MIA Flesh
- Shkup - Debati mbikëqyrës në të cilën do të debatohet për efektet e ndotjes së ajrit do të mbahet në Komisionin për shëndetësi. Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit pasdite informuan se ai e ka emëruar këtë Komision si organ punues amë për debatin. "Më 30 janar 2025, është dorëzuar Kërkesë nga 20 deputetë drejtuar Kryetarit të Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit, nëpërmjet Kryetarit të Kuvendit, për mbajtjen e një debati mbikëqyrës mbi efektet e ndotjes së ajrit në Shkup dhe qytetet e tjera në shëndetin e njerëzve dhe masat që ndërmerren për mbrojtjen e shëndetit publik. Më 6 shkurt 2025, kryetari i Komisionit të Përhershëm Anketues, Apasiev, njoftoi se debati mbikëqyrës do të mbahet më 25 shkurt 2025. Disa nga anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 13 shkurt 2025, me numër arkivor 17-933/1, dorëzuan Njoftim drejtuar Kryetarit në lidhje me debatin mbikëqyrës të Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit, i planifikuar për datën 25 shkurt 2025, me temë: "Efektet e ndotjes së ajrit në Shkup dhe në qytetet e tjera në shëndetin e njerëzve dhe masat që ndërmerren për mbrojtjen e shëndetit publik", me të cilën sygjerojnë se ka procedura që nuk janë në përputhje me Rregulloren e Punës", theksohet në përgjigjen me shkrim të kryetarit të Kuvendit.
- Post By Sara Ademi
- 17:55, 19 shkurt, 2025

18:00/ 19 shkurt/ 2025
Shkup - Debati mbikëqyrës në të cilën do të debatohet për efektet e ndotjes së ajrit do të mbahet në Komisionin për shëndetësi. Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit pasdite informuan se ai e ka emëruar këtë Komision si organ punues amë për debatin. "Më 30 janar 2025, është dorëzuar Kërkesë nga 20 deputetë drejtuar Kryetarit të Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit, nëpërmjet Kryetarit të Kuvendit, për mbajtjen e një debati mbikëqyrës mbi efektet e ndotjes së ajrit në Shkup dhe qytetet e tjera në shëndetin e njerëzve dhe masat që ndërmerren për mbrojtjen e shëndetit publik. Më 6 shkurt 2025, kryetari i Komisionit të Përhershëm Anketues, Apasiev, njoftoi se debati mbikëqyrës do të mbahet më 25 shkurt 2025. Disa nga anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 13 shkurt 2025, me numër arkivor 17-933/1, dorëzuan Njoftim drejtuar Kryetarit në lidhje me debatin mbikëqyrës të Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit, i planifikuar për datën 25 shkurt 2025, me temë: "Efektet e ndotjes së ajrit në Shkup dhe në qytetet e tjera në shëndetin e njerëzve dhe masat që ndërmerren për mbrojtjen e shëndetit publik", me të cilën sygjerojnë se ka procedura që nuk janë në përputhje me Rregulloren e Punës", theksohet në përgjigjen me shkrim të kryetarit të Kuvendit.
Shkup - Me rastin e problemit gjithnjë e më akut me trajtimin dhe sjelljen e pandërgjegjshme ndaj të mirave publike, para së gjithash për shkak të vandalizmit ndaj pajisjes urbane, këndeve të lojërave dhe sipërfaqeve publike, sot në hapësirat e Qeverisë me nismë të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale u mbajt takim pune mes përfaqësuesve të disa ministrive dhe Këshillit drejtues të BNJVL-së ku u diskutua për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme. "Synimi i Ministrisë së Vetëqeeverisjes Lokale është të arrihet zgjidhje e përhershme sistematike me të cilën do të sanksionohet sjellja e tillë, por edhe të theksohet nevoja për krijim të një sistemi për trajtim dhe parandalim të drejtë nga rastet e këtilla të cilët janë paraqitje e shpeshtë", kumtuan nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.
Shkup - Deri në fund të këtij muaji pritet të bëhet transferimi i transhesë së parë të huasë hungareze për përkrahjen e kompanive. Një pjesë e bankave veçmë kanë miratuar projekte dhe kanë parashtruar kërkesa për pagesën e tyre në Bankën Zhvillimore. Kjo u theksua në takimin e sotëm të ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në Odën Ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u diskutua për temat aktuale dhe sfidat ekonomike. "Filluam një sërë bisedash me komunitetin e biznesit dhe sot filluam pikërisht nga Oda Ekonomike e Maqedonisë. Qëllimi është që përmes këtyre takimeve të ndajmë informacione për plasimin e mjeteve të huasë hungareze të destinuar për kompanitë dhe t’i zgjidhim eventualisht dilemat që do të shfaqen gjatë këtij procesi”, deklaroi ministrja e Financave gjatë takimit.
