• e enjte, 20 shkurt 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 18 shkurt/ 2025

Shkup - Presidetja Gordana Siljanovska Davkova ka realizuar takim me Gordana Sofija dhe Hanes Jekël, drejtorë ekzekutivë të kompanisë "Man and Mountain" dhe organizatorët të aksionit ekologjik "GENERALKA WEEKEND". Në takim, siç njoftoi Kabineti i presidentes Siljanovska Davkova, është biseduar për qëllimet dhe aktivitetet e kësaj ngjarje, si dhe për përgatitjet për edicionin e tij të sivjetshë.

Shkup - Kabineti i kryetarit të Kuvendit këtë pasdite njoftoi se pas publikimit të intervistës së djeshme në emisionin 360, në të cilën ka marrë pjesë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në adresën zyrtare elektronike të Kryetarit është marrë i-mejl me përmbajtje kërcënuese. "Kryetari i Kuvendit i dënon ashpër të gjitha format e kërcënimeve dhe presioneve ndaj bartësve të funksioneve publike dhe mbetet i përkushtuar ndaj parimeve të demokracisë dhe sundimit të drejtësisë", theksohet në komunikatën e Kabinetit të Gashit.

Shkup - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në emailin zyrtar mori mesazh elektronik me përmbajtje kërcënuese, konfirmuan nga Kabineti i tij. Kërcënimin që e mori Gashi në postën elektronike është raportuar edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Nga atje për MIA-n informojnë se në Sektorin për Krim Kompjuterik pranë MPB-së ka denoncim për një rast të tillë dhe për të njëjtën veprohet në mënyrë adekuate, pa u theksuar detajet për përmbajtjen e kërcënimit.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot në Muzeun e luftës maqedonase për pavarësi mori pjesë dhe mbajti fjalim me rastin e përvjetorit - 80 vjet nga formimi i Departamentit për Mbrojtjen e Personaliteteve të Caktuara dhe Objekteve në kuadër të Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-së.   Toshkovski theksoi se departamenti i ka rrënjët e veta që nga KAÇKM-ja e Maqedonisë kur me statut është konstituuar në vitin 1945 ndërsa pjesëtarët e departamentit përmes profesionalitetit, vigjilencës, fuqisë dhe palodhshmërisë kujdesen përditë për sigurinë e personaliteteve të caktuara, objekteve si dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të domosdoshme për funksionimin e shoqërisë.  

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti duke folur për përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë në administratën publike tha se derisa nuk sillet ligji për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë, ekziston marrëveshje politike për përfaqësim adekuat të shqiptarëve gjatë punësimeve, kumtoi Lëvizja demokratike. Siç theksoi Mexhiti në potkastin FOL në TV Festa, ngjashëm si në shëndetësi, nëse tani do të ekzistonte mekanizmi për balans, nuk mund të sillen 50 për qind e vendimeve.

Shkup - Qeveria në mbledhjen e sotme mori vendim për kufizimin e marzhës bruto të fitimit (MBF) në tregtinë me shumicë dhe pakicë dhe vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për produkte të veçanta në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Siç informon në konferencën e sotme për media zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës Marjan Risteski, me qëllim që të mbrohet standardi i popullatës përkatësisht të ulen shpenzimet për jetë të shportës konsumatore për ushqim dhe pije dhe te mjetet për higjienë personale, Qeveri mori vendim me të cilin kufizohet marzha në tregtinë me shumicë dhe pakicë të 102 grupeve të prodhimeve ose të mbi 1000 produkteve ushqimore dhe joushqimore.

