• e mërkurë, 01 prill 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 1 prill/ 2026

Shkup - Identiteti i Maqedonisë nuk ka më vend për t’u shitur, ndërsa këta politikanë të butë, të cilët janë pjesë e indit të butë të identitetit të Maqedonisë, jam i bindur se pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, do të hyjnë në histori dhe nuk do të ndodhin më kurrë, deklaroi sot kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke komentuar akuzat e LSDM-së opozitare në lidhje me procesin e eurointegrimeve. 

Shkup - Ne jemi i vetmi vend që kemi ulur çmimet, i vetmi vend në rajon dhe ndoshta më i miri në Evropë kur bëhet fjalë për çmimet e naftës dhe derivateve të naftës. Sa i përket sasive, qytetarët të jenë të qetë, ka mjaftueshëm. Do ta ndjekim situatën dhe do të reagojmë në përputhje me rrethanat - thotë kryeministri Mickoski. Ai shton se do të ketë sfida, por, siç thekson, megjithëse ato nuk varen nga ne, por nga situata globale, Qeveria do t'i shqyrton me kohë dhe gjithashtu do të reagojë. Apelon të mos krijohet panik, sepse, siç thotë, ka sasi të mjaftueshme të karburantit në vend.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot u takua me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, i cili është për vizitë dyditëshe në vend. Siç publikoi Mickoski në "Fejsbuk", vizita paraqet një hap të rëndësishëm në përforcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona.

Shkup - Të punësuarit në arsim do të marrin rritje të pagave për rreth 7,5 për qind, paralajmëroi kryeministri Hristijan Mickoski. Me këtë, siç tha, nga formimi i kësaj Qeverie e deri tani pagat në arsim janë rritur për rreth 20 për qind.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se publiku duhet të dijë se si u zhvilluan procese të caktuara që lidhen me "riaktualizimin" e rasteve të PSP-së kur ish prokurorja speciale publike Katica Janeva ishte tashmë në burg, si dhjetëra persona u gjykuan për terrorizëm, ndërsa dëshmitarët e mbrojtur nën presion jepnin deklarata për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, por edhe për transferimin e kompetencave për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, për rastet në sektorin energjetik, në sektorin e qymyrit, nëse ka kompani që sponsorizuan politikanë të caktuar, automjetet e tyre, pronat...

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u takua me kryetarin e Dijanetit, H. Safi Arpagush, Reis-Ul-Ulemanë e Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, Fatih Usuloj, si dhe me përfaqësuesit e bashkësive fetare islame nga Gjermania, Austria dhe Italia. Në takim, siç informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit, Gashi përshëndeti mbajtjen e Samitit të Udhëheqësve Fetarë të Ballkanit në Shkup, duke theksuar se kjo është dëshmi e vullnetit të përbashkët për dialog, mirëkuptim të ndërsjellë dhe bashkëpunim. Ai e theksoi rëndësinë e bashkëjetesës, si dhe rolin e bashkësive fetare në avancimin e saj dhe në forcimin e tolerancës midis popujve të rajonit.

Shkup - Pas më shumë se 10 vitesh është përditësuar lista e re e barnave esenciale, e cila është  e një rëndësie të veçantë dhe shërben si një instrument kyç për sigurimin e terapive kritike për shëndetin publik dhe mundësinë e përfshirjes në proceset e mbulimit të shpenzimeve përmes sigurimit shëndetësor. Për herë të parë përfshihen barna për kontracepsion dhe terapi zëvendësuese me nikotinë. Përditësimi i listës mundëson përputhshmëri me standardet moderne klinike dhe qasje në terapi të reja dhe efektive.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu pret që propozim-ligji për mbrojtje nga pirja e duhanit javën e ardhshme të kalojë në seancë qeveritare. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve sot në konferencë për shtyp në Ministrinë e Shëndetëssë, ai theksoi se janë sinhronizuar me të gjitha institucionet.

