12:00/1 prill/2026
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në lëshimin në përdorim të Shtëpisë së kulturës "11 Tetori" në lagjen Çento në Komunën e Gazi Babës. Në shkurt vitin e kaluar kur filloi rikonstruimi, u potencua se Shtëpia e kulturës do të jetë në sipërfaqe prej 1.000 metrave katrorë. Investimi i përgjithshëm ishte 84.240.000 denarë, mjete të siguruara nga Qeveria.
Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për çështje evropiane, Bekim Sali sot zhvilloi takim pune me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, kushtuar gjendjes dhe sfidave në zbatimin e projekteve IPA në sektorin e mjedisit. Në takim u konstatua se përkundër mbështetjes së konsiderueshme financiare nga Bashkimi Evropian, realizimi i projekteve përballet me sfida serioze, veçanërisht në aspektin e absorbimit të fondeve, kapaciteteve administrative dhe procedurave të prokurimit publik.
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Tmiço Mucunski, sot ndodhet për vizitë pune në Paris, ku do të realizojë takim me ministrin e Evropës të Repulikës Franceze, Benxhamin Adad, si dhe me Bertran Bushvalter, këshilltarë për Evropën kontinentale dhe Turqinë i presidentit të Republikës Franceze, Emanuel Makron.
Shkup – Ministria e Arsimit dhe Shkencës e shpalli Konkursin për regjistrim në shkollat e mesme në vitin shkollor 2026-2027. Me konkursin janë paraparë mbi 25 000 vende të lira në të gjitha 109 shkollat e mesme publike në shtet. Prej tyre më shumë se 17 000 janë në arsimin profesional, gati 6000 në gjimnaz dhe 570 vende të lira në arsimin artistik.
Shkup- Në mbledhjen e 18-të të Këshillit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Ekonomizim me Kullotat Shtetërore është nënshkruar Marrëveshja e tretë kolektive – një dokument i rëndësishëm që garanton avancim real të të drejtave të të punësuarve. Siç theksohet në kumtesë, kjo marrëveshje nuk është vetëm një obligim formal, por një zotim konkret për të ndërtuar një sistem më të drejtë, më dinjitoz dhe më të qëndrueshëm për çdo punëtor.
Shkup - Prokuroria Publike njoftoi sot se djali që vrau babanë e tij në Gostivar u përpoq të mbulonte gjurmët, ndërsa trupin e të ndjerit e lau dhe e përgatiti për varrim."Megjithatë, incidenti u zbulua nëpërmjet një raportimi nga një qytetar anonim nga një numër telefoni i huaj, pas së cilës nëpunës policor shkuan në vendngjarje, e inspektim kreu edhe një prokuror publik dhe menjëherë urdhëroi autopsi", thekson Prokuroria në kumtesën e sotme.
Shkup - Një Prilli, Dita e Gënjeshtrës, festohet në të gjithë botën si një ditë kushtuar humorit, të qeshurave dhe shakave të padëmshme. Në vendin tonë, tradicionalisht, më të vegjlit e maskuar si superhero, princesha, mollëkuqe, bletë, shefa kuzhine, mjekë dhe personazhe vizatimorë parakalojnë nëpër qytet, duke krijuar një atmosferë të gëzueshme dhe plot ngjyra.
Shkup - Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Kodrën e Diellit ku janë matur -3 gradë dhe 57 centimetër shtresë bore, ndërsa temperatura nën zero është matur edhe në Hanet e Mavrovës (-1 gradë). Zero gradë në Lazaropole dhe Krushevë, 1 gradë në Gjurishte, Pozharane, Radovish dhe Pozhar, 2 gradë në Berovë dhe Topollçan, 3 gradë në Pretor, 4 në Ohër, Kriva Pallankë, Manastir, Prilep dhe Shtip, 5 në Vinicë, Tetovë, Strumicë dhe Kumanovë, 6 gradë në Shkup - Zajçev Rid, Veles, Demir Kapi dhe Kavadar dhe 8 gradë në Gjevgjeli.