Shkup - Gjendjet vijues ekonomike dhe projeksionet e ardhshme në sektorin energjetik të vendit ishin temë e diskutimit në takimin e sotëm të ministres së Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuara nga shefja e misionit Anet Kjobe. Në takim, siç informojnë nga Kabineti i Bozhinovskës, ministrja e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet financiare në procesin e tranzicionit energjetik dhe i theksoi përpjekjet e Ministrisë në zbatimin e reformave të orientuara drejt zhvillimit të qëndrueshëm të energjetikës, rritjes së efikasitetit energjetik dhe promovimit të burimeve ripërtëritëse të energjisë, si dhe Parku me erë, i cili siguron pjesë të rëndësishme nga energjia e gjelbër në vend, janë shembull për implementimin e burimeve të ripërërita. Ajo theksoi se këto aktivitete janë kyçe për rritje ekonomike dhe stabilitet të vendit.
Shkup - Ligji i ri për arsimin e lartë për të cilin jemi duke punuar parasheh një reformë të Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë (ACAL), me të cilin presim që institucioni të bëhet funksional, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në konferencën e sotme për media. "Më vjen keq që duhet ta them, por fakti është se puna e Bordit të Akreditimit, ose më saktë Agjencia për Cilësinë në Arsimin e Lartë, nuk i plotëson nevojat e një sistemi arsimor relativisht të dobët dhe problemet që ekzistojnë në arsimin e lartë. Presim një drejtor të ri të Agjencisë për Cilësinë e Arsimit të Lartë, pasi i vjetri u shkarkua nga Kuvendi. Kuvendi do të shpallë konkurs, do të ketë një drejtor të ri. Por, ligji i ri për arsimin e lartë që po punojmë, parasheh një reformë të këtij institucioni, me të cilin presim që institucioni të funksionalizohet dhe të përmbushë funksionet që duhet t'i kryejë", theksoi Janevska.
Shkup - Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdojnë të ofrojnë mbështetje financiare për qytetarët e Maqedonisë të cilët do të regjistrohen në studimet deridiplomike pasdiplomike ose doktoraturës në një nga universitetet më të mira në botë sipas ranglistës së Shangait. Konkurset për ndarjen e bursave për vitin akademik 2025-2026 janë shpallur, ndërsa afati i fundit për aplikimit është 12 shtator, informoi në konferencën e sotme për shtyp ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Ajo përkujtoi se është masë që shteti e zbaton tanimë 15 vjet, por kësaj radhe me disa modifikime të kushteve për përfituesit pas marrjes së diplomës.
Shkup - Qendra e vetme shtetërore PET nuk punon tashmë tre javë. Ministria e Shëndetësisë ishte informuar se për shkak të servisimit të domosdoshëm, do të ketë stagnim. Nga e premtja, tashmë gjithçka vazhdon të funksionojë normalisht, deklaroi për MIA-n drejtoresha e Institutit universitar për Tomografi pozitrone emetuese, Nevena Manevska. "Dhjetë vite nuk janë ndërruar filtrat në qendrën PET. për shkak të stërngarkimit të tyre për prodhim të radioizotopeve dhe sintezë të radiofarmaceutikëve, duhej të furnizoheshin në mënyrë adekuate me çka procesi në repartin për prodhim të radioizotopeve dhe sintezës së radiofarmaceutikëve do të rrjedhë pa pengesa", sqaroi Manevska për MIA-n.
Shkup - Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vendosur të iniciojë procedurë për vlerësimin e stazhit të anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë të cilët zgjidhen nga radhët e prokurorëve publikë. Ky vendim është rezultat i iniciativës së prokurores Lençe Ristoska, e cila kundërshtoi nenin 4, paragrafin 7 të Rregullores për punë të Këshillit. Sipas dispozitës së kontestuar, mandati i këtyre anëtarëve konsiderohet si përvojë e vlerësuar pozitivisht në prokurorinë publike, përveç rasteve të parashikuara në nenin 35-a të Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë.
Shkup - Drejtori i Byrosë për siguri publike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Aleksandar Janev sot në Dojran mori pjesë në takimin me rastin e stërvitjes së simuluar të mbajtur dje për dërgesë të kontrolluar tejkufitare, që në organizim të misionit të OSBE-së në vendin tonë ishte realizuar nga ana e shërbimeve policore të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.