Shkup - Prokurori kompetent publik nga Prokuroria themelore publike Shtip sot kreu kontroll në Prokurorinë e lartë publike Shkup dhe siguroi dëshmi në procedurën për vepra penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit dhe maltretim në kryerjen e shërbimit inicuar kundër një prokurori publik. "Prokurori publik dhe bashkëpunëtorë profesional nga PTHP Shtip i dokumentuan të dhënat e futura në regjistra dhe mënyrën e futjes së lëndëve. Me atë rast, është bërë edhe krahasimi me dëshmitë e personave të dëmtuar - paraqitës për mënyrën në të cilën theksojnë se është intervenuar gjatë sistemimit të lë[ndëve", kumtuan sot nga Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Në përputhje me detyrimet e Planit të Veprimit me masat afatshkurtra për ajër të pastër për periudhën 10 -14 shkurt 2025, 9 komuna i kanë dërguar Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor raport për aktivitetet e intensifikuara.  Komuna e Manastirit në gjysmën e parë të muajit shkurt ka realizuar mbikqyrje kontrolluese në tri impiante me B - leje për të cilat është kërkuar të merren masa për reduktimin e shkarkimeve në ajër brenda kufijve të lejuar me ligj. U konstatua se në të tre instalimet janë marrë masa me servisimin e dhomave të kaldajave, janë kryer matje kontrolli dhe prej tyre është e qartë se shkarkimet në ajër janë brenda kufijve të lejuar me ligj. Nga QUMSHTORJA SHA MANASTR janë marrë masa për përshtatjen e dhomës së kaldajës dhe lidhjen e saj në një djegës të ri të gazit natyror, për të cilin është ndërtuar një lidhje, me anë të së cilës QUMSHTORJA SHA Manastir gjithashtu është e gatshme të kalojë në gaz natyror sapo të vihet në dispozicion.

Shkup - Drejtori i Fondit për sigurim pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Memov sot pati takim me përfaqësues të misionit të Fondit monetar ndërkombëtar në vend, të kryesuar nga shefi i misionit, Anet Kjobe. Memov theksoi se Fondi vitin e kaluar e ka përfunduar në pajtim m parametrat e paraparë, ndërsa pensionet janë paguar rregullisht. Ai shtoi se janë grumbulluar mjete sipas të gjitha bazave, ndërsa deficiti buxhetor ishte 36.7 për qind dhe është më i vogël, krahasuar me vitet e kaluara.

Shkup - Kryetari i Së Majtës dhe deputeti Dimitar Apasiev sot deklaroi se marrëveshje koalicioni mes VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së është që ligji për mbrojtësit asnjëherë të mos arrijë në rend dite. "Dje ishte mundësia nëse Komisioni kështu si për ne mbikëqyrësja thirri mbledhje urgjente, Mile Lefkov e miratoi atë ose shumica në pushtet atë e miratoi si pikë të rendit të ditës, atëherë do të duhej të interpretohet kush është në të[ vërtetë kompetent tani në mungesë të Ilire Dautit ta thërrasë atë mbledhje. Sipas nesh, ai është spikeri Gashi ose ndonjë deputet të cilin do ta emërojë në pajtim me Rregulloren. Por, shohim se atje proceset janë stopuar dhe mendojmë se kjo është marrëveshje mes koalicionit, që ai ligj asnjëherë të mos arrijë në rend dite", tha Apasiev.

Shkup - Gjykata Kushtetuese në seancë do të debatojë rreth lëndës, në të cilën është kontestuar dispozita nga Rregullorja për punën e Këshillit të prokurorëve publik, ndërsa i përket vlerësimit të stazhit të prokurorëve publik në periudhën e anëtarësimit të tyre në Këshillit e prokurorëve publik (KPP). Në nismën, e cila është propozuar nga prokurorja Lençe Ristoska, është theksuar se mandati i anëtarëve të Këshillit të zgjedhur nga ana e prokurorëve publik hyn në stazhin e vlerësuar pozitiv prokuroro-publik, përveç në raste të parashikuara në nenin 35 të Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik.

Shkup - Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, tha se marrëdhënia mes Gostivarit dhe Sarajevës bazohet në njerëzit dhe vlerat që ata ndajnë dhe se kanë një të ardhme të përbashkët evropiane. Në kuadër të një vizite disaditore në Sarajevë, siç theksihet në kumtesë,  kryetari Limani ka zhvilluar disa takime me bashkatdhetarët tanë atje me qëllim të diskutohet situata dhe marrëdhëniet e tyre me vendlindjen dhe afirmimin e tyre si në vendin ku jetojnë dhe veprojnë poashtu edhe në vendlindje.

Shkup - Shumica në pushtet në Kuvend, me nënshkrim të 61 deputetëve sot i dërgoi kërkesë kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi për mbajtjen e debatit mbikëqyrës me temë "Efektet nga ndotja e ajrit në Shkup dhe në qytetet e tjera, ndaj shëndetit të njerëzve dhe masat që ndërmerren për mbrojtje të shëndetit publik", pasi që dje Komisioni për çështje të rregullores dhe mandatit-imunitetit solli mendim për debatin mbikëqyrës të Komisionit të përhershëm anketues për liritë dhe të drejtat e qytetarit nga i cili ceket se kryetari i tij Dimitar Apasiev, në bazë të Rregullores është dashur të konsultohet me anëtarët e tjerë të këtij trupi kuvendor. Plotësisht në bazë të nenit 62 paragrafi 5 nga Rregullorja bëhet e ditur se kryetari i Kuvendit e cakton trupin amë i cili duhet ta organizojë debatin e këtillë.