Ankara – Të paktën 11 emigrantë humbën jetën, ndërsa 21 të tjerë u shpëtuan pasi një varkë u fundos sot në mëngjes në ujërat e Detit Egje në afërsi të qytetit turistik turk Bodrum, njoftoi gazeta “Jeni Shafak”, duke iu referuar një kumtese nga roja bregdetare turke. Sipas kumtesës, roja bregdetare herët në mëngjes ka marrë sinjal për fundosje të varkës me emigrantë e vendosur në zonën e qytetit Jalikavak në afërsi të Bodrumit, ndërsa shërbimet dhe helikopteri menjëherë ishin dërguar në vendin e ngjarjes.
Berlin - Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaia Kallas, ka bërë thirrje për një rritje të ndjeshme të presionit ekonomik mbi Rusinë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë. Në një intervistë për servisin gjerman radiodifuziv publik ARD dje, Kallas tha se nevojiten veprime kundër të ashtuquajturës flotë në hije të Rusisë, të cilën Moska e përdor për të eksportuar dhe shpërndarë naftë, me çka duke gjeneruar kështu të ardhura për luftën.
Frankfurt – Kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Kristin Lagard, e kritikoi pohimin e ministrit amerikan të Financave, Skot Besent, se pasojat ekonomike nga lufta me Iranin do të ishin afatshkurta, informon Blumberg, duke iu referuar burimeve. Ajo gjatë video – thirrjes pas dyerve të mbyllura me guvernatorët e bankave qendrore, ministrave të Financave dhe ministrave të energjetikës së G7, ka theksuar se pasojat do të ndjehen një kohë të gjatë “sepse aq shumë tashmë është shkatërruar”, thanë burimet.
Paris - Liderja e partisë së djathtë franceze "Fronti Kombëtar", Marin Le Pen, konfirmoi se planifikon të kandidojë për postin e presidentes në zgjedhjet e parashikuara për vitin e ardhshëm. Le Pen në intervistën për gazetën "Parizien" thotë se nuk i intereson posti i kryeministrit si një "çmim ngushëllues". "Është rënë dakord mes meje dhe Zhordan (Bardella) se, nëse sistemi gjyqësor nuk më pengon, unë do të jem kandidate në zgjedhjet presidenciale, ndërsa ai do të jetë kryeministri im", tha ajo.
Moskë - Moska kumtoi se 29 persona e humbën jetën kur një aeroplan ushtarak rus u rrëzua mbi gadishullin e Krimesë në Detin e Zi, i cili është aneksuar nga Rusia, transmetoi DPA. Një ekip për kërkim dhe shpëtim e gjeti vendin e rrëzimit dhe raportoi për vdekjen e gjashtë anëtarëve të ekuipazhit dhe 23 pasagjerëve, njoftuan agjencitë shtetërore të lajmeve, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes herët këtë mëngjes.
Jerusalem - Katërmbëdhjetë persona janë lënduar në Izrael, prej të cilëve dhe dy fëmijë, në sulmet e fundit me raketa iraniane ndaj vendit, kumtuan shërbimet izraelite të shpëtimit. Organizata "Magen David Adom", që është ekuivalenti izraelit i Kryqit të Kuq, kumtoi se midis të plagosurve ishte një vajzë 11-vjeçare me lëndime serioze nga shrapnela në gjymtyrë, një grua 36-vjeçare dhe një djalë 13-vjeçar me lëndime nga shrapnela. 11 personat e mbetur shpëtuan me lëndime të lehta.
Tel Aviv/Bejrut - Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) kryen përsëri sulme ajrore të rënda ndaj caqeve në Bejrut gjatë natës. "Pak kohë më parë, në dy sulme të veçanta në zonën e Bejrutit, IDF shënjestroi një komandant të lartë të Hezbollahut dhe një terrorist tjetër të lartë", kumtoi ushtria izraelite. Sipas informacioneve paraprake nga Ministria libaneze e Shëndetësisë, të paktën pesë persona e humbën jetën, ndërsa 21 persona u lënduan në sulmet.
