MIA Flesh
- – Prej sot pritet të lirohen mbi 1.000 produkte ushqimore dhe joushqimore pasi në Gazetën Zyrtare janë publikuar vendimet e Qeverisë për kufizimin e marzhave bruto të fitimit dhe për ngrirjen e çmimeve të një pjesë të produkteve. Në vetë fillimin e vendimeve qeveritare, dje reaguan nga Oda e Tregtarëve me Shumicë dhe Pakicë, prej ku shprehën shqetësim dhe kërkuan përsëri takim me kryeministrin Hristian Mickoski dhe me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi që t’i shqyrtojnë pasojat nga këto vendime. Qeveria të martën në mbledhje mori vendime për kufizimin e marzhës bruto të fitimit dhe për konfirmimin e çmimeve më të larta të disa produkteve me çka duhet të përfshihen 102 grupe të produkteve ose të mbi 1.000 produkteve ushqimore dhe joushqimore.
- Post By Fitore Curri
- 08:46, 20 shkurt, 2025

9:00/ 20 shkurt/ 2025
Shkup – Prej sot pritet të lirohen mbi 1.000 produkte ushqimore dhe joushqimore pasi në Gazetën Zyrtare janë publikuar vendimet e Qeverisë për kufizimin e marzhave bruto të fitimit dhe për ngrirjen e çmimeve të një pjesë të produkteve. Në vetë fillimin e vendimeve qeveritare, dje reaguan nga Oda e Tregtarëve me Shumicë dhe Pakicë, prej ku shprehën shqetësim dhe kërkuan përsëri takim me kryeministrin Hristian Mickoski dhe me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi që t’i shqyrtojnë pasojat nga këto vendime. Qeveria të martën në mbledhje mori vendime për kufizimin e marzhës bruto të fitimit dhe për konfirmimin e çmimeve më të larta të disa produkteve me çka duhet të përfshihen 102 grupe të produkteve ose të mbi 1.000 produkteve ushqimore dhe joushqimore.
Shkup - Në Kuvend, sot në orën 13:00, në kuadër të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive duhet të vazhdojë debati publik për nevojën për ndryhsime të rregullativës ligjore me qëllim të prëforcimit të sigurisë në komunikacion. Në mbledhjen e sotme pritet të ceken konkludimet nga debati i mbajtur publik i cili filloi më 7 shkurt. Në debatin publik folën ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, kryetari i Këshillit republikan për siguri, Goran Angellkovski, profesorë nga Fakulteti juridik dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet kompetente. Toshkovski me atë rast tha se fokusi nuk guxon të jetë vetëm në ligje, në ashpërsimin e dënimeve, por në ndërtimin e një sistemi i cili do të mundësojë eliminim konkret të pandëshkueshmërisë. Preventiva është me rëndësi sipas tij, por njejtë me rëndësi është të ketë sistem efikas për evidencë të rrecidivistëve me sanksione të ashpra që me të vërtetë do të zbatohen, në mënyrë që të mos lejohet përsëritja e sjelljeve të njejta të rrezikshme.
Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot do të ketë paraqitje në Eventin përmbyllës të projektit: “Ngritja e kapaciteteve drejt zhvillimit të qëndrueshëm të kapitalit njerëzor në Maqedoninë e Veriut”. Në manifestimin e organizuar nga Shoqata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar - GIZ, fjalim do të kenë edhe ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, Dame Dimitrovski nga Kabineti i kryeministrit, përgjegjës për Fondin e Gjelbër për Klimën, si dhe menaxheri i projektit në Zyrën e GIZ-it në Shkup, Mark Baret.
Shkup - Në amfiteatrin e Institutit për gjuhë maqedonase "Kërste Misirkov" - Shkup, sot do të shënohet Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare. Janë paralajmëruar fjalë përshëndetëse të ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov dhe drejtoreshës së Institutit për gjuhë maqedonase "Kërste Misirkov" - Shkup, prof.dr. Elena Jovanova-Grujovska. Fjalim rasti me temë "Drejt 80 viteve të alfabetit dhe drejtshkrimit maqedonas" do të ketë prof.dr. Dnezhana Petrova-Xhambazova, këshilltare shkencore pranë Institutit për gjuhë maqedonase.
