18:00 / 21 qershor / 2024
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe “Miqve të Ballkanit Perëndimor” në procesin e zgjerimit të BE-së, i cili u mbajt në Vjenë dhe Vahau, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksander Shallenberg.
Shkup - Liderët e Koalicionit "VLEN" sot para seancës parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re, në tribunë e prezantuan Platformën e Patriotizmit si dituri, profesionalizëm dhe përgjegjësi sipas së cilës ministrat e tyre, zëvendësministrat dhe drejtuesit e institucioneve do të drejtohen në katër vitet e ardhshme si pjesë e qeverisë së re.
Shkup - Vala e të nxehtit që përfshiu vendin ndikon negativisht në bujqësi. Toka thahet shpejt dhe humbet më shumë lagështi dhe kjo është arsyeja pse ujitja është e nevojshme, veçanërisht në kulturat industriale.
Shkup - Dyzet e një vjeçari S.K., banor në fshatin Draçevicë të Komunës së Studeniçanit, dje është thirrur në polici për intervistim zyrtar për kërcënimin e fqinjit të tij me pistoletë gazi nga e cila ka qëlluar disa plumba në ajër. "Me datë 20.06.2024 në ora 14:45 në departamentin e policisë Shutp Orizare është zhvilluar intervistë zyrtare me S.K (41) nga fshati Draçevicë, komuna Studeniçan. Ai dyshohet se më 18.06.2024, pas një debati të mëparshëm, ka kërcënuar fqinjin e tij F.M (43) nga Shkupi dhe ka qëlluar disa plumba në ajër nga një pistoletë me gaz, kumtoi MPB-ja.
Shkup - Sot në mëngjes, në ora 01:15, një tridhjetë e tre vjeçar nga Shkupi ka raportuar në SPB Shkup se një ditë më parë nga numri i telefonit i një personi që e njihte i janë dërguar mesazhe kërcënuese dhe i kanë kërkuar 80 mijë euro.
Shkup - Në autostradën Gradsko-Veles afër "Dadi Petrol", pasditen e sotme në orën 16 ka ndodhur një aksident trafiku ku është përmbysur një cisternë, njofton LAMM. Për shkak të aksidentit, komunikacioni është rikahëzuar dhe do të zhvillohet në rrugën e vjetër, theksojnë nga LAMM.
Prishtinë - Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane të Kosovës, Besnik Bislimi është takuar me ndihmës sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, Miroslav Jença të cilin e ka informuar për gjendjen në vend dhe rajon dhe për progresin e dialogut me Serbinë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Tiranë - Pa energji elektrike prej paradite është Tirana dhe më shumë qytete në Shqipëri, si Korça, Elbasani, Shkodra, Durrësi, Pogradeci, Lezha dhe Kukësi. "Mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike në një ditë të nxehtë kur temperaturat arritën 41 gradë Celsius dhe sot është një nga ditët më të nxehta. Mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar kaos në komunikacion për shkak të mosfunksionimit të semaforëve", publikojnë mediat.
Tiranë - Njëzet e tre vjeçari me iniciale D.G nga Kosova, është arrestuar nga policia kufitare në aeroportin e Tiranës, përderisa po tentonte të largohej jashtë vendit. "Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në çantën e tij u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, një pistoletë me municion luftarak. Shtetasi i Kosovës kishte ndërmend të udhëtojë drejt Italisë", theksohet në kumtesën e policisë.
Zagreb - Furnizimi me energji elektrike, pa të cilin më herët sot mbeti e tërë Dalmacia, gradualisht filloi të funksionojë, raportojnë mediat kroate. Më së voni deri në orën 15:30 i gjithë territori i Dallmacisë duhet të bëhet me rrymë, transmetoi Hina.
Zagreb - Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike në disa pjesë të Republikës së Kroacisë ka shkaktuar ndërprerje ndërkombëtare që ka prekur disa vende, thuhet në deklaratën e Elektroindustrisë kroate (HEP).
Athinë - Rruga e Ballkanit Perëndimor është një rrugë njëkahëshe për në Evropë dhe ne do të vazhdojmë ta mbrojmë këtë, theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis, në një deklaratë për televizionin grek "ERT" pas pjesëmarrjes së tij në takimin ministror në Austri për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Paris - Dhjetë ditë para rrethit të parë të zgjedhjeve parlamentare në Francë, që do të mbahen më 30 qershor dhe 7 korrik, kandidati për deputet i partisë së djathtë të "Asamblesë Kombëtare", Erve Brej (68), u sulmua dje teksa shpërndante fletushka në një treg në departamentin lindor të Lloara, raportojnë mediat franceze
Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot e emëroi Aleksej Morozovin për shef të Drejtorisë për Siguri shtetërore (SDA). Dekreti përkatës është publikuar në ueb faqen e presidentit, transmeton Ukrinform. "Oleksej Volodimiroviç Morozov është emëruar në pozicionin e shefit të Administratës për Siguri Shtetërore të Ukrainës", thuhet në dokument.
Pekin - Të paktën 47 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e dendur në Kinën jugore. Përmbytjet kanë goditur provincën Guangdong, ndërsa autoritetet sot po paralajmërojnë përmbytje të reja në pjesë të tjera të vendit. Në qarkun Pingjuan, ka dëme të mëdha materiale, publikoi CCTV.
Minsk - Bjellorusia ka filluar manovra të mëdha ushtarake në dy rajonet e saj jugore - Brestka, e cila kufizohet me Poloninë dhe Ukrainën, dhe Gomelska, e cila kufizohet me Rusinë dhe Ukrainën, njoftoi DPA. Ministria e Mbrojtjes në Minsk nuk dha informacion mbi numrin e trupave dhe pajisjeve të mobilizuara, por kumtoi se janë të përfshira njësitë e komandës operacionale, forcat speciale, trupat raketore, artileria, aviacioni dhe mbrojtja ajrore.
Altavilla Visentina - Legjenda e futbollit Roberto Baxho i ka qetësuar të gjithë tifozët e shqetësuar pasi mbrëmë u sulmua në shtëpinë e tij nga grabitës të armatosur. Ai u godit në kokë dhe më pas u mbyll me familjen e tij, përderisa grabitësit plaçkitën pronën. Pas eksperiencës, ish-futbollisti shkoi në një spital aty pranë për kontroll dhe “fitoi” disa qepje në kokë.