpërdorimi. Ai gjithashtu theksoi se të rinjtë do të jenë në fokus të punës së Qeverisë së re.

Shkup - Në Kuvend filloi seanca plenare për zgjedhjen e qeverisë së propozuar nga mandatari dhe lider i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Mickoski pritet të sqarojë programin dhe propozimin për përbërjen e qeverisë, pas së cilës duhet të fillojë debati për propozimin.

Shkup - Hristijan Mickoski do të jetë kryeministri i 13-të dhe do të udhëheqë qeverinë e 20-të që nga shpallja e pavarësisë së vendit. Qeveria e re e propozuar nga Mickoski do të ketë 24 anëtarë. Përveç kryeministrit do të jenë edhe 23 zëvendëskryeministra dhe ministra të tjerë, 20 prej të cilëve kanë portofol.

Shkup  - Ringjallje ekonomike, rritje të pensioneve dhe pagave, investime në arsim, shëndetësi dhe kulturë, luftë kundër korrupsionit, përgjegjësi për çdo krim dhe reforma të formonizuara me standardet evropiane, paralajmëroi mandatari dhe kryeministër  i qeverisë së re Hristijan Mickoski nga VMRO-DPMNE. Në seancën e sotme parlamentare në të cilën zgjidhet qeveria e ardhshme, Mickoski tashmë ka paralajmëruar investim prej 400 milionë euro, ndërsa më pas edhe ulje të taksave dhe rritje të pensioneve. 

Shkup - Kthim të besimit në institucione, eliminim të korrupsionit dhe krimit, si dhe ringjallje ekonomike, paralajmëron mandatari i Qeverisë së ardhshme, Hristijan Mickoski, i cili sot nga foltorja e Kuvendit tha se është koha që atdheu të bëjë më shumë për çdo qytetar. Në fjalimin e tij, Mickoski të martën paralajmëroi një investim të ri prej më shumë se 400 milionë eurosh, uljen e taksave dhe rritjen e pensioneve dhe pagave, luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit, ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët tanë dhe ruajtjen e marrëdhënieve ndëretnike.

Shkup - Nuk mund të parashikohet se qeveria e re e udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të realizojë gjithçka që premton dhe parashikon, vlerëson opozita pas fjalimit të sotëm të mandatarit Hristijan Mickoski. "Shumë nga premtimet që u janë bërë qytetarëve, shumë nga çështjet që kanë qenë të hapura dhe për të cilat keni arritur të merrni mbështetjen e qytetarëve në mënyrë manipulative, sot nuk i kemi në Programin e Punës së Qeverisë. Prioriteti i parë bazë që ju thoni se ne të gjithë duhet të jemi pjesë e procesit dhe se askush nga ne, apo si individ, nuk duhet të ketë të drejtë ekskluzive në lidhje me prioritetet tona strategjike, por duhet të punojmë së bashku, dhe kjo është anëtarësimi ynë në BE, është një koncept krejtësisht i ndryshëm nga ai që ju mbrojtët gjatë opozitës në tetë vitet e fundit dhe në kohën para zgjedhjeve, dhe kjo i referohet respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes me Bullgarinë, Kornizës Negociatore për Anëtarësimi në BE, tha koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së", Oliver Spasovski.

Shkup - Në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë zjarre në ambient të hapur dhe disa intervenime më të vogla. Zjarri është ende aktiv në zonën afër fshatit Cer të Kërçovës, i cili disa ditë është me intensitet të ndryshëm. Qendra për Menaxhimin e Krizave bën të ditur se  për sot është planifikuar ndërrmarja publike "Pyjet Nacionale" filiali "Lopushnik" dhe popullata vendase të ndërhyjnë së bashku me mbështetjen ajrore të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Shkup - Autobusët e NQP-së "Shkup" sot, për shkak të festës fetare Rrëshaja do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës, me përjashtim të linjave 11, 11A, 18A, 32, 47A, 51, 55, 55B, 56, 56A, 70, 74, 81, 118, 160, 164 dhe 180, të cilat do të qarkullojnë sipas itinerarit të së shtunës. Sipas NQP-së, sot të gjitha pikat për shitjen e biletave dhe qendrat për personalizim do të kenë orar pune të rregullt, ndërsa teleferiku në Vodno do të punojë nga ora 10 deri në 20.

Shkup - Në pjesën qendrore të qytetit të Shkupit, sot nga ora 15:00, do të ketë regjim të posaçëm të trafikut për shkak të "Paradës së krenarisë". "Sot në ora 17:00 do të mbahet ngjarja "Parada e Krenarisë" në pjesën qendrore të qytetit të Shkupit. Për këtë arsye, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup, duke filluar nga ora 15:00 do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm në trafik në pjesën qendrore të qytetit", kumtoi MPB.