Shkup - Dy banorë, një zjarrfikës dhe një polic kanë mbetur të lënduar nga zjarri që shpërtheu mbrëmë në një ndërtesë në lagjen Kisella Vodë në Shkup, përballë Komunës. Një banesë është djegur plotësisht, ndërsa disa janë kapluar dhe kanë lënë banorët nën qiell të hapur, publikoi në Fejsbuk kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski. "Menjëherë me ekipin tim shkuam në vendin e ngjarjes. Banorët e kësaj ndërtese janë evakuuar dhe për momentin ndodhen në kabinetin tim, të sigurt dhe të ngrohtë dhe këtu do të qëndrojmë bashkë. Së bashku do të gjejmë një zgjidhje për të gjitha këto, nuk do ta lë popullin tim në mëshirë dhe pamëshirë! Dua të falënderoj ekipet e Brigadës zjarrfikëse nga Shkupi dhe MPB-së, të cilët me profesionalizmin e tyre u përballën me detyrën dhe zjarri u lokalizua dhe që është më me rëndësi, nuk pati viktima në njerëz", ka shkruar Gjorgjievski.
Shkup - Në Spitalin e përgjithshëm në Prilep sot do të promovohen pajisje të reja mjekësore. Në këtë ngjarje, siç paralajmërojnë nga Ministria e Shëndetësisë, do të marrin pjesë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe zëvendësministri Jovica Andovski.
Shkup – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Organi për Menaxhim meIPARD, Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Agjencia për Nxitjen e Zhvillimit në Bujqësi fillojnë fushatë për informim të shfrytëzuesve potencialë sa i përket mundësive të cilat i ofron instrumenti për ndihmë para anëtarësimit të Bashkimit Evropian për Zhvillim Rural – Programi IPARD. Në kuadër të fushatës, ndërsa me rastin e thirrjes publike të publikuar nga Agjencia, më 12 shkurt 2025, për masën 1 - Investimet në asete fikse të pronave bujqësore nga Programi IPARD, ditët e informacionit do të mbahen në disa qytete, fshatra dhe vendbanime, ku përfituesit e interesuar ( individët, personat juridikë, kooperativat, personat juridikë kooperativë etj.) do të jetë në gjendje të mësojë për procedurat dhe kushtet për dorëzimin e aplikacioneve për shfrytëzimin e mjeteve nga ky program. Siç informojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, sot ditë informative do të mbahen në komunën Novaci, me fillim prej orës 11:00 në sallën komunale dhe në komunën Mogillë me fillim prej orës 14:00 në sallën e Komunës Mogillë.
Shkup – Moti sot në mëngjes do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore, në disa vende përgjatë Vardarit me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri 0, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 0 deri 8 gradë. Në Shkup sot në mëngjes moti do të jetë kryesisht i vranët, gjatë ditës vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginave përkohësisht erë e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri -3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 6 gradë.
Londër - Kryeministri britanik Kir Starmer javën e ardhshme në Uashington do t'ia prezantojë presidentit amerikan Donald Tramp propozim-planin për sistemimin e rreth 30.000 ushtarëve evropianë në Ukrainë për mbikëqyrje të marrëveshjes eventuale për armëpushim, për të cilën Moska mund të pajtohet, njoftoi Telegrafi britanik. Sipas burimeve perëndimore, të informuara me iniciativën, Starmer do t'i kërkojë Trampit që aeroplanë luftarakë dhe raketa amerikane të jenë në gjendje gatishmërie në Evropën Lindore, në mënyrë që ato të mund të reagojnë në rast të një shkeljeje të marrëveshjes nga ana e Rusisë.