Shkup - Keqpërdorimi i orëve shtesë të punës nga mjekë të caktuar është administrativ dhe duhet të zgjidhet, theksoi sot në konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, duke thënë se nuk bëhet fjalë për keqpërdorim klinik dhe se me përmendjen e emrave të mjekëve dhe institucioneve nuk duhet të krijohet sensacion, gjë që nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se kishte takime të rregullta mujore me drejtorët e klinikave, duke shprehur shqetësimin si të drejtorëve ashtu edhe të Ministrisë, si dhe të të gjithë punonjësve shëndetësor, për sistemin që është fleksibël dhe u lejon disa punonjësve në sistemin shëndetësor të mund ta keqpërdorin.

Shkup - Asnjë pacient në Klinikën e Onkologjisë nuk është pa terapi. Pacientët trajtohen me terapi zëvendësuese pas së cilës qëndron një kombinim i udhëhequr nga mjekë dhe ekspertë të fushës, theksoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, duke hedhur poshtë informacionet për mungesë terapish për pacientët me sëmundje të rralla. Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në konferencën për mediat në Ministrinë e Shëndetësisë theksoi se në bisedë me përfaqësuesit e Kilinikës së Onkologjisë në lidhje me informacionet se nuk ka terapi për pacientët lidhet me qasjen ndaj pacientëve si dhe me terapinë dhe ligjin. 

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu përkrah veprimtari shtesë tek mjekët dhe të gjitha mundësitë që mund t'i kenë të punësuarit në shëndetësi, por me rregulla ashpër të definuara. Sipas tij, veprimtaria shtesë assesi nuk guxon t'i përkeqësojë proceset në sistemin shëndetësor publik dhe nuk guxon lista e pritjes të rritet, në barë të qytetarëve dhe të veprimtarisë shtesë.

Shkup - Në hapësirat e Qeverisë së Maqedonia e Veriut, Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, priti në takim Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Turqia, Pr. Dr. Sali Arpagush, Reisul-Ulemanë, Shaqir ef. Fetahu si dhe ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ullusoj. "Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e frytshme, me theks të veçantë në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet dy vendeve, si dhe në avancimin e bashkëpunimit ndërfetar dhe institucional. Bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë në promovimin e paqes, stabilitetit dhe vlerave të përbashkëta", thonë nga MÇE-ja.

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës i informon studentët se afati për aplikim për të drejtën e subvencionimit të racionit për studentë për vitin akademik 2025/2026 është prej sot deri më 5 prill 2026. Të drejtën për subvencionimin e racionit për studentë mund ta përdorin të gjithë studentët e rregullt të studimeve deridiplomike  që kanë të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto, si dhe studentët e regjistruar në studime pasdiplomike  dhe në studime të integruara në universitetet publike dhe private në shtet.

Shkup - Draft-versionet e propozim-ligjit për arsimin e lartë, propozim-ligji për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe shkencë dhe propozim-ligji për veprimtarinë shkencore-kërkimore janë vendosur në sistemin ENER të qeverisë. "Në të janë integruar të gjitha propozimet konstruktive dhe të pranueshme të bashkësisë akademike dhe opinionit ekspert, të paraqitura në debate publike të organizuara, takime të shumta, adresa të hapura elektronike dhe përmes sistemit ENER. Vijon harmonizimi i propozim-zgjidhjeve ligjore me institucionet dhe organet e tjera të prekura, dhe pas miratimit nga Qeveria, do të pasojë një procedurë parlamentare për miratim", informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Shkup - Komisioni kuvendor për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave sot miratoi vendim për të mbajtur debat mbikëqyrës në të cilin do të diskutohet për atë se sa institucionet po i zbatojnë ligjet për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje. Vendimi u mor unanimisht, ndërsa debati mbikëqyrës duhet të mbahet brenda 15 ditëve. Iniciatorë të mbajtjes së një debati të tillë mbikëqyrës janë deputetet Zhaklina Pesheva nga VMRO-DPMNE dhe Monika Zajkova nga Partia Liberale Demokratike.