Kiev - Forcat e armatosura ruse gjatë natës kanë kryer një sulm të ri masiv ndaj infrastrukturës energjetike në Ukrainën perëndimore dhe jugore, njoftoi Ministria ukrainase për Energjetikë. Objektet e Ukrenergo (operatori ukrainas) u dëmtuan në rajonet e Lavovit në perëndim dhe Zaporozhjes në jug, ku dy punëtorë u plagosën dhe u shtruan në spital, shtoi Ministria.

Shkup - Sinoptikët për nesër pasdite dhe gjatë javës së ardhshme paralajmërojnë shfaqje të shpeshtë të reshjeve të rrëmbyeshme dhe bubullimave. Proceset lokale do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe breshër. "Do të vazhdojë të mbajë mot i ngrohtë, por me ulje graduale të temperaturës ditore", thonë sinoptikët.

Athinë - Për përdorimin e emrit Maqedoni dhe atë siç shkruajnë "tri herë", mediat greke e vendosin theksin në theksin në tekstet për fjalimin në Kuvend të madatarit për Qeverinë e re Hristijan Mickoski, ndërsa një pjesë e portaleve informative komentojnë se bëhet fjalë për "provokim të ri",    raporton korrespondentja e  MIA-s nga Athina.

Brizh - Asnjëherë nuk ka pasur kohë më të vështirë për të luftuar për Evropën, por edhe asnjëherë nuk ka pasur kohë më të rëndësishme për të luftuar për Evropën, tha mbrëmë presidenti gjerman Frank Ualter Shtajnmaer. Në një fjalim para studentëve në Kolegjin e Evropës, një institucion elitar që trajnon gjeneratën e ardhshme të zyrtarëve në institucionet e BE-së në qytetin belg Brizh, ai tha se gjenerata e ardhshme e zyrtarëve të BE-së duhet të mbrojë lirinë dhe demokracinë, idealet e Bashkimit Evropian, raportoi uebfaqja e presidencës gjermane.

 Bruksel - Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) e Gjermanisë bëri të ditur se ka hequr dorë nga ideja që të kërkojë rianëtarësim në  në drupin Identitet dhe Demokraci (ID) të udhëhequr nga Asambleja Kombëtare Franceze e (RN) të Marine Le Penit dhe në vend të kësaj do të fokusohet në krijimin e grupit të vet parlamentar në Parlamentin Evropian.

Uashington - Autoritetet amerikane i kanë njoftuar diplomatët rusë në Amerikë se filialet e qendrave për viza në Uashington dhe Nju -Jork janë duke u mbyllur, por mbështetja konsullore do të vazhdojë edhe përkundër ngarkesës së shtuar të punës, tha para gazetarëve ambasadori në SHBA, Anatolij Antonov.  "Ne po sulmohemi çdo ditë dhe sot një orë më parë amerikanët na dërguan një njoftim se qendrat e vizave po mbyllen dhe se tani barra shtesë bie mbi supet e diplomatëve dhe konsujve rusë", tha një diplomat rus pas ceremonisë për shënimin e përvjetorit të fillimit të Luftës së Madhe Patriotike.

Toronto - Një person humbi jetën, ndërsa tre u plagosën dhe u dërguan në spital pas të shtënave në një shtëpi private në qytetin Von në Kanadanë juglindore. Policia në rajonin e Jorkut në provincën kanadeze Ontario njoftoi se incidenti ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit në një shtëpi në zonën midis Mejxhor Mekenzi Drajv dhe Veston Roud në lagjen Vudbrixh të Von, raporton shërbimi publik kanadez CTV.

Gazë - Së paku 25 persona janë vrarë mbrëmë dhe 50 janë plagosur nga bombardimet izraelite ndaj tendave për palestinezët e zhvendosur në veri të qytetit Rafah, njoftoi Ministria e Shëndetësisë dhe punonjësit e Emergjencave të Gazës. Ky është sulmi i fundit vdekjeprurës ndaj enklavës së vogël palestineze ku qindra mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga konflikti midis Izraelit dhe Hamasit.

Gazë - Të paktën 42 persona janë vrarë në sulmet izraelite në vendbanimet Al-Tufa dhe Al-Shati në veri të Rripit të Gazës, tha sot Ismail Al-Tavabta, drejtor i zyrës qeveritare për media, të drejtuar nga Hamasi. Al-Xhezira, duke cituar të njëjtin burim, raporton se 24 palestinezë u vranë në një sulm në shtatë shtëpi në Al Shati, ndërsa 18 palestinezë u vranë në vendbanimin Al Tufa.

Shkup - Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Pasdite vranësira do të rritet. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 15 deri në 23 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 33 deri në 40 gradë. UV=9 Në Shkup mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 21 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 40 gradë.

QËNDRONI TË LIDHUR