• e premte, 21 shkurt 2025
MIA Flesh

18:00/20 shkurt/2025

Shkup - Qeveria e Mbretërisë së Spanjës ka dhënë  ndihmë teknike me grant prej përafërsisht një milion euro për shërbime këshilluese dhe inxhinierike për sistemin e kullimit dhe trajtimit të ujërave të zeza për Liqenin e Ohrit, njoftoi Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Ministri dikasterial dhe zëvendëskryeministër i parë Izet Medziti, në një takim pune sot me ambasadorin e Spanjës në vendin tonë, Rafael Soriano Ortiz, falënderoi për mbështetjen me grantin, i cili është në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Mbretërinë e Spanjës.

Shkup - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot pati takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Rafael Soriano Ortiz. Në takim, siç njoftuan nga Ministria e Transportit, është biseduar për kushtet dhe mundësitë e themelimit të linjave të reja ajrore ndërmjet dy vendeve, në ktë rast zëvendëskryeministri Nikolloski informoi për politikat dhe planet e qeverisë për zhvillimin e komunikacionit ajror në shtet.  Ai theksoi se linja e re Shkup-Barcelonë, ​​e cila do të vendoset në maj të këtij viti, si pjesë e programit zhvillimor të qeverisë, do të rrisë bashkëpunimin mes dy vendeve, që do të thotë hapje e perspektivave të reja mes dy popujve.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot e vizitoi Departamentin për Kundërvajtje të MPB-së i cili i përpunon dhe i realizon të gjitha fletëparaqitjet për kundërvajtje të cilat janë nën kompetencë të Ministrisë. Qëllimi i vizitës ishte që të njihet me punën aktuale të departamentit dhe me vështirësitë dhe problemet konkrete me të cilat përballen në departament, me qëllim të avancimit të proceseve dhe të efikastitetit të tyre."Përmirësimi i efikasitetit të të gjitha proceseve në Ministri është njëra nga prioritetet tona kryesore me qëllim që t’u ofrojmë qytetarëve një institucion i cili kujdeset për për sigurinë e tyre dhe ofron shërbime të shpejta dhe efikase në të gjitha segmentet e punës. Në periudhën vijuese planifikojmë përmes riorganizimit cilësor të Departamentit për Kundërvajtje të avancojmë kapacitetin e tij për t’iu përgjigjur edhe nevojave të projektit „Qyteti i sigurt“, theksoi ministri Toshkovski. 

Shkup - Gjuha amtare është më shumë se një mjet komunikimi, është themel i identitetit tonë, rojtar i trashëgimisë kulturore dhe urë ndaj brezave të ardhshëm, theksoi ministri i Kulturës Zoran Ljutkov në shënimin e sotëm të Ditës Ndërkombëtare të gjuhës amtare-21 shkurti që u mbajt në Institutin për Gjuhën Maqedonase "Kërste Misirkov" në Shkup. "Shpirti ynë është maqedonishtja, gjuha jonë është maqedonishtja - gjuhë e shekujve, gjuhë e këmbënguljes, një gjuhë që e ka thurur fillin në strukturën e historisë, e pathyer, krenare dhe e papushtuar", tha ministri Ljutkov.

Prilep - Dy aparate të sofistikuara në vlerë prej 20 milionë denarëve për operacione në repartin e urologjisë dhe ortopedisë, ka marrë Spitali i Përgjithshëm i Prilepit me kompetencë të zgjeruar. Pajisjen nga Ministria e Shëndetësisë e promovoi ministri Arben Taravari. "Bëhet fjalë për artroskopi me çfarë, përveç gjurit që deri tani është operuar, tani mund të kryhen operacionet e shpatullës dhe kyçit të këmbës në repartin e ortopedisë. Ndërsa për repartin e urologjisë është blerë laparosk, por edhe për endourologjinë, kështu që procedurat kirurgjikale do të kryhen në mënyrë të sofistikuar dhe precize", deklaroi Taravari. 