Shkup - Deri në fund të muajit qytetarët në llogaritë e tyre duhet t'i marrin mjetet nga aplikacioni "TVSH-ja Ime". Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike sot informuan se pagesa është në vijim dhe se duke e përfshirë edhe ditën e sotme janë paguar mjete për 344 mijë përdorues, ndërsa për përpunim mbesin edhe 152.543 shfrytëzues. "Pagesa e TVSH-ja Ime është në vijim duke e përfshirë edhe datën e sotme 19.02.2025 nga gjithsej 496.543 shfrytëzues të TVSH-ja Ime, janë paguar mjete për 344.000 shfrytëzues. Në ditët në vijim pra deri në fund të muajit shkurt, kur është edhe afati përfundimtar për pagesë të mjeteve për kuartalin e fundit të vitit 2024, do të përpunohen të dhënat edhe për 152.543 shfrytëzues dhe mjetet do të paguhen në llogaritë e tyre. Për skanim të llogarive fiskale në periudhën tetor-dhjetor të vitit 2024 ndaj shfryëzuesve të TVSH-ja Ime do të paguhen mbi 870 milionë denarë në bazë të aplikacionit TVSH-ja Ime", thonë nga DAP.
Ohër - Deri në fund të vitit të ardhshëm autostrada Ohër - Kërçovë do të jetë gati. Këtë sot nga Ohri e tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, i cili pati takim me kryesinë e kompanisë "Kostal Maqedoni". Nikollovski edhe me këtë rast e ceki ndërhyrjen e projektuar keq për ndërlidhjen në autostradë, traseja e së cilës, siç theksoi, kalon përmes ndërtimeve të kategorisë A, nga rajoni i mbrojtur i aeroportit në Ohër, përmes pompave të benzinës, spitaleve, hoteleve, objekteve që nuk mund t'i nënshtrohen shpronësimit. Kjo çështje, siç theksoi, do të zgjidhet me vendim ligjor që është në procedurë miratimi, legjislaturë e cila tashmë është miratuar nga Qeveria dhe javën e ardhshme do të dërgohet në Kuvend për miratim.
Shkup - Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot si donacion nga Ambasada e SHBA-së në vend ka marrë një automjet mobil operativ. Siç informuan nga Kryqi i Kuq në ngjarje, automjeti operativ mobil paraqet qendër operative mobile komunikuese dhe do të mundësojë përballje dhe vendime të shpejta dhe efikase për veprim në gjendje krize, ndërlidhje me të gjitha institutucionet e përfshira në sistemin për menaxhment të krizës, si dhe me ekipet mobile në terren. Automjeti është i pajisur me pajisje më të sofistikuar për komunikim me të gjitha institucionet, në brendësi të së cilës ka tetra radio stacione, dron me kamerë termike, internet satelitor, furnizim me rrymë. Automjeti mund të përdoret në zjarre për kërkim të personave të humbur.
Tiranë - Ministri shqiptar i Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, në takimin në Tiranë, me shefin britanik të Komandës së Sigurisë Kufitare për Ballkanin Perëndimor, Toni Basvel, ranë dakord të formojnë ekipe të përbashkëta hetimore. "Pasi vlerësova lartë bashkëpunimin e deritanishëm, kërkova të zgjerohet e njejta në fushën e luftës kundër krimit të organizuar dhe emigrimit ilegal, ku ramë dakord për formimin e ekipeve të përbashkëta hetimore", njoftoi Hoxha në Fejsbuk.
Vjenë - Policia austriake ka arrestuar një djalë 14 vjeçar nën dyshimin se ka planifikuar sulm në stacionin hekurudhor Vestbanhof në Vjenë, njoftuan sot mediat aujsriake. Adoleshenti është arrestuar më 10 shkurt, ndërsa në shtëpinë e tij janë gjetur sende që sugjerojnë se e mbështet Shtetin Islamik.
Bratisllavë - Iniciativat e presidentit francez Emanuel Makroni që përfshijnë negociatat e paqes për Ukrainën janë në kundërshtim me atë që thirri Evropa në konferencën e Mynihut, deklaroi sot presidenti sllovak Peter Pelegrini. "Evropa, pas deklaratave të ashpra nga SHBA-të, pasi pa se fillimisht do të zhvillohen negociatat e paqes mes SHBA-së dhe Rusisë, edhe pa Ukrainën, ka bërë thirrje për unitet dhe bashkim të forcave në kërkim të një qëndrimi konkret evropian për këtë çështje", tha Pelegrini.
