• e mërkurë, 26 qershor 2024
MIA FLESH

09:00 / 25 qershor / 2024

Shkup - Kuvendi sot në seancën e tetë duhet të verifikojë mandatet e deputetëve të rinj që do të vijnë në vendin e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe disa ministrave të sapozgjedhur. Deputetë bëhen Dragan Nedeljkoviq, Velika Stojkova Serafimovska, Sergej Popov, Emilija Angelova, Vesna Gjorgjieva dhe Dijana Ilievska nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Feride Haxhiu dhe Kaltrina Haxhiu nga koalicioni VLEN.

Shkup - Kuvendi sot do të mbajë seancën e 8-të, në të cilën në rend dite është verifikimi i mandatit të deputetëve dhe propozim i ligjit për plotësimin e Ligjit për Energjetikën, me procedurë të shkurtuar. Kryeministri Hristijan Mickoski, para zgjedhjes së tij si person i parë në Qeveri, dhe deputetët Bojan Stojanovski, Toni Jarevski dhe Marija Mitevska nga VMRO-DPMNE kanë dorëzuar amendamentin e Ligjit për energjetikë me qëllim që të pengohet rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 1 korriku

Shkup - Projekti për zhvillimin e parkut me erë në vend, investim i Alkazar Energji që kushton mbi 500 milionë dollarë, sot zyrtarisht do të prezantohet në Shkup. Në ngjarje do të flasin Daniel Kalderon, bashkëpronar dhe partner drejtues i Alkazar Enerxhi, kryeministri Hristian Mickoski dhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska. 

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në zonat urbane është mesatar. Në VK Tabanoc shënohet frekuencë e rritur e automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 15 minuta.  Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Shkup - Me 12,25 raste për milion banorë, Maqedonia e Veriut është e treta në Evropë sipas shkallës së vdekjeve nga armët e zjarrit, sipas analizës së portalit statistikor "Landgeist", bazuar në të dhënat e Institutit ndërkombëtare për matjen dhe vlerësimin e shëndetit me bazë në Universitetin në Sietëll.

Shkup - Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut sot do t'i prezantojë rezultatet nga Anketa me sektorin privat të biznesit për çështje lidhur me korrupsionin. Anketa është pjesë e aktiviteteve të projektit "Qytetarët kundër korrupsionit" të cilin Oda e zbaton nga prilli i vitit 2023. 

Shkup - Konferenca përfundimtare e projektit "Për drejtësi - Organizatat civile për një gjyqësor të pavarur dhe efikas" do të mbahet sot në hotelin Meriot në Shkup. Projekti është financuar dhe zbatohet nga Fondacioni Shoqëria e hapur - Maqedoni dhe grupi Bluprint për reforma në drejtësi.

Shkup - Forumi Rinor Arsimor (FRA) sot do të prezantojë gjetjet dhe rekomandimet kryesore nga hulumtimi "Potenciali i pashfrytëzuar studentor: hulumtimi për shkallën e suksesit të bursave të dhëna nga MASH-i për të studiuar në universitetet të cilat janë të renditura në njëqind vendet e para sipas Listës së Shangait".

Shkup - Moti sot paradite do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë të motit të keq me shi më të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fuqishme dhe paraqitje lokale të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 20, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 30 deri 37 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8.

Paris - Presidenti i Francës Emanuel Makron vlerësoi se fitorja e ekstremit të majtë apo ekstremit të djathtë në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare mund të shkaktojë "luftë civile". Ai tha se partia e ekstremit të majtë "Franca e pamposhtur", si dhe partia e ekstremit të djathtë "Mbledhje kombëtare" e Marin Le Pen, zbatojnë politika që "inkurajojnë ndarjet dhe tensionet midis bashkësive", njoftoi politiko.eu.

Bruksel – Përgatitjet për Samitin e ardhshëm të BE-së të planifikuar për 27 dhe 28 qershor, si dhe diskutimi i draft-konkluzioneve të këtij takimi të shefave të shteteve apo qeverive të anëtarëve të Unionit, do të jenë tema kryesore e seancës së sotme të Këshillit Evropian për Çështje të Përgjithshme (GAK), që do të mbahet në Luksemburg.

Bruksel – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot do të jetë në vizitën e parë të punës në Bruksel pas marrjes së detyrës. Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, gjatë vizitës në Bruksel është paraparë Mucinski në selinë e NATO-s të takohet me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg, ndërsa më pas të ketë edhe takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

QËNDRONI TË LIDHUR