• e martë, 31 mars 2026
MIA Flesh

9:00/ 30 mars/ 2026

Shkup - Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot fillon gjykimi për Stojançe Jovanovskin, bashkëshorti i Ivana Jovanovskës e cila më 2 mars u vetëvra së bashku me vajzën e saj 6-vjeçare. Jovanovski akuzohet për tri vepra penale - Lëndim trupor sipas nenit 130, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 dhe në lidhje me nenin 45, gjegjësisht lëndim trupor i kryer si vepër e vazhdeshme e dhunës në familje, Rrezikim i sigurisë sipas nenit 144, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 2 dhe paragrafin 1, si dhe veprën penale Nxitje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje sipas nenit 128, paragrafi 4 të Kodit Penal.  Gjykimin do ta udhëheqë gjyqtari Ivica Stefanovski, i njohur për publikun pas gjykimit për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhevit. 

Shkup – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audivizuele (ASHMAA) sot do ta mbajë mbledhjen e parë publike për vitin 2026.  Sipas paralajmërimit, në mbledhjen e cila do të mbahet në hapësirat e Agjencisë, do të prezantohen aktivitetet e realizuara për tremujorin e parë të këtij viti, si dhe të dhënat nga hulumtimi i mendimit dhe qëndrimeve të publikut në lidhje me mediat, që ishte përgatitur për nevojat e ASHMAA-së.  Është paraparë që takimi të fillojë saktë në mesditë.

Shkup - Në ISHP Spitali i Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative "13 Nëntori" - Shkup, sot do të mbahet një ushtrim demonstrues për mbrojtje nga zjarret me titullin "Zjarri 2026". Siç informojnë nga Geriatria, në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të gatishmërisë dhe kapaciteteve të personelit, do të realizohet një ushtrim për përballimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe të tjera, me fokus në një skenar të paraqitjes së zjarrit në objektin e institucionit.

Shkup - Është sanksionuar një person nga Radovishi i cili drejtonte automjetin me shpejtësi prej 178 kilometra në orë jashtë vendbanimit. Siç informojnë nga MPB-ja, bëhet fjalë për P.K. (33) kundër të cilëve janë marrë masat e duhura.  Njësiti Mobil i MPB-së dje pasdite, në orën 18:55, në rrugën ekspres Shtip – Radovish, kanë kapur P.K. me një automjet special – për matjen e shpejtësisë, është matur shpejtësia e lëvizjes së një automjeti të udhëtarëve “Mercedes” me targa të Shkupit, prej 178 kilometrash në orë jashtë vendbanimit, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 110 kilometra në orë. 

Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, e cila do të jetë më e theksuar përgjatë lumit Vardar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 6, ndërsa maksimalja prej 10 deri në 18 gradë.  Në Shkup, vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bjerë në 4, ndërsa maksimalja do të arrijë në 15 gradë.

Shkup- Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme.  Siç informojnë nga NP "Rrugët e Maqedonisë", në disa rrugë të cilat kalojnë nëpër prerje dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu.  Ndërmarrja bën apel për menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të komunikacionit dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

Londër - Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se do të donte të merrte kontrollin ndaj naftës iraniane, duke i përshkruar kritikët në Shtetet e Bashkuara si "budallenj" në një intervistë për gazetën britanike "Fajnenshëll tajms".  "Të jem i sinqertë me ju, do të doja shumë ta merrja naftën nga Irani. Por, disa njerëz budallenj në SHBA-së thonë: "pse po e bëni këtë?" Por ata janë njerëz budallenj”, deklaroi Trampi. Marrja e naftës iraniane ka të ngjarë të kërkojë që forcat amerikane të marrin ishullin Harg në Gjirin Persik, përmes të cilit kalojnë afërsisht 90 për qind e eksporteve të naftës së vendit, transmeton DPA. Pentagoni gjoja se ka vendosur rreth 10.000 ushtarë të trajnuar për operacione tokësore, megjithëse ekspertët paralajmërojnë se pushtimi i ishullit mund t'i ekspozojë trupat ndaj sulmeve iraniane.

Sidnej - Australia do të përgjysmojë përkohësisht akcizën e derivateve, ndërsa rritja e çmimeve të energjisë të lidhura me konfliktin në Lindjen e Mesme rrisin shpenzimet, publikoi sot kryeministri Entoni Albaneze.  Priten masa, fillimisht të vendosura për tre muaj, të ulen çmimet e benzinës dhe naftës me rreth 0,26 dollarë australianë (0,17 dollarë) për litër. Qeveria, gjithashtu, do ta ulë taksën për përdoruesit të rrugës për automjetet e rënda në zero gjatë kësaj periudhe.  Ministri australian i Financave, Xhim Çalmers tha se pakoja do të kushtojë rreth 2,55 miliardë dollarë dhe ka për qëllim të lehtësojë presionin ndaj amvisërive dhe bizneset. 

Tel Aviv - Forcat e Mbrojtës Izraelite (IDF) kumtuan se filluan sulmet ndaj objektivave në Teheran herët këtë mëngjes.  "IDF momentalisht po sulmon infrastrukturën ushtarake të regjimit terrorist iranian në të gjithë Teheranin", kumtoi ushtria në një publikim në Telegram, pa dhënë detaje shtesë. Rreth 30 minuta më vonë, IDF-ja kumtoi se kishte "identifikuar raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit". "Sistemet mbrojtëse po punojnë për në prag të kërcënimit", theksohet.

Abu Dabi – Çmimet e naftës sot tejkaluan 115 dollarë për fuqi gjatë hapjes së bursave në Azi, derisa vazhdojnë sulmet ajrore në vendet e Lindjes së Mesme, pak më shumë se një muaj pas fillimit të luftës në Iran.  Çmimi i naftës së papërpunuar nga marka “brent” është 115,84 dollarë, që është rritje prej 2,9 për qind në krahasim me çmimin e së premtes, transmeton Bi-Bi-Si. Çmimi i asaj nafte për fuqi ishte rreth 72 dollarë para 28 shkurtit, kur filluan sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit.

Teheran - Reaktori kërkimor Hondab në Iran është dëmtuar rëndë nga sulmet dhe nuk është më në funksion, kumtoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) mbrëmë vonë.  "Bazuar në një analizë të pavarur të imazheve satelitore dhe njohurive për instalim, ANEA ka konfirmuar se fabrika e prodhimit të ujit të rëndë në Hondab, për të cilin Irani publikoi se u sulmua më 27 mars, ka pësuar dëme të rënda dhe nuk është më në funksion”, kumtoi agjencia në "Iks". "Instalimi nuk përmban asnjë material bërthamor të deklaruar", shtoi ajo.

QËNDRONI TË LIDHUR