Shkup - Andrej Zhernovski revokohet nga detyra e ambasadorit në Rumani. Siç publikoi Zhernovski, pa kurrfarë njoftimi paraprak, informacionin e ka kuptuar në mënyrë jozyrtare pas shpalljes së tij në "Gazetën zyrtare". "Ende nuk mund t'i kalojnë tri raundet dhe disfatën në Qendër. Nga njoftimi në "Gazetën Zyrtare" mësova se jam revokuar nga detyra si ambasador i vendit tonë në Rumani, pa asnjë informacion paraprak, gjë që është në kundërshtim me procedurat bazë të parashikuara në Kushtetutë dhe Ligj. Tragjikomike! Pas 192 ditësh pasi u ktheva në vend për "konsultime", gjatë të cilave u shkel brutalisht Ligji për Punët e Jashtme, mësova për këtë vendim krejtësisht jozyrtarisht. Është e qartë se arsyetimi partiak është edhe një herë më i fortë se ligjet dhe diplomacia", ka bërë të ditur Zhernovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Shkup - Nga Inspektorati shtetëror i tregut informojnë se nga sot inspektorët e tyre janë në terren dhe do të kryejnë kontrolle nëse respektohen vendimet e Qeverisë për kufizimin e marzhave dhe për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Konform Ligjit për tregti dhe Ligjir për mbrojtje të konsumatorëve, gjobat për mosrepsektim të këtyre dy vendeve lëvizin nga 500 deri në 1.000 euro, ndërsa të gjitha parregllsitë mund të raportohen në 191 ose në www.dpi.gov.mk. Pas publikimit të dy vendimeve qeveritare në "Gazetën zyrtare" nga sot ato kanë hyrë në fuqi dhe vlejnë deri më 30 prill.

Shkup - Revizorët kanë konstatuar dobësi në zbatimin e masave për punësim në vitin 2023 dhe shpërndarje jo të barabartë të fondeve në rajonet pyjore. Janë konstatuar edhe lëshime në aktivitetet për trajnime në IT mjeshëri që është një nga qëllimet e Agjencisë së punësimit. Në raportin revizor është theksuar se për pagesën e mjeteve financiare për kompensim në të holla të papunësisë në vitin 2023 janë paguar mjete në vlerë të përgjithshme prej 1.305.639 mijë denarëve gjegjësisht 21 milionë euro dhe se vërehet trend i uljes në krahasim me vitin 2022, përkatësisht janë paguar më pak se 102.071 mijë denarë.

Shkup - Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave për Ndjekjen e Komunikimeve në seancën e sotme pa debat miratoi Raportin Vjetor të punës së Komisionit për Mbikqyrjen e Zbatimit të Masave për Ndjekjen e Komunikimeve në vitin 2024. Anëtarët e Komisionit e kanë miratuar edhe Udhëzimin për procedurën për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve nga ana e Komisionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave për Ndjekjen se Komunikimeve.

Shkup - Numri i përgjithshëm i udhëtarëve në transportin rrugor është 10 989 mijë, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak është zvogëluar për 1,6 %, bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikës. Sipas llojit të transportit, numri i udhëtarëve në transportin urban është zmadhuar për 0,3 %, në transportin periferik është zvogëluar për 8,2 %, në transportin ndërmjet qyteteve është zmadhuar për 5,9 %, ndërsa në transportin ndërkombëtar është zmadhuar për 100,5 %.

Shkup - Janë regjistruar 2.726 raste të reja të personave të sëmurë me grip nga 10 deri në 16 shkurt, që është për 5,3 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar. Numër më të madh të personave të sëmurë ka në Shkup, gjegjësisht 616 persona. Pason Manastiri, Kumanova me 249, Strumica - 220, Shtipi - 184, Tetova - 180, Kavadari - 165, Ohri - 118, ndërsa në rajonet tjera, numri i të infektuarve është i barabartë ose më pak se njëqind. Drejtorsha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonova sot në një deklaratë për media rekomandoi që qytetarët të evitojnë tubime, t'i ajrosin hapësirat dhe t'i përcjellin rekomandimet tjera.