Tel Aviv - Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) kumtuan se gjatë ditës së kaluar kishin kryer një sulm ndaj një objekti në Iran që dyshohet se po zhvillonte armë kimike. Sipas kumtesës së armatës, u godit një "objekt kërkimor dhe zhvillimi, nga ku regjimit iranian i furnizoheshin sistematikisht substanca kimike".
Tel Aviv - Forcat ajrore izraelite kanë kryer më shumë se 800 sulme ajrore ndaj Iranit që nga fillimi i ndërhyrjes që nisën së bashku me SHBA-në. Në kumtesën e armatës izraelite e publikuar këtë mëngjes potencoi se rreth 16 mijë asete të ndryshme ushtarake ofensive u përdorën në sulme, duke paralajmëruar se "sulmet e synuara" kundër "regjimit terrorist" iranian do të vazhdojnë, sipas informacionit të ofruar nga shërbimet e inteligjencës.
Tokio - Tërmet i fuqishëm e ka goditur rajonin më të gjerë të Tokios, kumtuan sot autoritetet lokale, duke shtuar se nuk ka rrezik nga cunami. Epiqendra e tërmetit me magnitudë prej 5.0 ballë ka qenë në prefekturën Ibaraki, afër Tokios, në thellësi prej rreth 50 kilometrave, kumtoi agjencia meteorologjike japoneze.
Nju Jork - Çmimi i naftës sot ka pësuar rënie në më pak se 100 dollarë për fuçi, ndërsa indekset evropiane shënojnë rënie të fortë pasi presidenti amerikan Donald Tramp njoftoi se ushtria amerikane mund t'i përfundojë veprimet e saj ushtarake në Iran brenda dy deri në tre javë, ndërsa përgjegjësinë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit do ta merrnin kombe të tjera.
Uashington - Sekretari i shtetit amerikan, Marko Rubio, deklaroi se SHBA-ja po shqyrton "fazën përfundimtare" të luftës me Iranin dhe se pas konfliktit do të duhet të rivlerësojnë marrëdhëniet e tyre me NATO-n. "Po shqyrtojmë fazën përfundimtare. Nuk do të jetë sot, nuk do të jetë nesër, por së shpejti", deklaroi Rubio në një intervistë pëpr televizionin amerikan "Foks njuz".
Uashington - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio sot deklaroi se Uashingtoni është i kënaqur me përparimin e arritur në Venezuelë në tre muajt e fundit dhe përsëriti se plani i Shteteve të Bashkuara të Amerikës parashikon stabilizim të vendit, rimëkëmbje ekonomike dhe tranzicion politik me zgjedhje të lira.
Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramps sot do të mbajë fjalim të "rëndësishëm" për situatën në luftën me Iranin, kumtoi zëdhënësja e tij Karolin Livit. Sipas paralajmërimeve, Trampi është planifikuar t’i drejtohet kombit sonte në orën 21:00 sipas kohës lokale (të enjten në orën 2:00 sipas kohës së Evropës qëndrore), ku do të paraqesë “informacione të rëndësishme” për Iranin.
Romë – Shefi i delegacionit të reprezentacionit italian të futbollit, Xhanluigji Bufon e ka komentuar dështimin e ekipit për t'u kualifikuar në Kupën e Botës 2026 pas disfatës nga Bosnje e Hercegovina në ndeshjen e fundit të plejofit (1:1, në penallti – 1:4).
Monterej - Me përfundimin e ndeshjeve finale në balotazh, tani janë të njohur të gjithë pjesëmarrësit në Kampionatin botëror në futboll 2026. Iraku u bë pjesëmarrësi i fundit i Botërorit, pasi herët në mëngjes në Monterej (Meksikë) e ka mundur Bolivinë me rezultatin 2:1. Mbrëmë përmes balotazheve evropiane, në Botëror u kualifikuan Bosnja e Hercegovina pas fitores ndaj Italisë përmes penaltive (4:1), Turqia pas fitores ndaj Kosovës (1:0), Çekia e mundi Danimarkën (në penalti 3:1) dhe Suedia ishte më e suksesshme se Polonia 3:2.