Shkup - Prokuroria është e përgatitur dhe nuk do të lejojë pengesa në procedurat gjyqësore lidhur me zjarrin në diskotekën "Puls", në të cilën janë akuzuar pjesëtarë të policisë për vepra të rënda kundër sigurisë publike, deklaroi sot prokurorja Spasenka Andonova pas shtyrjes së seancës kryesore kundër 13 policëve në Gjykatën Themelore Penale Shkup.  "Pengesa në procedurat e të githa çështjeve nuk do të ketë, pavarësisht se kush shfaqet si përfaqësues i prokurorisë, sepse bëhet fjalë për çështje të prokurorisë publike që janë dërguar te gjykata kompetente. Është gjykata ajo që më tej do të përcaktojë dinamikën e procedimit", deklaroi prokurorja Andonova. 

Shkup - Gjykimi kundër 13 nëpunësve policorë, të cilët akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, në lidhje me zjarrin në diskotekën e Koçanit “Puls”, u shty.  Debati kryesor i caktuar për sot u shty për 20 prill me kërkesë të avokatit të të akuzuarve Kire Bogatinov dhe Kristina Nikollova, i cili ka informuar se njëkohësisht ka pasur detyrë në rast tjetër paraburgimi me prioritet në Gjykatën Themelore Koçan. 

Shkup – Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi i Stojançe Jovanovskit për vdekjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij, Ivana dhe Katja. Dëshmitari Martin Sazdov u përgjigj në pyetjet në lidhje me të akuzuarin Stojançe dhe tani të ndjerat Ivana dhe Katja.  “Nga ajo datë kur humbën jetën, si jeta të më ishte ndalur. Nuk kam motiv për jetë”, tha Sazdov. Në vitin 2021 u njohën me Stojançen në Brigadën Zjarrfikëse, ku ishin të punësuar, shoqëroheshin me të dhe bashkëshorten dhe vajzën e tij, pastaj edhe me të dashurën e Martinit. 

Shkup - Kryetari i LSDM, Venko Filipçe në brifingun e kritikon Qeverinë dhe kryeministrin Hristijan Mickoski duke i akuzuar për tradhti të interesave kombëtare, paaftësisë ekonomike dhe partizimit të gjyqësorit. Filipçe theksoi se kryeministri e bllokon rrugën evropiane dhe e mban në izolim.

Shkup - Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë bërë thirrje publike drejtuar profesorëve universitarë për të mbështetur protestën e paralajmëruar më 6 prill në Shkup, në mbrojtje të së drejtës për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Në një apel të përbashkët, studentët shprehin mirënjohje për profesorët për rolin e tyre në formimin akademik dhe qytetar, duke theksuar se përballë kësaj sfide kërkojnë edhe njëherë mbështetjen e tyre.

Shkup - Për 4,2 për qind është ulur prodhimi industrial në shkurt të këtij viti krahasuar me të njejtin muaj të vitit të kaluar. Ndikimi më i madh në rënien e prodhimit industrial, sipas Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), ishte rënia e prodhimit në departamentet e mëposhtme: Prodhimi i veshjeve me 5,4 për qind; Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve, të papërcaktuara diku tjetër me 13,5; dhe Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 17,2 për qind.  Përveç kësaj, prodhimi industrial në sektorin e Minierave dhe Gurores në shkurt 2026, krahasuar me shkurtin e viti 2025, shënoi një rënie prej 9,6 për qind, në sektorin e Industrisë Prodhuese pati një ulje prej 1,9 për qind, ndërsa në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar një rënie prej 17,2 për qind.

Shkup - Një prilli, Dita e humorit, e të qeshurave dhe shakave, tradicionalisht u shënua sot në Shkup dhe në qytetet tjera në mbarë vendin. Më të vegjlit të maskuar si superhero, princesha, mollëkuqe, bletë, kuzhinierë, mjekë dhe personazhe vizatimor, parakaluan duke krijuar një atmosferë të gëzueshme dhe plot ngjyra. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, në Ditën e shakave, përkujtoi se gëzimi, e qeshura dhe fëmijëria pa brenga janë zbukurimi më i bukur i përditshmërisë.