Shkup - Sipas analizave të deritashme statistike-krahasimtare nga kontrollet e vazhdueshme dhe të përforcura të komunikacionit që po ndërmerren ditë për ditë në rrugët e vendit edhe më tej mbetet përfundimi se mosrespektimi i dispozitave në lidhje me parkimin, më tej tejkalimin e shpejtësisë së lëvizjes dhe gjithsesi – ngasjen pa leje drejtimi janë kundërvajtjet që më së shpeshti i bëjnë pjesëmarrësit e komunikacionit në shtet, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Në këtë pikëpamje analiza e kontrolleve të ndërmarra dje vetëm se e vërteton përfundimin e këtillë.

Shkup - Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe i EURODIZEL (D-E V) dhe i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri të (EL-1) nuk ndryshohen. Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS ulet për 1,019 den/kg dhe do të arrijë 46,190 den/kg ,vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Çmimet maksimale të derivateve të naftës nga sonte në mesnatë do të arrijnë 80 denarë për litër EUROSUPER BS, 82 denarë për litër EUROSUPER BS-98, ndërsa për EURODIZEL BS (D-E V) do të arrijë 74 denarë për litër. Ekstra vaji i lehtë për amvisëri do ë arrijë 73,50 denarë për litër, ndërsa i Mazutit 46,190 denarë për një kilogram. 

Londër - Britania e Madhe dhe Franca po punojnë për formimin e forcave evropiane të destinuara për garantimin e sigurisë së Ukrainës në kuadër të marrëveshjes së mundshme të armëpushimit, e cila do të përbëhej nga "më pak se 30.000 ushtarë", raportuan sot mediat britanike. Duke cituar "zyrtarët perëndimorë", disa gazeta, duke përfshirë "Gardianin", "Tajms" dhe "Fajneshëll tajms, tregojnë se këto forca do të jenë kryesisht forca ajrore dhe detare me një prani "minimale" në terren, larg vijës së frontit në lindje të vendit. 

Bruksel - Kryetarët e Komisionit Evropian dhe të Këshillit Evropian, Ursula fon der Lajeni dhe Antonio Koshta, të hënën do të vizitojnë Kievin për të shënuar përvjetorin e tretë të pushtimit të plotë rus të Ukrainës, njoftoi DPA. Në një postim në rrjetin social X duke paralajmëruar udhëtimin, Koshta ka shkruar se vizita do të "konfirmonte mbështetjen për popullin heroik ukrainas dhe presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike (Volodimir Zelenski).

Varshavë - Kryeministri polak Donald Tusku sot deklaroi se kapitullimi i detyruar i Ukrainës mund të thotë kapitullimi i gjithë Perëndimit, me të gjitha pasojat që do të pasojnë. "Kapitullimi i detyruar i Ukrainës do të thotë dorëzim i të gjithë komunitetit perëndimor. Me të gjitha pasojat nga ky fakt. Dhe askush të mos bëhet që nuk e di këtë", ka shkruar Tusku në platformën X. Më herët presidenti amerikan Donald Tramp e ka quajtur Zelenskin "diktator" i cili "nuk duhet të mbajë zgjedhje në vendin e tij", duke theksuar se Zelenski shumë dobët po renditet në sondazhet e Ukrainës dhe se e vetmja gjë në të cilën është i mirë është ta gënjejë ish-presidentin amerikan Xho Bajdenin. 

Kiev - Shefi i diplomacisë ukrainase Andrij Sibiha sot deklaroi se me të dërguarin special amerikan Kit Kellog ka biseduar për mënyrat për t'i dhënë fund luftës me Rusinë dhe për arritjen e paqes afatgjatë. Vizita e Kellogut në Kiev po zhvillohet në periudhën e rëndë diplomatike për Ukrainën, pasi presidenti amerikan Donald Tramp vendosi fundin e izolimit politik të presidentit rus Vladimir Putinit, filloi bisedimet dypalëshe me Moskën dhe dha deklaratë në përputhje me qëndrimin e Kremlinit për Ukrainën. "E konfirmova vullnetin e Ukrainës të arrijë paqe përmes forcës dhe vizionit tonë për hapa të mëtutjeshme", ka shkruar Sibiha në platformën X. 