Shkup - Konsultimet e rregullta me komunitetin e biznesit janë të rëndësishme për shkëmbimin e mendimeve të ndërsjella, ndërsa me qëllim të suksesit të aktiviteteve që i zbaton Drejtoria Doganore, si dhe arritjet e rezultateve më të mira, theksoi drejtori i Drejtorisë Boban Nikollovski në takimin e sotëm me anëtarët e Trupit Këshilldhënës. Siç njofton Drejtoria doganore, pas riaktivizimit të Trupit Këshilldhënës, në të cilin përveç Drejtorisë Doganore përfshihen Odat Ekonomike, asociacionet dhe shoqatat, sot është mbajtur mbledhja e dytë, në të cilën të pranishmit kanë miratuar Rregulloren e re të Punës, e cila ka për qëllim promovimin e koordinimit të ndërsjellë dhe një qasje sistematike për çështjet e përbashkëta të lidhura me procedurat doganore.

Shkup - Sëmundja akute infektive më e shpeshtë e regjistruar në muajin janar ishte lija e dhenve me gjithsej 543 raste të raportuara. Në krahasim me muajin e kaluar, dhjetor, është regjistruar rënie e numrit të rasteve të raportuara me lijë të dhenve me 47,0 për qind, ndërsa në krahasim me janarin e vitit 2024 është regjistruar rënie për 39,9 për qind, tregojnë të dhënat e raportit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) për lëvizjen e sëmundjeve akute infektive në vend gjatë muajit të kaluar.

Shkup - Në janar të këtij viti janë regjistruar 28 raste të zgjebes nga të cilat 16 në Shkup. Të njejtat nuk ishin të lidhur me njëri-tjetrin, përkatësisht sëmundja nuk është paraqitur në formë epidemike. Të dhënat e Institutit për Shëndet Publik të publikuara sot tregojnë se vitin e kaluar është vërejtur rritje e numrit të personave me zgjebe, përkatësisht janë evidentuar 493 persona për dalllim nga viti 2023 kur kishte 337 persona të sëmurë. Numri më i madh i të sëmurëve vitin e kaluar janë regjistruar në Shkup-182, Kumanovë-108 dhe Gostivar-101.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në Qendrën për trajnim të MPB-së në Idrizovë zyrtarisht e hapi Qendrën Multimediale për trajnim të MPB-së të realizuar në kuadër të projektit "Ndërtimi i sistemit arsimor hibrid në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Maqedoni".  Siç njoftojnë nga MPB-ja, Qendra është rezultat i bashkëpunimit të përbashkët mes misionit të OSBE-së në Shkup dhe MPB-ja paraqet një hap real përpara në modernizimin e trajnimit dhe krijimin e kushteve për përmirësimin e shkathtësive dhe njohurive   të të gjithë pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme përmes integrimit të mjeteve novatore e hibride dhe multimediale për mësim.

Zagreb - Konsumatorët në Kroaci u bënë të vetëdijshëm, filluan të mendojnë se ç'farë duhet të blejnë para se të shkojnë në dyqan, tha këshilltari i platformës "Përshëndetje inspektor", Josip Kelemen. Duke folur për atë se ç'farë është arritur në katër bojkotet të premten, që filluan më 24 janar, Kelemen tha se qytetarët i planifikojnë prokurimet e tyre dhe nuk janë aq impulsiv.

Ankara - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski e shtyu vizitën në Arabinë Saudite, të caktuar për këtë javë, duke e cekur faktin se persona zyrtarë nga vendi i tij nuk ishin ftuar në bisedimet amerikano-ruse në Riad për të negociuar për fundin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Zelenski theksoi se dëshiron të evitojë që vizita e tij të ndërlidhet me bisedimet.

