MIA Flesh
- Shkup - Në prag të Ditës së Gjyqësorit, ministri i Drejtësisë Igor Filkov dhe Kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi, me të cilin do të vendoset një kornizë për lidhje digjitale dhe do të përmirësohet komunikimi elektronik midis institucioneve përmes platformës softuerike EPUS.
- Post By Sara Ademi
- 15:00, 30 mars, 2026
15:00/ 30 mars/ 2026
Shkup - Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Siç kumtuan nga Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, ajo do ta presë presidentin malazez me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në ceremoninë në vilën "Vodno".
Shkup - Në prag të Ditës së Gjyqësorit, ministri i Drejtësisë Igor Filkov dhe Kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi, me të cilin do të vendoset një kornizë për lidhje digjitale dhe do të përmirësohet komunikimi elektronik midis institucioneve përmes platformës softuerike EPUS.
Shkup - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Organizata Sindikale e Ministrisë sot shënuan një hap të rëndësishëm drejt avancimit të të drejtave të punëtorëve, me nënshkrimin e marrëveshjes së parë kolektive të këtij lloji. "Me këtë marrëveshje parashihet rritje graduale e pagave të punonjësve në ministri, nga 7 për qind duke filluar nga marsi i vitit 2026, me rritje shtesë në vitet 2027 dhe 2028. Ky është një sinjal i qartë se puna dhe përkushtimi i punëtorëve njihen dhe vlerësohen", sqarojnë nga MMJPH.
Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi me Kryetarët e Komunës së Kisella Vodës, Beti Stamenkoska Trajkoska, dhe Komunës së Ilindenit, Aleksandar Georgievski, për ndërtimin e stacioneve të reja policore në këto dy komuna me qëllim promovimin e sigurisë dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Shkup - Prokurori Jovan Cvetanovski kthehet në detyrën e tij, pasi Këshilli i prokurorëve publik unanimisht ia hoqi suspendimin dhe vendosi ta kthejë çështjen në rishqyrtim. Në të njëjtën seancë, Këshilli ndërpreu lëndën disiplinore kundër ish prokurorit të lartë publik Mustafa Hajrullahi, sepse ai më parë kishte paraqitur kërkesë për pushim nga detyra. Në një deklaratë për media pas seancës, kryetari i KPPRM, Bashkim Besimi, deklaroi se e kanë shqyrtuar vendimin dhe ankesat dhe kanë konstatuar se ka lëshime në Komisionin e shkallës së parë në rastin Cvetanovski.
Shkup - Deputeti Ziadin Sela pret gjykata më e lartë të vendosë në dobi të tij, për, sip tha, "Aleancën e vërtetë për shqiptarët" e kryesuar nga ai, në kontestin gjyqësor për kryesimin legjitim të partisë. Ai shtoi se tashmë ka formuar parti të re politike si alternativë nëse procesi juridik nuk përfundon në dobi të tij. Sela sot në konferencë për shtyp në Kuvend konfirmoi se pas dy vendimeve paraprake të Gjykatës themelore në Tetovë, rasti është në procedurë para Apelit në Gostivar. Ai theksoi se të gjitha vendimet e shkelura në dobi të krahut tjetër do të ankohen dhe se pritet përmirësim në instancat më të larta gjyqësore.
Shkup - Deputeti Zijadin Sela akuzoi sot në një konferencë për shtyp se Qeveria po përgatitet të bëjë devijim në Korridorin 8 dhe të heqë dorë nga traseja e planifikuar, duke përmendur si arsye mbrojtjen e zonës nën UNESKO-n. "Qeveria po përgatitet të bëjë një devijim në Korridorin 8 në vend që të realizojë projektin që është shumë i rëndësishëm për ekonominë e Maqedonisë së Veriut, gjeopolitikisht dhe gjeostrategjikisht për NATO-n, ku ne bëjmë pjesë dhe jemi anëtare e plotë, i cili lidh Detin e Zi me Detin Adriatik. Fatkeqësisht, ajo që unë e njoftova, dëgjuam edhe nga kryeministri se Korridori nuk do të ndërtohet për shkak të problemeve që gjoja lindën në lidhje me UNESKO-n", theksoi Sela.