Johanesburg - Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov ka pasur takim me kolegun e tij kinez Vang Ji, në të cilin dy diplomatët kanë biseduar për spektrin e gjerë të temave, duke përfshirë edhe marrëdhëniet me SHBA-në dhe konfliktin në Ukrainë, njoftoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme. Mediat britanike transmetojnë se takimi është mbajtur në margjinat e takimit ministror të G-20 në Afrikën e Jugut. "Pjesëmarrësit e kanë lavdëruar zhvilimin e dialogut politik dhe ndërlidhjen paktike mes Rusisë dhe Kinës, si faktor stabilizues në konteskt të turbulencave të vazhdueshme në sistemin botëror", njoftoi Ministria ruse.

Frankfurt - Banka Qendrore Evropiane (BQE) sot njoftoi për për të dytin vit radhazi humbje, me deficit prej rreth 7.9 miliardë euro (8.2 miliard dollarë) në vitin 2024.  Kjo shënon humbjen më të madhe në historinë më shumë se 25-vjeçare të BQE-së. Banka mund të pësojë disa humbje në vitet e ardhshme, por ato duhet të jenë më të vogla se në dy vitet e fundit. Në vitin 2023, BQE arriti të ulë deficitin e saj me 1.3 miliardë euro. Humbjet e kombinuara për dy vitet e mëparshme, të cilat gjithsej 9.21 miliardë euro do të barten për t'u kompensuar me fitimet e ardhshme.

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që i jep fund shpenzimit të parave të taksapaguesve në burimet federale që mbështesin imigracionin ilegal dhe të huajt ilegalë. Administrata e Trampit tha se qëllimi i urdhrit ekzekutiv, të cilin presidenti e nënshkroi mbrëmë vonë, është të sigurojë që "burimet e taksapaguesve të përdoren për të mbrojtur interesat e qytetarëve amerikanë, jo të huajve të paligjshëm", raportoi Foks Njuz. Sipas urdhrit, departamentet dhe agjencitë federale duhet të identifikojnë dhe të përfundojnë të gjitha programet që ofrojnë përfitime financiare për të huajt e paligjshëm.

Mogadishu - Të paktën 13 ushtarë janë vrarë në sulmet e milicisë islamike Al Shabab ndaj tre bazave ushtarake në Somali, njoftoi ushtria e Somalisë, raporton DPA. "Militantët fillimisht shpërthyen makina- bomba përpara se të nisnin sulmin në disa drejtime me luftëtarët e tyre të armatosur rëndë, deklaroi zëdhënësi ushtarak. "Ndërsa sulmet ndaj dy bazave ishin refuzuar, sulmi ndaj kampit ushtarak në afërsi të qytetit të rëndësishëm strategjik të Adan Jabal rezultoi me viktima. Të plagosur janë edhe më shumë se 20 ushtarë", shtoi ai Sipas zëdhënësit qeveritar, në luftime janë vrarë më shumë se 130 islamistë. Në ndërkohë, Al Shabab, përmes radio stacionit të vet, njoftoi se janë vrarë më shumë se 100 ushtarë dhe janë sekuestruar shumë armë. 

Uashington - Shtëpia e Bardhë vazhdoi sot me presionin ndaj Kievit për t'i dhënë fund luftës me Ukrainën, duke i bërë thirrje të zbusë kritikat dhe menjëherë të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet e rralla. "Duhet të heshtin kritikat dhe ta studiojnë me kujdes si dhe ta nënshkruajnë atë marrëveshje. Rezistenca e Ukrainës ndaj marrëveshjes për minerale është thjeshtë e papranueshme duke marrë parasysh gjithçka që SHBA ka bërë për Ukrainën", tha këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Majk Volc në një intervistë për "Foks Njuz". Valc i dha vërejtjet një ditë pasi Trampi dhe presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski shkëmbyen ofendime.

QËNDRONI TË LIDHUR