• e premte, 21 shkurt 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 10 shkurt/ 2025

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani dhe drejtoresha e Institutit për Politika Evropiane (EPI), Simonida Kacarska, sot në Ministrinë për Çështje Evropiane (MÇE) të Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, me çka zyrtarizuan angazhimin e përbashkët të MÇE-së dhe EPI-të për zbatimin të suksesshëm të projektit “Monitorimi i reformave dhe rritjes në BP” (WB Reform and Growth Monitor).

Shkup - Zhvillimi i vrullshëm i industrisë dhe avancimi i vazhdueshëm i teknologjisë, së bashku me përmirësimin dhe modernizimin e kushteve të punës, imponojnë nevojën e rishikimit të listës së punëve që kryhen në kushte të vështira ose në kushte që ulin aftësinë për punë të punëtorit, theksoi ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani duke folur në prezantimin e sotëm të listës së re të profesioneve të rrezikshme/vende të punës për pensionim të parakohshëm në përputhje me nivelin e rrezikut dhe shkallës së propozuar për nivelin e pensionimit, si pjesë e projektit Revizion i listës së profesioneve të rrezikshme të cilat janë cilësuar për pensionim të parakohshëm me stazh të beneficuar të punës. 

Shkup - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski së bashku me zëvendësin e tij Erxhan Selimi, sot, në kuadër të karvanit "Ku zemra është shtëpi" e vizutuan komunën Gjorçe Petrov ku zhvilluan takim me kryetarin Aleksandar Stojkoski dhe anëtarët e Këshillit komunal.  Siç theksoi Perinski, karvani ""Ku zemra është shtëpi" është i një rëndësie të jashtëzakonshme për Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, sepse në kuadër të këtyre takimeve ka mundësi të bisedojë drejtpërdrejt me politikëbërësit lokalë, por, siç tha, edhe të dëgjojë nevojat reale të qytetarëve.

Shkup – Pas më shumë se 13 vjet një vajzë nga Shuto Orizarja e Shkupit pajiset me dokumente, gjegjësisht vjen nga Vërtetimi nga libri amë i të lindurve dhe me këtë bëhet e dukshme për institucionet dhe pandërprerë t’i realizojë të drejtat e saj dhe të regjistrohet në shkollë. Avokati i Popullit Naser Ziberi sot në konferencë për media tregon se ky nuk është rast i izoluar dhe ju bën thirrje institucioneve që të animohen dhe ta zgjidhin problemin për rreth 400 "persona të padukshëm" të cilët kanë kërkuar vërtetim sipas ndryshimeve ligjore në vitin 2021.

Shkup - Ambasadorja amerikane Anxhela Ageler sot deklaroi se SHBA-ja me kujdes është duke i ndjekur ngjarjet në sistemin e drejtësisë, konkretisht propozimin qeveritar për shkarkimin e prokurorit publik të Republikës, Ljupço Kocevski, por edhe interpelancat e parashtruara nga grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM deri në Kuvend për pesë anëtarë të Këshillit Gjyqësor, të cilët janë zgjedhur nga dhoma ligjvënëse dhe theksoi se atë që duan të shohin, është që në të gjitha proceset të respektohet ligji. Ageler sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për të komentuar propozimin e qeverisë për shkarkimin e Kocevskit, shkurt u përgjigj se nuk ka koment, por se po e ndjekin nga afër procesin.

Shkup – Prokuroria Themelore Publike Shkup e pranoi dhe tashmë vepron pas padisë penale të Drejtorisë së Policisë Financiare kundër ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit. Drejtoria e Policisë Financiare e akuzon Bajramin se ka lidhur marrëveshje për marrje me qira të objekteve për nevojat e shoqërisë aksionare, të cilat nuk ishin të përshtatshme dhe nuk i plotësonin kushtet e përcaktuara në thirrjen publike dhe çmimi i qirasë ishte dy herë më i lartë se çmimi real në treg. Nga PTHP Shkup informojnë se duke pasur parasysh se i dyshuari ende është i pakapshëm për organet e rendit dhe kërkohet me urdhërarrest kombëtar dhe ndërkombëtar, do të ndërmerren veprime të tjera për hetim dhe grumbullim të dëshmive. 

Shkup – Uashingtoni nuk jep garanci për rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian, sepse ne nuk jemi anëtare e Unionit, porositi sot në Shkup ambasadorja amerikane Anxhela Ageler.  “Mendoj se për këtë zhvillohen dhe janë zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e lartë të BE-së, por më vjen mirë që kryeministri dhe anëtarët e Kabinetit të tij janë në Uashington. Fakti që ai është disa herë aty pasi e mori pozitën e tij si kryeministër, njëjtë si edhe shumë ministra të tjerë vetëm flet për afërsinë e marrëdhënieve tona dhe në shumë mënyra tregon se ne si SHBA dhe Maqedoni e Veriut mund të bashkëpunojmë. Pres që ai bashkëpunim të fuqizohet”, tha Ageleri në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas pranim-dorëzimit të automjetit operativ mobil të Kryqit të Kuq. 