Bruksel - Në momentin e tashëm të fillimit të procesit jashtëzakonisht të rëndësishëm paqësor për Ukrainën, është fakt se nuk është e mundur zgjidhja pa Ukrainën dhe pa Bashkimin Evropian, porositi sot zëvendësi i zëdhënësit kryesor të Komisionit evropian, Stefan de Kersmaker. "Mendoj se është shumë e qartë se cili është vendi i Ukrainës dhe Bashkimit Evropian në këtë proces. Nuk mund të ketë paqe të drejtë dhe të përhershme për Ukrainën pa Ukrainën dhe nuk mund të ketë paqe të drejtë dhe të përhershme për Ukrainën pa BE-në. Kjo është çështje që i përket sigurisë së Ukrianës dhe Bashkimit Evropian dhe me partnerët tanë punojmë drejt arritjes së paqes së drejtë dhe të përhershme", tha De Kersmeker, në përgjigje të pyetjes për qëndrimin e BE-së lidhur me porositë se nuk ka vend për Unionin në tryezën negociuese për prëfundimin e konfliktit në Ukrainë.

Kajro - Qindra civilë, përfshirë edhe foshnja, janë vrarë në sulmet e kohëmëparshme të forcave paraushtarake për mbështetje të shpejtë (RSF) në shtetin sudanez Nili i Bardhë, kumtuan sot autoritetet sudaneze dhe grupet për të drejta të njeriut. Ministria sudaneze e Punëve të Jashtme në kumtesën e cituar nga televizioni shtetëror egjiptian Kahera thekson se grupi paraushtarak ka sulmuar civilë në fshatrat në rajonin Al Gitana në disa ditët e fundit.

Kajro - Presidenti egjiptian Abdel Fatah al Sisi të enjten duhet të udhëtojë në Riad në bisedime për planin arab për Gazën, kumtuan burime të shërbimit egjiptian të sigurisë. Pritet që vendet arabe ta shqyrtojnë planin për rindërtim të Gazës, që mund të jetë përgjigje e propozimit të presidentit amerikan Donald Tramp për rindërtimin e enklavës palestineze nën kontroll të SHBA-së.

 Riad - Këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Majkëll Uollc, deklaroi sot, pas përfundimit të bisedimeve ndërmjet delegacioneve amerikane dhe ruse për Ukrainën, se realiteti praktik është se baza e çdo diskutimi do të jetë debati për territorin dhe garancitë e sigurisë. "Këto janë bazat themelore që do të jenë baza dhe themel i çdo lloj diskutimi. Ky duhet të jetë një fund i përhershëm i luftës, jo një fund i përkohshëm, siç e kemi parë në të kaluarën", tha ai në një konferencë për shtyp të delegacionit amerikan, raporton Gardiani.

Riad - Marrëveshja për përfundimin e luftës në Ukrainë duhet të jetë e pranueshme për të gjitha palët, përfshirë Ukrainën, Rusinë dhe Evropën, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, mark Rubio pas bisedimeve mes delegacioneve të SHBA-së dhe Rusisë në Riad, në të cilat mori pjesë edhe ministri rus i Punëve të jashtme, Sergej Llavrov. Ai saktësoi se askush nuk do të injorohet, ndërsa Bashkimi Evropian do të prëfshihet në negociatat në ndonjë fazë.

 Riad - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio dhe ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrovi kanë rënë dakord sot në takimin në Riad të caktojë ekipe të nivelit të lartë që do të fillojnë të punojnë për zgjidhje të shpejtë të konfliktit ukrainas, njoftoi Departamenti i Shtetit.  "Rubio dhe Lavrovi kanë rënë dakord të caktojnë ekipe të nivelit të lartë të cilat do të fillojnë të punojë sa më shpejtë që është e mundur për të vendosur fundin e luftës në Ukrainë", deklaroi zëdhënësi i Depatamentit të Shtetit, transmeton Rojters. 

 Tel Aviv - Izraeli këtë javë do të fillojë negociatat për fazën e dytë të marrëveshjes për armëpushim, duke përfshirë shkëmbimin e pengjeve izraelite për të burgosurit palestinezë, njoftoi sot ministri i Punëve të Jashtme i vendit, Gideon Sar. Ai në një konferencë për shtyp tha se vendimi është marrë mbrëmë në mbledhjen e kabinetit të sigurisë.

 Tel Aviv - Një përfaqësues zyrtar i Hamasit tha se ka shumë mundësi që të shtunën të lirojnë gjashtë pengje, njoftuan sot mediat izraelite. "Në vijim janë negociatat, ndërsa ato varen nga çmimi që Izraeli është i gatshëm të paguajë", deklaroi një përfaqësues anonim i Hamasit, transmeton "Tajms of Izrael"

QËNDRONI TË LIDHUR