• e mërkurë, 01 prill 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 31 mars/ 2026

Shkup - Nëse shohim përmes prizmës së skriningut dhe kapaciteteve reformuese, do të duhej shumë shpejtë të bëhemi anëtare e Bashkimit Evropian, nëse ka mirëkuptim për pengesën e vendosur jashtë standardeve dhe kritereve evropiane, deklaroi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me mysafirin e saj, presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Shkup - Qeveria në seancën e sotme të rregullt të 160-të e miratoi propozim-ligjin për procedurën kontestimore, një zgjidhje gjithëpërfshirëse ligjore procedurale, e cila përgatitej një periudhë të gjatë kohore në konsultim me opinionin profesional dhe akademik. Me miratimin e tij, siç informojnë nga Qeveria, realizohet edhe një detyrim i rëndësishëm i Strategjisë zhvillimore për gjyqësorin 2024-2028, si dhe një pjesë e programit për punën e Qeverisë për vitin 2025. Bëhet fjalë për një ligj sistemor, i cili sjell ndryshime thelbësore dhe rrënjësore me qëllim të avancimit të efikasitetit, transparencës dhe sigurisë juridike në procedurat kontestimore.

Shkup - Miqësia jonë i tejkalon frazat e zakonshme diplomatike për mungesën e çështjeve të hapura. Kjo është thelbësore, është përjetuar dhe është reale. Kjo është miqësia që e kanë ndërtuar individë si shkrimtari ynë i madh Radovan Zogoviq i cili në karakterin malazez dhe maqedonas e njohu frymën e njejtë të pathyeshme të lirisë. Kjo është fija që na lidh, ndërsa shihet në veprën e shkrimtarit tuaj të madh dhe revolucionar Koço Racin, i cili tek miqtë malazez shihte vëllezër sipas idealeve të drejtësisë, theksoi presidenti malazez Jakov Milatoviq në fjalimin para Kuvendit të Maqedonisë.

Shkup - Me moton "Integritet, reforma, drejtësi", Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e shënoi Ditën e jurisrpudencës. Porositë kryesore ishin kahëzuar drejt prëforcimit të integritetit, reformave të vazhdueshme, digjitalizimit dhe integrimit evropian si themele për jurisprudencë të pavarur dhe efikase. Prokurori republikan publik, Nenaad Saveski në ngjarje theksoi se integriteti është baza e punës së prokurorisë. Saveski shtoi se reformat janë proces i vazhdueshëm dhe impuls i domosdoshëm për zhvillim të prokurorisë.

Shkup - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, ku u konfirmua angazhimi i përbashkët për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit të Prespës. Në takim u theksua se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar ndaj ruajtjes së Parkut të Prespës, përmes aktiviteteve të reja dhe të intensifikuara për mbrojtjen e ekosistemit të tij unik. Prespa u vlerësua si një pasuri natyrore me rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë rajonin.

Shkup - Përfaqësues të Komunës së Çairit, së bashku me komisionin e Qytetit të Shkupit, dolën në terren për përcaktimin e këtyre pikave për zgjerimin e bulevardit  “Mit’hat Frashëri”, me çfarë hapet rruga për fillimin e procedurave dhe realizimin e punëve ndërtimore, bëri të ditur komuna. Ky proces, theksohet në komunikatë,  është pjesë e procedurave për rregullimin e çështjeve pronësore dhe nisjen e eksproprimit, si parakusht për fillimin e punimeve.

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi për "Aksios" se konflikti i zgjatur në Iran mund të jetë "shumë i dobishëm", për Rusinë, por i dëmshëm për Ukrainën. Sipas tij, ekonomia ruse përfiton nga rritja e çmimeve të naftës dhe lehtësim i sanksioneve nga SHBA-ja, ndërsa Ukraina mund të përballet me mungesë të interceptuesve të mbrojtjes ajrore dhe armëve të tjera kyçe.  Zelenski theksoi se Ukraina ka ndarë informacion intelegjent me liderët e Lindjes së Mesme për ndihmën ruse për Iranin, përfshirë edhe mbështetjen e mundshme në sulmet ndaj bazave ushtarake amerikane dhe aleate. 

Moskë - Rusia do të përgjigjet nëse vendet tjera i lejojnë Ukrainës ta shfrytëzojë hapësirën e tyre ajrore për sulme me dronë ndaj porteve balistike ruse, kumtoi sot Kremlini. "Nëse hapësira ajrore lëshohet për kryerjen e aktiviteteve armiqësore dhe terroriste kundër Federatës Ruse, kjo do të na detyrojë të nxjerrim përfundime adekuate dhe të ndërmarrim masa adekuate", citoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

Moskë - Kremlini sot reagoi ftohtë ndaj propozimit të Ukrainës për vendosjetë "armëpushimit energjetik" gjatë festave të Pashkëve, duke thënë se nuk ka parë propozim të hollësishëm për armëpushim dhe në vend të kësaj angazhohet për marrëveshje paqësore gjithpërfshirëse. Volodimir Zelenski paraprakisht deklaroi se aleatët e Ukrainës e "sinjalizuan" Kievin për mundësinë për tejkalim të përpjekjeve me rreze të gjatë veprimi ndaj sektorit rus të naftës për shkak të rritjes së çmimeve globale të energjisë, ndërsa presidenti ukrainas më pas deklaroi se Ukraina është e gatshme ta bëjë atë nëse Rusia ndalon së sulmuari sistemin energjetik ukrainas.

 Uashington - Presidenti amerikan Donald Trampi, sot u bëri thirrje vendeve që nuk  ndihmuan në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit të blejnë naftë amerikane dhe të shkojnë në Ngushticën e Hormuzit dhe "ta marrin vetë". Trampi veçanërisht e veçoi Britaninë e Madhe dhe Francën nsi të padobishme në luftën njëmujore që ka tronditur tregjet globale, ka rritur çmimet e energjisë dhe e ka çuar Iranin të ndalojë në mënyrë efektive trafikun e cisternave të naftës përmes ngushticës.

QËNDRONI TË LIDHUR