Shkup - Gjithsej 255 sisteme për filtrim të ajrit me standard mjekësor për mbrojtje nga bakteriet, viruset, alergjenët,... do të sistemohen në kopshte, shkolla, spitale dhe institucione tjera në vend. Sistemet janë nga prodhuesi gjerman me renome MANN & HUMMEL, ndërsa i dhuron kompania vendore EKOTIP SHPKNJP Shkup për të cilën sot ishte nënshkruar Marrëveshje me Qeverinë. Marrëveshjen në vlerë prej një milionë euro, e firmosën sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Igor Janushev dhe menaxhmenti i EKOTIP SHPKNJP Shkup.

Shkup - Në territoret e të gjithë tetë sektorëve të punëve të brendshme edhe gjatë ditës së djeshme, nëpunësit policorë vazhduan me kontrollet intensive të komunikacionit, me ç’rast janë lëshuar gjithsej 814 urdhërpagesa, gjegjësisht janë ndërmarrë masa në bazë të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor (LSKRR) dhe në bazë të Ligjit për automjete (LA). Nga aspekti analitik, njoftuan sot nga MPB-ja, nuk ka ndryshime në pikëpamje të arsyeve të sanksioneve të shqiptuara, përkatësisht numri më i madh i kundërvajtjeve të shqiptuara, 268 kanë të bëjnë me parkimin e parregullt, ndërsa 171 kanë të bëjnë me mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes.

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar mesazh urimi nga presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në mesazhin e tij, njofton Kabineti i presidentes Osmani, presidenti kroat ka shprehur urimet e  përzemërta për presidenten e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke dëshiruar progres dhe mirëqenie për vendin tonë.

Athinë – Kompania “Terna” i filloi punimet preliminare për pjesën greke nga ndërlidhësi për gaz natyror që do të lidh Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, konfirmojnë për korrespondenten e MIA-s nga Athina, burime nga kompania greke.  Të njëjtat burime konfirmojnë shkrimet në mediat greke të specializuara për temat energjetike, si dhe tekstin e sotëm në portalin “Energji mag", sipas të cilit "udhëtimi i gazsjellësit të ri Greqi - Maqedonia e Veriut ka filluar, duke pasur parasysh se "Terna" ka ndezur motorët, duke filluar punët preliminare për pjesën greke të projektit".

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në konferencën e sotme për shtyp deklaroi sot se vendi i tij shpreson për një "pozicion aleat në Evropë, BE dhe SHBA" në, siç e quajti "luftën e padrejtë" kundër Ukrainës, njoftoi Bi-Bi-Si.  "Nuk është e lehtë, por Kievi po punon në të", deklaroi Zelenski duke shtuar se Ukraina po përpiqet të organizojë takime, pa zbuluar detaje rreth pjesëmarrësve. 

 Londër - Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Xhonson, në postimin e sotëm në Iks, i ka bërë thirrje Evropës që të mos "skandalizohet" nga deklaratat e presidentit amerikan Donald Tramp dhe ta ndihmojë atë t'i japë fund luftës në Ukrainë. "Gjithsesi se Ukraina nuk e filloi luftën.Kjo do të ishte si të thuash se SHBA-ja e sulmoi Japoninë në Perl Harbor", ka shkruar Xhonsoni, duke iu referuar deklaratës së Trampit se Ukraina e ka filluar luftën. 

Uashington - Rusia nuk tregon "asnjë shenjë se është e gatshme në lëshime të rëndësishme lidhur me Ukrainën", publikoi sot Instituti amerikan për stufime të luftës (ISW). Ky tink-tank theksojn se edhe pse përfaqësues rus dhe amerikanë janë takuar nël Arabinë Saudite që të bisedojnë për luftën në Ukrainë, qëllimet e presidentit rus, Vladimir Putin mbeten të pandryshuara.

Tel Aviv – Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu e emëroi ministrin për Çështje Strategjike, Ron Dermer që t’i udhëheqë bisedimet nga faza e dytë e armëpushimit në Rripin e Gazës.  Dermer, i cili është bashkëpunëtor i afërt i Netanjahut, para se të jetë ministër ishte ambasador i Izraelit në Uashington. Ai është lindur në SHBA dhe është aktivist i mëparshëm i Partisë republikane amerikane. 

Shkup - Vijon periudhë e motit stabil dhe e ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat kudo do të jenë negative, ndërsa në disa vende do të bien edhe nën -10 gradë.  Siç njoftojnë nga DPHM-ja, gjatë ditës do të mbisundojë mot kryesisht me diell, ndërsa rritje të vogël të vranësirave do të ketë gjatë fundjavës. 

QËNDRONI TË LIDHUR