Londër - Kryeministri i Britanisë së Madhe, Kir Starmer në bisedë telefonike me Volodimir Zelenskin e mbështeti presidentin ukrainas, duke cekur se ai është lider i zgjedhur në mënyrë demokratike. Deklarata e Starmerit pasoi pasi që presidenti i SHBA-së, Donald Tramp e quajti Zelenskin diktator. Kryeministri britanik nuk e përmendi Trampin, i cili deklaroi se Zelenski është "diktator i cili sundon pa zgjedhje, por theksoi se "është tërësisht maturi të suspendohen zgjehdjet gjatë luftës, siç bëri Britania e Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore". Mandati i Zelenskit ishte deri në maj të vitit 2024, por zgjedhjet nuk u mbajtën për shkak të luftës në Ukrainë.
Majami – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se bota nuk është larg Luftës së Tretë Botërore, por se presidenca e tij do ta parandalojë atë katastrofë. “Lëviz shpejt që t’i përfundoj luftërat, t’i zgjidh konfliktet dhe të sjellë paqe në botë. Dua paqe. Askush nuk ka interes nga Lufta e Tretë Botërore, ndërsa ju nuk jeni larg saj. Nëse administrata e (ish presidentit Xho) Bajden do të qëndronte edhe një vit, tani do të ishim në luftë”, deklaroi Trampi në samitin “Investim në të ardhmen” në Majami. Ai e falënderoi Arabinë Saudite për organizimin e bisedimeve mes SHBA-së dhe Rusisë, duke i quajtur “hap i madh”.
Uashington - Zëvendëspresidenti amerikan Xhej Di Vens i përforcoi kritikat e tij ndaj Ukrainës dhe e paralajmëroi presidentin Vollodimir Zelenski që të mos kritikojë presidentin e SHBA-së, Donald Tramp. "Ideja se Zelenski do të ndryshojë mendimin e presidentit, duke shpifur në mediat publike…kushdo që e njeh presidentin do t'ju thotë se kjo është mënyrë shumë e keqe për t'u marrë me këtë administratë", deklaroi Vens në intervistë për gazetën britanike "Dejli mejl". Ai theksoi se Zelenski ka marrë "këshilla të këqija" për atë se si të ballafaqohet me administratën e re. "Shihet qartë se e duam popullin ukrainas. E admirojmë trimërinë e ushtarëve, por shihet qartë se mendojmë se kjo luftë duhet të përfundojë shpejtë", tha Vens.
Uashington – Të paktën dy persona humbën jetën në përplasjen e mbrëmshme të dy aeroplanëve të vegjël mbi aeroportin rajonal Marana në shtetin federal amerikan Arizona. Policia e konfirmoi vdekjen e dy personave gjatë përplasjes së dy aeroplanëve, në të cilët ka pasur nga dy persona. Incidenti ka ndodhur kur administrata e Donald Trampit largoi nga puna disa të punësuar në Drejtorinë Federale për Aviacion përgjegjëse për mirëmbajtje të infrastrukturës kyçe për kontroll të fluturimeve.
Shkup - Futbollistët e Real Madridit, PSZH-së, Borusia Dortmundit dhe PSV-së kanë siguruar mbrëmë vend në shortin për një të tetën e finales së Ligës së kampionëve, i cili u caktua për të premten në mesditë. Reali i Madridit, pas fitores si mysafir me rezultatin 3:2, e konfirmoi dominimin ndaj Mançester Sitit, duke e mundur si vendas kampionin anglez me rezultatin 3:1 dhe kështu siguroi kualifikim mes 16 ekipeve më të mira në këtë garë elitare. Në përballjen franceze, PSZH-ja bindshëm e mposhti si vendas Brestin me rezultat 7:0, pasi triumfoi edhe në ndeshjen e parë (3:0). Pjesëmarrjen në Ligën e kampionëve e vazhdon edhe Borusia Dortmundi, pasi mbrëmë kanë luajtur pa gola me Sportingun e Portugalisë dhe e ka ruajtur epërsinë me 3:0, të cilën ekipi gjerman e bëri në Lisbonë.