MIA Flesh
- Shkup - Politikanët duhet të përqendrohen te energjia dhe inteligjenca artificiale sepse kjo është e ardhmja e botës. Politikanët që flasin për ide romantike nga e kaluara duken interesante vetëm për një grup të vogël njerëzish, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në ngjarjen "Youth Vision 2030: Western Balkans, Stability & AI in Education", që mbahet në Shkup. "Politikanët që flasin për ide romantike nga e kaluara mund të duken interesante dhe tërheqëse për një grup të vogël njerëzish, por politikanët e ardhshëm duhet të kenë njohuri paraprake për inteligjencën artificiale dhe energjinë sepse këto janë sfidat e së ardhmes. Idetë romantike janë për të kaluarën, dhe nëse duam të zhvillojmë shoqëritë tona duhet të kujdesemi për të ardhmen, dhe ju jeni zgjidhja për të ardhmen", u tha Mickoski të rinjve nga partitë simotra të Partisë Popullore Evropiane që po diskutojnë rolin e teknologjisë, stabilitetit dhe politikave rinore në Shkup.
- Post By Sara Ademi
- 14:55, 28 mars, 2026
15:00/ 28 mars/ 2026
Shkup - Politikanët duhet të përqendrohen te energjia dhe inteligjenca artificiale sepse kjo është e ardhmja e botës. Politikanët që flasin për ide romantike nga e kaluara duken interesante vetëm për një grup të vogël njerëzish, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në ngjarjen "Youth Vision 2030: Western Balkans, Stability & AI in Education", që mbahet në Shkup. "Politikanët që flasin për ide romantike nga e kaluara mund të duken interesante dhe tërheqëse për një grup të vogël njerëzish, por politikanët e ardhshëm duhet të kenë njohuri paraprake për inteligjencën artificiale dhe energjinë sepse këto janë sfidat e së ardhmes. Idetë romantike janë për të kaluarën, dhe nëse duam të zhvillojmë shoqëritë tona duhet të kujdesemi për të ardhmen, dhe ju jeni zgjidhja për të ardhmen", u tha Mickoski të rinjve nga partitë simotra të Partisë Popullore Evropiane që po diskutojnë rolin e teknologjisë, stabilitetit dhe politikave rinore në Shkup.
Shkup - Rritja e peshës trupore paraqet një problem serioz shëndetësor dhe ka një trend shqetësues në rritje në botë dhe në vendin tonë, i cili veçanërisht i prek fëmijët dhe adoleshentët. Të dhënat statistikore tregojnë se në shtetin tonë prevalenca e obezitetit është 30–35 për qind. Në këtë drejtim, është veçanërisht e rëndësishme funksionimi i qendrave për trajtimin e obezitetit në Klinikën e Endokrinologjisë dhe në SPQ "8 Shtatori", theksohet në kumtesën e sotme të Ministrisë së Shëndetësisë.
Shkup - Në Radovish sot do të mbahet tribunë në kuadër të fushatës "Zëri që e dëgjojmë - më e mira e Maqedonisë". Tribuna është caktuar për në orën 18:00, ndërsa pas përfundimit është parashikuar deklaratë për mediat. Fushata "Zëri që e dëgjojmë - më e mira e Maqedonisë", filloi më 18 mars nga komuna e Bosilovës.
Shkup - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në emisionin "Biznis 21", theksoi se sistemi funksionon dhe se nuk ka persona të mbrojtur, pavarësisht funksionit të tyre, informon Ministria e Bujqësisë në kumtesën që MIA e përcjell në formë integrale. "Gjëja më e rëndësishme është që sistemi funksionon, nuk ka persona të mbrojtur nga pozita e funksionarëve, dhe kushdo që e shkel ligjin do të përgjigjet, pavarësisht nëse është nga pushteti aktual apo nga cilado pozitë, kjo vlen edhe për këto dy raste", theksoi ministri.
Shkup - Mungesa e infermierëve çon në trajtim të zgjatur të pacientëve, gjë që sjell kosto shtesë, lista pritjeje. Pacientët meritojnë infermierë të arsimuar dhe të paguar. Në kushtet kur ka mungesë infermierësh, nga njëra anë ka pacientë të pakënaqur, dhe nga ana tjetër, staf shëndetësor të lodhur, të cilët lodhen në punë, për shkak të mungesës së stafit. Kjo mungesë ndihet më shumë në institucionet mjekësore ku ka pacientë të shtruar, deklaroi kryetarja e Unionit të shoqatave, të udhëhequr nga Shoqata e Infermierëve, Teknikëve, Mamive dhe Infermierëve të Stomatologjisë - "Për Ne", Gordana Beshliovska.
Shkup - Llogaritja verore e kohës fillon sonte në orën 02:00 pas mesnate, kur akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara dhe në vend se 02:00, ora do të jetë 03:00. Kjo do të thotë se do të bëjmë gjumë një orë më pak, por do të ketë ditë më të gjata dhe më shumë dritë dite gjatë pasdites. Ndryshimi i kohës tek ne, si dhe në disa vende evropiane, bëhet dy herë në vit, dhe atë fundjavën e fundit të marsit kur fillon llogaritja verore e kohës dhe fundjavën e fundit të tetorit kur fillon llogaritja dimërore e kohës.
