• e mërkurë, 26 qershor 2024
MIA FLESH

12:00 / 25 qershor / 2024 

Shkup - Situata pas stuhisë së pardjeshme që përfshiu Tetovën, Shkupin dhe komunat përreth ngadalë po normalizohet, kumton QMK-ja. Gjithsej 99 për qind e telefonatave në 112, gjatë 24 orëve të fundit, kanë qenë kërkesë për të bërë procesverbal të dëmeve të pësuara materiale, që u transferohet autoriteteve në komuna, e më pas komisionit qeveritar për procedurë të mëtejshme.

Shkup - NP Higjiena Komunale - Shkup kumtoi se gjatë dy muajve të fundit është
ballafaquar me një dukuri të shpeshtë të hedhjes së paligjshme të mbetjes në sipërfaqet publike dhe të trafikut, veçanërisht në mikrolokacionet ku janë vendosur edhe enët e destinuara për hedhjen e mbetjes komunale.

Hagë - Në Spanjë, në aksionin e përbashkët të forcave policore nga Franca, Spanja dhe Turqia, janë arrestuar gjithsej 42 persona të dyshuar për kontrabandë të një sasie të madhe kanabisi në mbarë Evropën Perëndimore, si dhe për tregti me heroinë në BE.

Selanik - I njohur prej kohësh për peizazhet e tij të bukura natyrore, pushimoret e jashtëzakonshme dhe plazhet ekzotike, Gadishulli Halkidiki është i ndarë në tre gadishuj më të vegjël, të njohur si "krahët"... "krahu i parë" më jugor - Kasandra është plot me hotele luksoze, pushimore dhe plazhe me te gjitha komoditetet e mundshme. Sitonia - "krahu i dytë" është i njohur për natyrën e saj të bukur, ndërsa Athos përbëhet pothuajse tërësisht nga bashkësitë monastike dhe është pothuajse tërësisht i mbyllur për publikun.

Athinë - BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare duhet t'i bëjnë të qarta pasojat që do të ketë mosrespektimi i Marrëveshjes në rajon dhe veçanërisht në të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, theksoi ish-kryeministri grek Aleksis Cipras gjatë Komitetit për Ballkanin Perëndimor të Këshillit të Evropës, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Luksemburg - Menjëherë do të fillojnë aktivitetet lidhur me pakon e 15-të të sanksioneve kundër Rusisë, paralajmëroi ministrja e Punëve të Jashtme, Elina Valtonen. "Jam e sigurt se ne gjithashtu do të mund të përditësojmë edhe listat e subjekteve të sanksionuara," tha Valtonen në takimin e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme, i cili u zhvillua në Luksemburg.

Bruksel - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot kumtoi se Bashkimi Evropian zyrtarisht ka filluar negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë. "E uroj Moldavinë dhe Ukrainën për fillimin e negociatave qasëse. Ky është një lajm shumë i mirë për popullin e Ukrainës, Moldavisë dhe mbarë Bashkimin Evropian. Rruga para nesh do të jetë e vështirë, por plot mundësi", publikoi Fon der Lajen në platformën Iks.

Bruksel - Bashkimi Evropian sot zyrtarisht i fillon bisedimet për anëtarësim me Ukrainën dhe Moldavinë. Ky veprim i rëndësishëm synon veçanërisht dërgimin e një vote besimi për të ardhmen e Ukrainës, pasi Moska ka marrë vrull në fushën e betejës gati dy vjet e gjysmë që nga pushtimi i Kremlinit.

Ankara - Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan deklaroi sot se presidenti turk Rexhep Taip Erdogan planifikon të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Kazakistan. Erdogani pret të zhvillojë bisedime me Putinin në margjinat e samitit të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait me 3 dhe 4 korrik në Astana.

Palermo - Policia në qytetin Mesina në pjesën jugore të Italisë ka arrestuar 112 persona të dyshuar për kontrabandë më drogë dhe vepra të tjera në një operacion të madh të kryer në Sicili, Kalabri dhe Lombardi.

Pekin - Sonda hënore kineze "Çang-6" sot u kthye në Tokë, duke sjellë përsëri mostrat e para të mbledhura ndonjëherë nga ana e errët e Hënës, raportuan mediat kineze. Një sondë kineze zbarkoi në rajonin verior të Mongolisë së Brendshme të Kinës, duke sjellë përsëri mostrat e tokës hënore që mblodhi në fillim të këtij muaji.

Gazë - Të paktën 24 palestinezë janë vrarë mëngjesin e sotëm në tre sulme ajrore të ndryshme në qytetin e Gazës, kumtoi përfaqësuesi i grupit militant palestinezë Hamas. Sipas këtij raporti, të dy sulmet kanë goditur dy shkolla në qytetin e Gazës, duke vrarë të paktën 14 persona.

Moskë - Fregata ruse "Admiral Gorshkov" kishte stërvitje ushtarake në Oqeanin Atlantik duke kërkuar nëndetëse me ndihmë të helikopterëve, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.  Ekuipazhi i helikopterit ushtronte teknika taktike për kërkimin dhe ndjekjen e nëndetëseve në Oqeanin Atlantik, njoftoi MM ruse në Telegram.

Seul - Koreja e Veriut gjatë natës ka lëshuar rreth 350 balona me mbeturina në drejtim të Koresë së Jugut, kumtoi sot ushtria e Koresë së Jugut. Ky është lansimi pestë i tillë që nga fundi i muajit të kaluar, transmeton Jonhap

Kanbera - Kryeministri australian Entoni Albaneze deklaroi sot se dëshiron që Xhulian Asanzh (52) të kthehet në Australi sa më shpejt që të jetë e mundur pasi themeluesi i Vikiliks u lirua nga burgu dhe u largua nga Britania e Madhe pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë me autoritetet amerikane për shkeljen e ligjit të spiunazhit.

Daka - Kryerësi i numrit më të madh të dënimeve me vdekje në Bangladesh, Shahxhahan Buxhan, vdiq në një spital në kryeqytetin Daka, raporton Bi-Bi-Si, duke cituar mediat lokale. Buxhani (74) ndërroi jetë pasi u pranua dje në spital duke u ankuar për dhimbje në gjoks. Ai ekzekutoi vrasës serik, por dhe politikanë dhe madje shkroi një libër për këtë

Uashington - Vikiliks kumtoi se themeluesi i saj Xhulian Asanzh është larguar nga burgu britanik dhe është larguar nga Mbretëria e Bashkuar pasi prokurorët amerikanë thanë se ai duhet të pranojë fajin këtë javë për shkeljen e ligjeve amerikane të spiunazhit, në një marrëveshje që mund t'i mundësojë të kthehet në shtëpi në Australi.

Uashington – Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar Hezbollahun se Uashingtoni nuk do ta pengojë Izraelin të sulmojë lëvizjen shiite pro iraniane, publikoi "Politiko", duke cituar burime anonime të administratës së SHBA-së.

Lajpcig – Kapiteni i reprezentacionit kroat në futboll, Luka Modriç nuk është i impresionuar që është bërë golashënuesi më i vjetër në historinë e Kampionatit evropian. Futbollisti tridhjetë e tetë vjeçar shënoi mbrëmë kundër kombëtares italiane (1:1) në ndeshjen e xhiros së tretë të Kampionatit evropian.

QËNDRONI TË LIDHUR