• e diel, 22 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00/24 qershor/2024/

Shkup - Presidentja Gordan Siljanovska Davkova sot i priti kryeministrin Hristian Mickoski dhe anëtarët e Qeverisë së sapozgjedhur, me ç'rast i uroi për zgjedhjen e tyre, duke u dëshiruar punë të suksesshme në përmbushjen e qëllimeve strategjike të shtetit, përparim ekonomik dhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve, kumtoi kabineti i saj.

Shkup - Marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për avancim tl bashkëpunimit në sfera të ndryshme të interesit të ndërsjelltë mes të dy vendeve, ishte temë e takimit të sotëm të presidentes Gordana Siljanovska Davkova me ambasadorin e Republikës së Sllovakisë, Henrik Markush.

Shtip - Kryeministri Hristian Mickoski sot informoi se mbledhja e parë qeveritare do të mbahet nga fundi i javës. Do të sillen, siç tha, disa vendime, prej të cilave shumica formale. Ai njëherit paralajmëroi edhe se do të fillohet me punë në zgjidhjen e re ligjore për rritje lineare të pensioneve.

Shtip - Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski, i cili ditën e parë si kryeministër e filloi nga Shtipi, paralajmëroi se investimi për parkun me erë i cili zyrtarisht do të kumtohet nesër, do të sjellë 100 milionë euro më shumë të ardhura në BPV.

Shtip - Tenderi për Spitalin klinik Shtip është gati dhe do të përfundojë për dy-tre muaj, pas së cilës në vjeshtë do të fillojnë aktivitetet e ndërtimit të vetë spitalit, njoftoi kryeministri Hristian Mickoski. 

Beograd - Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut e udhëhequr nga kryeministri Hristian Mickoski do të jetë fuqishëm e fokusuar në integrimin evropian të vendit, deklaroi sot ministri i ri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Shkup - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në vend Anxhela Ageler sot në profilin e saj në platformën "X" ka uruar zgjedhjen e Qeverisë së re.

Shkup - Gordana Koçoska Dimitrieska sot në mëngjes e mori funksionin ministre e Financave nga ministri i deritanishëm, Fatmir Besimi.

Shkup - Orhan Murtezani e mori detyrën si ministër për Çështje evropiane pas takimit të sotëm në ambientet e ish SÇE-së me ish zëvendëskryeministrin për eurointegrime, Bojan Mariçiq.

Shkup  - Ministri i sapoemëruar për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Izet Mexhiti sot e mori funksionin nga ministrja e deritanishme Kaja Shukova. 

Shkup - Në Ministrinë e Ekonomisë, sot Besar Durmishi e mori funksionin ministër i Ekonomisë dhe Punës.

Shkup - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski sot në ditën e parë të punës nga mandati i tij në takim me të rinjtë nga sektori i TI-së porositi se do të punojë në sigurimin e kushteve për zhvillimin e tyre dhe krijimin e të ardhmes në këtë vend.

Shkup - Kërcënimet ndaj një gjykatësi të Gjykatës kushtetuese të cialt sot i paraqiti kryetari i Gjykatës, Darko Kostadinovski, ishin përmes rrjetit social, ndërsa ato i kishte bërë personi S.I., informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot konfirmoi se mjeku Marjan Shokarovski është kthyer në pozitën e drejtorit mjekësor të Klinikës së kardiokirurgjisë gjatë fundjavës nga ana e zëvendësministres së Shëndetësisë Maja Manoleva vetëm me nënshkrimin e saj dhe se ai e miratoi një vendim të tillë. 

Shtip - Tenderi për Spitalin klinik Shtip është gati dhe do të përfundojë për dy-tre muaj, pas së cilës në vjeshtë do të fillojnë aktivitetet e ndërtimit të vetë spitalit, njoftoi kryeministri Hristian Mickoski. 

Shkup - Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) Stojançe Angellov sot njoftoi se mënyra e kompensimit të qytetarëve që kanë pësuar dëme nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësi të tjera.

Tiranë - Ish-presidenti i Shqipërisë dhe lider aktual i Partisë së lirisë, Ilir Meta e uroi Hristian Mickoskin për funksionin e kryeministrit dhe zgjedhjen e qeverisë duke shprehur bindje të plotë se "do të jetë shembull për inspirim".

Bruksel - Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Zhosep Borel do të jetë nikoqir i takimit të nivelit të lartë si pjesë e dialogut Beograd-Prishtinë të mërkurën, më 26 korrik, ndërsa pjesëmarrjen e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, njofton Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme.

Bruksel- NATO do të vazhdojë të jetë e angazhaur në Ballkanin Perëndimor madje edhe pasi që holandezi Mark Rute së shpejti do ta trashëgojë norvegjezin Jens Stoltenberg në funksionin e sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, sipas ekspertëve për politikë të sigurisë.

Kiev - Presidenti Volodimir Zelenski e ka porositur shefin e gardës kombëtare të Ukrainës që t'i pastrojë radhët e veta nga ata të cilët e diskreditojnë pasi dy anëtarë të gardës janë akuçzuar për atentat për të vrarë eprorët e tyre.

Londër - Më shumë se 20.000 fëmijë palestinezë janë zhdukur në Rripin e Gazës gjatë sulmeve izraelite në enklavë, ndërsa shumica janë të bllokuar nën rrënoja, të varrosur në varre pa shenja ose të humbur nga familjet e tyre, publikoi sot organizata humanitare "Shpëtoni fëmijët" (Save the Children).

Uashington - Shefi i Shtatmadhorisë së armatës amerikane ka paralajmëruar se ofensiva e Izraelit në Liban kundër grupit militant Hezbollah i mbështetur nga Irani do të rrisë rrezikun e një konflikti më të gjerë në të cilin do të përfshihet dhe Irani.

Gazë - Negociatat për pajtim mes organiaztave palestineze Hamas dhe Fatah, mbajtja e të cilave ishte paralajmëruar për qershorin e këtij viti në Kinë janë shtyrë, ndërsa data e re ende nuk është caktuar, konfirmuan sot përfaqësues të atyre fraksioneve palestineze.

QËNDRONI TË LIDHUR