Shkup – Nëna e të ndjerës, Ivana Jovanovska, sot, para Gjykatës Themelore Penale Shkup, deklaroi se vajza e saj me vite kishte jetuar në frikë nga bashkëshorti Stojançe Jaovanovski, me mavijosje të dukshme, nën kontroll të vazhdueshëm dhe me mendimin e vazhdueshëm se do t’i merrej vajza. Duke dëshmuar në mënyrë kronologjike për lidhjen e tyre, ajo tha se Ivana dhe i akuzuari në fillim jetonin me qira, se para martesës njiheshin shkurt kohë dhe se vajza e saj në fillim kishte parë pozitivisht bashkëshortin. Sipas dëshmisë, më vonë kishte vërejtur mavijosje në duar dhe këmbë, si dhe sy të mavijosur, por Ivana nuk kishte dashur ta pranojë se ishte rrahuar dhe e bindte me fjalët “mami, do të bëhet mirë”.
Shkup - Përpara festave të Pashkëve dhe rritjes tradicionale të kërkesës për vezë dhe ngjyra për vezë, mish dhe produkte të tjera ushqimore, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) po kryen kontrolle të shtuar tek operatorët e ushqimit në të gjithë vendin. Kontrollet, siç njoftojnë, janë të fokusuar në të gjitha segmentet e zinxhirit ushqimor – prodhim, përpunim, distribuim dhe shitje – me qëllim parandalimin e qarkullimit të produkteve të pasigurta dhe luftimin e tregtisë së paligjshme.
Shkup - LSDM në periudhën e ardhshme do të përforcojë aktivitetet e saj, duke përdorur të gjitha mekanizmat demokratike në dispozicion në luftën për një Maqedoni evropiane, deklaroi sot në konferencë për shtyp lideri i partisë, Venko Filipçe. Ai kritikoi deklaratën e djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se Qeveria nuk do të pranojë ndryshime kushtetuese në kushte që ndikojnë drejtpërdrejt në identitetin maqedonas, ndërsa pa parashikueshmëri të qartë dhe një rezultat përfundimtar të procesit.
Shkup – Këshilli i Prokurorëve Publikë në mbledhjen e sotme njëzëri e refuzoi nismën e prokurores publike Lençe Ristoska, e cila thoshte se ndaj pavarësisë së saj ka pasur ndikime dhe presione të jashtme, veçanërisht për shkak të veprimit të saj në lëndë kundër VMRO-DPMNE-së. Në nismë Ristoska ka theksuar se sulmet ndaj saj rrjedhin nga struktura politike të VMRO-DPMNE-së, ndërsa si shembull theksoi deklaratat e kryeministrit dhe publikimet në ueb-faqen e partisë.
Shkup - Bashkëpunimi ndërkomunal nuk njihet mjaftueshëm si një mekanizëm efikas për rritjen e efektivitetit të shpenzimeve dhe cilësisë së shërbimeve. Edhe pse ligji është konceptuar si një instrument për tejkalimin e hendekut midis komunave më të vogla dhe atyre me kapacitete më të mëdha administrative dhe financiare, janë pikërisht komunat me nevojat më të mëdha ato që përballen me burime të kufizuara dhe kapacitete të pamjaftueshme për të krijuar në mënyrë të pavarur forma të tilla bashkëpunimi", tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, në ngjarjen konsultative me temën "Promovimi dhe përforcimi i bashkëpunimit ndërkomunal në vetëqeverisjen lokale".
Shkup – Shkalla reale e qarkullimit në grupin Tregti me pakicë me ushqim, pije dhe duhan në shkurt të këtij viti është rritur për 11,1 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Siç bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikës, në tregtinë me pakicë në muajin shkurt të vitit 2026, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025, parë sipas grupeve dhe klasave, shkalla e qarkullimit në grupet Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit është rritur nominalisht për 16, 7 për qind, ndërsa në terma realë për 11,1 për qind.
Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti paralajmëroi sot se do t'i ftojë liderët e partive opozitare në diskutim në Kuvend mbi zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Ai tha se beson se është e nevojshme të sigurohet prania e të paktën 84 deputetëve që Kuvendi të zgjedhë presidentin e ri të Kosovës.
Prishtinë - Kosova sot miratoi dërgimin e trupave në Gazë për forcat ndërkombëtare të sigurisë, si pjesë e një iniciative amerikane pas armëpushimit të vitit të kaluar midis Izraelit dhe Hamasit. Disa vende, përfshirë Indonezinë, Marokon, Kazakistanin dhe Shqipërinë, janë zotuar të dërgojnë trupat e tyre për të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) për të ruajtur paqen dhe për të mbështetur administratën kalimtare në Rripin e Gazës nën udhëheqjen e "Bordit të Paqes" të presidentit amerikan, Donald Tramp.
Tiranë - Qeveria e Shqipërisë në seancën e sotme për drejtor të ri të përgjithshëm të policisë shqiptare e emëroi Skënder Hitën, drejtor aktual i drejtorisë lokale të policisë në Fier, njoftoi Besfort Lamallari, duke theksuar se "ky vendim është bazuar në merita, profesionalizëm dhe integritet". "Sot, në mbledhjen e Qeverisë, miratuam vendimin me të cilin Skënder Hita emërohet drejtor i përgjithshëm i policisë shtetërore. Ai kishte vlerësimin më të lartë mes kandidatëve të paraqitur për konkurs, duke dëshmuar përvojë të spikatur, vizion të qartë strategjik dhe angazhim të palëkundur ndaj ligjit dhe qytetarëve", shkroi Besfort Lamallari në një postim në Fejsbuk.
Berlin - Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Shara, sot ndodhet në vizitë në Gjermani. Takimi i tij i parë në Berlin ishte me presidentin e Gjermanisë, Frank-Valter Shtajnmajer. Është parashikuar që Al Shara të takohet edhe me kancelarin gjerman Fridrih Merc, me të cilin do të bisedojë për kthimin e refugjatëve sirianë në atdhe dhe për rindërtimin e Sirisë pas luftës së gjatë civile.
Madrid - Spanja ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për fluturimet e përfshira në operacionin "tërbim epik", që SHBA-ja dhe Izraeli e kanë nisur kundër Iranit, publikoi gazeta spanjolle "Pais", duke cituar burime ushtarake anonime. Spanja jo vetëm që ndalon përdorimin e bazave ajrore Rota në Kadis dhe Moron de la Frontera në Seville nga ana e aeroplanëve luftarakë ose aeroplanët të cilët furnizohen me karburant dhe të cilët bashkëpunojnë në sulm, por gjithashtu ndalon fluturimet nga aeroplanët amerikanë të stacionuar në vende të treta, siç janë Britania e Madhe ose Franca.
Londër - Një diplomat britanik është dëbuar nga Rusia dhe po përballet me akuzën për spiunazh, raporton DPA. Dëshmitë për spiunazh u zbuluan nga Agjencia e sigurisë dhe kundërzbulimit të Moskës, raportojnë mediat ruse, ndërsa diplomatit të paemëruar i është urdhëruar të largohet nga vendi brenda dy javëve. Ky është diplomati i dytë britanik këtë vit që është dëbuar nga Rusia për shkak të akuzave për spiunazh.
Uashington – Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se askush në histori nuk e meriton Çmimin Nobel për Paqe më shumë se ai, duke thënë se ka parandaluar disa luftëra të mëdha në mbarë botën. “Pa dallim nëse njerëzit e pëlqejnë Trampin apo jo, unë kam zgjidhur tetë luftëra. Të mëdha. Disa zgjatën 36 vjet, 32 vjet, 31 vjet, 28 vjet, 25 vite. Disa nuk kanë filluar ende, si India dhe Pakistani. Tetë aeroplanë janë rrëzuar tashmë. Dhe e zgjodha shumë shpejt, pa armë bërthamore”, tha Trampi.