Vjenë - Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) njoftoi se për të tretën herë në 10 ditët e fundit është kryer një sulm në zonën e centralit bërthamor Busher në Iran. Agjencia e KB-së mbrëmë vonë në platformën Iks, duke iu referuar informatave iraniane, citoi se nuk ka raporte për dëmtim të reaktorit operativ as për rrjedhjen e radiacionit. Drejtori i përgjithshëm Rafael Grosi bëri thirrje në "qëndrueshmëri ushtarake maksimale që të shmanget rreziku nga fatkeqësia bërthamore".
Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se Kievi punon në arritjen e marrëveshjes me vendet e Lindjes së Mesme për dërgesën e naftës, lloj karburanti që është në mungesën më të madhe në vend. Zelenski ka folur për mediat ukrainase gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme, ku paraprakisht kumtoi se Ukraina dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes. Ky dokument hedh themelet për marrëveshje të ardhshme, bashkëpunim teknologjik dhe investime. Zelenski tha se me ministrat e tij dhe me kompaninë shtetërore "Naftogaz" bisedon për zgjidhjen e mungesës potenciale, duke theksuar se 90 për qind e deficitit energjetik bie pikërisht mbi karburantin dizel.
Odesa - Një person u vra dhe 11 të tjerë u plagosën, përfshirë një fëmijë, si pasojë e sulmit të mbrëmshëm rus ndaj infrastrukturës civile në Odesa, njoftoi në "Telegram" Sergej Lisak, kreu i Administratës Ushtarake të Odesës. "Fatkeqësisht, që nga ora 7:00 e mëngjesit të sotëm, dimë se një person ka vdekur në spital si pasojë e lëndimeve të marra. Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes dhe të dashurve", tha Lisak në një postim në "Fejsbuk".
Moskë - Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov dhe homologu i tij iranian Abas Aragçi biseduan për mundësitë për zgjidhje diplomatike të konfliktit në Lindjen e Mesme, kumtoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme. Në një kumtesë zyrtare citohet se ministrat detajisht e kanë shqyrtuar "krizën ushtarake-politike të ndërlikuar", e cila, sipas Moskës është rezultat i "agresionit të pajustifikuar amerikano-izraelit kundër Iranit".
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se "Kuba e ka radhën" duke përmendur si shembuj veprimet e mëparshme ushtarake të SHBA-së në Venezuelë dhe Iran. Gjatë forumit në Florida, Trampi nuk saktësoi se ç'farë veprimesh planifikon, por tha se qeveria në Havana është para kolapsit për shkak të krizës së rëndë ekonomike. "E krijova këtë armatë të madhe. Thashë që nuk do të keni nevojë ta përdorësh kurrë, por ndonjëherë duhet ta bësh. Dhe, meqë ra fjala, Kuba e ka radhën", tha Trampi, duke shtuar më vonë me shaka, "bëni sikur nuk e thashë unë këtë".
Nju-Jork - Miliarderi Ilon Mask të martën u përfshi në bisedën telefonike mes presidentit të SHBA-së Donald Tramp dhe kryeministrit indian Narendra Modi në lidhje me luftën në Iran, publikoi "Nju-Jork Tajms", duke i'u referuar burimeve të tij. Aktualisht nuk dihet pse Masku ka marrë pjesë në bisedë dhe nëse ka folur, citon gazeta amerikane.
Bangkok - Tajlanda njoftoi se ka arritur një marrëveshje me Iranin që do t'u lejojë tankerëve të saj të naftës të kalojnë pa pengesa nëpër Ngushticën e Hormuzit, e cila është nën bllokadë nga Teherani. "Është arritur një marrëveshje që do të lejojë kalimin e sigurt të anijeve cisternë tajlandeze, gjë që do të zvogëlojë shqetësimet në lidhje me furnizimet me karburant", tha kryeministri tajlandez Anutin Çarnvirakul.
Riad - Të paktën 12 ushtarë amerikan u plagosën gjatë një sulmi iranian me raketë ndaj bazës së aviacionit "Princ Sulltan" në Arabinë Saudite, njoftuan mediat perëndimore, duke i'u referuar përfaqësuesve zyrtar të SHBA-së. Gjatë sulmit, në të cilin u përdorën raketa dhe dronë, u dëmtuan disa aeroplanë amerikan të furnizimit me karburant, ndërsa dy ushtarë kanë marrë lëndime të rënda.
Tel Aviv - Një raketë u qëllua sot drejt Izraelit nga Jemeni, e para që nga fillimi i luftës me Iranin një muaj më parë, njoftoi armata izraelite. Armata njoftoi herët këtë mëngjes në Telegram se mbrojtja ajrore ishte aktivizuar, ndërsa mediat raportuan se raketa u kap me sukses pa viktima apo dëme materiale. Në fillim të luftës – e cila filloi me sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit në fund të shkurtit – milicia pro-iraniane Huthë shprehu "solidaritet të plotë dhe të palëkundur" me Teheranin. Kohët e fundit, është rritur frika se grupi islamist mund të përfshihet në konfliktin në Jemen.
Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale shiu me intensitet më të lehtë dhe kushte për paraqitje të izoluar të bubullimave të rralla. Në disa nga vendet më të larta reshjet do të jenë të shiut dhe borës, ndërsa në pjesët malore të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -1 deri në 5 gradë, ndërsa maksimalja nga 8 deri në 16 gradë.