Dibër - Në shpalljen e publikuar të Ministrisë së Transportit për ndarjen e 47 banesave sociale në Dibër, deri në afatin e caktuar më 30 mars, janë dorëzuar 85 kërkesa. "Deri në afatin e fundit, në shërbimet e Qendrës ndërkomunale për punë sociale në Dibër janë dorëzuar 85 kërkesa. Bëhet fjalë për ndarjen e 47 banesave sociale me sipërfaqe prej 34 deri në 54 metra katrorë", tha për MIA-n, Arlinda Mulladauti-Telqiu, drejtoreshë e Qendrës.

Shkup - Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik duke filluar prej sot do të ketë reshje më të bollshme të cilat pasdite dhe gjatë natës në zonat jugore dhe perëndimore, më saktë do të bjerë mbi 20l/m². Për shkak të zbritjes së një mase të ftohtë ajrore, në disa nga vendet më të larta reshjet do të jenë shi dhe borë, ndërsa në male - borë. Do të ketë erëra të forta, ndërsa gjatë natës, herë pas here të fuqishme, të cilat arrijnë shpejtësi mbi 70 km/orë, veçanërisht në pjesët verilindore. Reshje më të dendura shiu do të ketë nesër kur sipas parashikimit, pritet që lokalisht të bjerë mbi 30 litra për metër katror. Të premten dhe të shtunën, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale. Të shtunën do të ketë erëra të fuqishme e cila në disa vende do të arrijnë mbi 70 kilometra në orë.  

Athinë - Prokurori Evropian ka kërkuar heqjen e imunitetit të 11 deputetëve aktualë si pjesë e hetimit për mashtrim të mundshëm të organizuar në lidhje me subvencionet bujqësore, ndërsa nën hetim janë edhe pesë ish-deputetë, kumtuan nga Zyra e Prokurorisë Publike Evropiane (EPPO), njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.  Kërkesa për heqjen e imunitetit të deputetëve lidhet me veprime që ka të ngjarë të jenë kryer në vitin 2021. 

Londër - Sulmi vdekjeprurës iranian ndaj qytetit izraelit Beit Shemesh më 1 mars duhet të hetohet si krim lufte, konsideron Amnesti Interneshënëll në raportin e saj të fundit. Në sulmin ndaj Beit Shemesh janë vrarë nëntë civilë, mes të cilëve edhe katër adoleshentë, kur një raketë goditi një zonë të dendur të populluar dhe shkatërroi një sinagogë, ku janë lënduar 46 të tjerë. 

Londër - Kryeministri britanik Kir Starmer i ka përshkruar si "zhurmë të zakonshme" deklaratat e presidentit amerikan Donald Tramp se po mendon për tërheqjen e SHBA-së nga NATO, raporton DPA. Trampi, i cili gjithashtu pretendonte se Mbretëria e Bashkuar nuk ka marinë, sulmoi aleatët duke thënë se nuk i janë bashkuar në luftën kundër Iranit. I pyetur nga gazeta "Telegraf" nëse do të rishikonte anëtarësinë në aleancë, Trampi u përgjigj: "Oh, po, do të thoja se kjo tashmë është jashtë çdo rishqyrtimi". Ai shtoi se nuk ka qenë kurrë i impresionuar nga NATO, duke e quajtur "tigër prej letre" dhe shtoi se edhe presidenti rus Vladimir Putin e di këtë.

Moskë – Shefi i Shërbimit rus për Inteligjencë të Jashtme, Sergej Narishkin, deklaroi se Moska ruan kontakte me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në lidhje me konfliktin në Iran.  “Po, ruajmë lidhje me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës, nëse mendoni në Shërbimin për Inteligjencë të Jashtme”, deklaroi Narishkin, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve. 

Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp në intervistë për gazetën britanike "Dejli Telegraf" deklaroi se seriozisht e shqyrton mundësinë për tërheqje të SHBA-së nga NATO-ja. Si shkak kryesor për hap të tillë, Trampi e përmendi refuzimin e aleatëve në Aleancë për t'i përkrahur SHBA-në në luftën e përbashkët me Izraelin kundër Iranit. Ai përsëri e përdori termin e tij të përshkruar për NATO-n, duke e quajtur organizatën "tigër nga letra".

QËNDRONI TË LIDHUR