Paris - Shefi i diplomacisë franceze Zhan Noel Baro sot deklaroi se Rusia ka vendosur ta bëjë armik nga Bashkimit Evropian dhe se Evropa duhet ta kuptojë kërcënimin dhe të mbrohet nga e njëjta. Baro e konfirmoi qëndrimin e presidentit francez Emanuel Makronit, i cili në samitin e djeshëm në Paris theksoi se Rusia paraqet kërcënim ekzistencial për Evropën.
Moskë, 19 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putini sot deklaroi se është informuar për përfundimet e negociatave ruso-amerikane në Arabinë Saudite dhe se është i kënaqur me rezultatet. "Po, jam i informuar. I vlerësoj shumë, ka rezultate", tha Putini, duke shtuar se Ukraina nuk do të përjashtohet nga negociatat për t'i dhënë fund luftës. Putini e përshkroi atmosferën e negociatave ruso-amerikane në Riad si "qëllimmira" dhe theksoi veçanërisht hapjen e delegacionit amerikan.
Moskë - Presidenti rus Vladimir Putini sot deklaroi se evropianët janë fajtorë për atë që po ndodh në marrëdhëniet e tyre me SHBA-në, por theksoi se Rusia nuk ndërhyn në marrëdhëniet euroatlantike. "Rusia nuk po spekulon për marrëdhëniet SHBA-BE, por vetë evropianët janë fajtorë për mënyrën se si për momentin po zhvillohen". Sa i përket marrëdhënieve euro-atlantike, ne këtu nuk ndërhyjmë", deklaroi Putini.
Gjenevë - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot publikoi se të shtunën do të vazhdojë fushata masive për vaksinim kundër paralizës së fëmijëve në Rripin e Gazës, me qëllim që të vaksinohen më shumë se gjysmë milionë fëmijë. "Mjedisi aktual në Gaza, duke përfshirë mbipopullimin në strehimore dhe infrastrukturën e dëmtuar rëndë të ujit, kanalizimeve dhe higjienës, e cila lehtëson transmetimin fekalo-oral, krijon kushte ideale për përhapjen e mëtejshme të poliovirusit", tha OBSH në një deklaratë.
Moskë - Presidenti rus Vladimir Putini sot deklaroi se është informuar për përfundimet e negociatave ruso-amerikane në Arabinë Saudite dhe se është i kënaqur me rezultatet. "Po, jam i informuar. I vlerësoj shumë, ka rezultate", tha Putini, duke shtuar se Ukraina nuk do të përjashtohet nga negociatat për t'i dhënë fund luftës.
Madrid - Presidenti egjiptian Abdel Fatah el Sisi sot i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar në Madrid të miratojë një plan për rindërtimin e Gazës së shkatërruar nga lufta pa shpërnguljen e palestinezëve, pasi presidenti amerikan Donald Tramp i hidhëroi arabët me vizionin e tij për enklavën. "Theksuam sa është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të miratojë një plan për rindërtimin e Rripit të Gazës pa shpërnguljen e palestinezëve-përsëris, pa shpërnguljen e palestinezëve nga vendi i tyre", tha El Sisi në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin spajoll Pedro Sançez në Madrid.
Tel-Aviv - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu sot e emëroi Ron Dermer, këshiltlarin e tij më të afërt, i cili ka lidhje të afërta me presidentin amerikan, Donald Tramp, për t'i kryesuar negociatat për fazën e dytë të armëpushimit me Hamasin, deklaroi një zyrtar anonim izraelit. Përfaqësuesi zyrtar tha se Dermer do ta kryesojë ekipin izraelit.
Uashington - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio sot në bisedimet me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikun Mohamed bin Zajed al-Nahjan e falenderoi atë vend për "marrëdhëniet e forta dhe të qëndrueshme" të shënuara nga lidhje të forta ekonomike, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe interesave të përbashkëta në fushën e stabilitetit rajonal, njoftoi sot zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tami Brus.
Kanberrë - Tri qeveri të huaja kanë planifikuar të shkaktojnë dëme fizike njerëzve të cilët jetojnë në Australi, deklaroi sot shefi i agjencisë së intelegjencës për siguri Majk Burges. Ai nuk i tregoi emrat e shteteve. Në fjalimin e tij vjetor mbi kërcënimet kundër Australisë, ai theksoi se një qeveri ishte përpjekur të mashtrojë një mbrojtës të të drejtave të njeriut për të udhëtuar nga Australia në një vend të tretë, ku komplotistët kanë planifikuar ta lëndojnë ose ta vrasin.. Shërbimet e intelegjencës kanë intervenuar dhe e ka ndërprerë udhëtimin e tij.