• e shtunë, 29 qershor 2024
MIA FLESH

18:00 / 19 qershor / 2024

Shkup - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, realizoi takim me ambasadorin turk Fatih Ulusoj me çka ranë dakord që të dy vendet kultivojnë marrëdhënie të shkëlqyera miqësore dhe bashkëpunim. Siç theksohet në kumtesën e Pres shërbimit të Kuvendit, Gashi falënderoi për mbështetjen e gjithanshme që Republika e Turqisë i ka dhënë vendit tonë që nga pavarësia e deri më tani. Për nivelin e bashkëpunimit të ndërsjellë dëshmon edhe intensiteti i takimeve në nivelin më të lartë.

Shkup - Gjykata Kushtetuese në seancën e nesërme duhet të vendosë për shtatë iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe kërkesës për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave mes të cilëve janë edhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet obligative dhe Ligjin për ndryshime të Ligjit për pagat e prokurorëve publikë.

Shkup - Ministri i deritanishëm i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri përmes një kumtese i falënderoi mediat për bashkëpunimin gjatë dy vitet e gjysmë të kaluara. "Më lejoni të shpreh mirënjohjen time personale për të gjithë Ju, mediat dhe punonjësit e mediave, me të cilët në dy vitet e gjysmë kemi bashkëpunuar shumë mirë dhe kemi ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e këtij departamenti dhe transparencën në punën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Uroj që të jemi të gjithë shëndosh e mirë, të mbetemi të bashkuar dhe pavarësisht pozicionit tonë në shoqëri, të vazhdojmë të punojmë me synimin për t’u bërë nga një vend në zhvillim, një vend i zhvilluar dhe i respektuar në nivel global", thotë Shaqiri.

Shkup - Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva gjatë ditës së sotme ka dërguar urdhër deri tek Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISHSSH) që menjëherë të kryejë inspektim të jashtëzakonshëm në spitalin klinik - Manastir dhe në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve, gjatë mjekimit dhe trajtimit të lehonave dhe foshnjës së porsalindur. Kjo thuhet në kumtesën e dërguar pasdite deri tek mediat nga Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në vend, Gregor Presker. Siç informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit, duke përshëndetur marrëdhëniet e forta dhe miqësore bilaterale ndërmjet dy vendeve, kryetari Gashi shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme sllovene në arritjen e dy qëllimeve tona strategjike, anëtarësimin në NATO dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Shkup - Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatar Hristijan Mickoski sot deklaroi se pas votimit të qeverisë së re do të fokusohet ndër të tjera edhe në çështjen e ndryshimeve në Ligjin për vetëqeverisje lokale, pasi disa kryetarë bashkie do të bëhen ministra në qeverinë e tij. Mickoski tha se është më mirë të zgjidhet kjo në mënyrë elegante se sa të shpenzohen paratë e popullit.

Shkup - Me një minut heshtje në Kuvend sot u nderua spikeri i parë i Kuvendit Stojan Andov, i cili ndërroi jetë dje në moshën 89-vjeçare. Në seancën e sotme komemorative në Kuvend, presidentja Gordana Siljanovska Davkova theksoi se shkoi kryetari i parë i Kuvendit në Maqedoninë demokratike, një shtyllë e kohës sonë që dha kontribut serioz në zhvillimin politik, shtetëror dhe shoqëror gjatë tri dekadave të fundit. 

Shkup - Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatar Hristijan Mickoski sot deklaroi se pas formimit të qeverisë së re do të shqyrtohet mundësia e kthimit të çmimit të energjisë elektrike, madje edhe uljes së saj. "Menjëherë pas formimit të qeverisë do të ulemi dhe do të shohim mundësitë ligjore që kemi në dispozicion, do të ftojmë edhe ekspertët në një debat dhe diskutim për kthimin e çmimit të energjisë elektrike, gjegjësisht të shqyrtojmë mundësi edhe për zvogëlimin e saj, tha Mickoski i cili ishte në shënimin e fillimit të punës së uzinës prodhuese të fabrikës Kiel Maqedoni në ZZHTI Tetovë.

Shkup - Kryetari i Odës së Agrobiznisit pranë Lidhjes së odave ekonomike, Goran Gjorgjievski, sot në pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë rritje të çmimit të bukës, theksoi se çmimi i rrymës është një input që merr pjesë në produktin përfundimtar dhe se inputi më i madh për të diskutuar janë burimet njerëzore.

Shkup - Çmimet për raportim profesional për gjendjen e refugjatëve dhe personave pa nënshtetësi janë ndarë pasditen e sotme në Shkup organizuar nga Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë me UNHCR-në, Agjencinë e KB-së për Refugjatë dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.

Kumanovë - Edhe sot tymon deponia e Kumanovës "Krasta", pasi paraprakisht shpërtheu zjarr. Banorët e Pçinjës nuk lejojnë futjen e kamioneve me mebturina. Në deklaratën për mediat, thonë se problemi është me dekada dhe kërkojnë zhvendosjen e deponisë e cila ndodhet disa kilometra larg fshatit. Ata janë të revoltuar sepse asnjë nga autoritetet nuk ka realizuar takim me ta dhe kërkuan takim me drejtoin e NP "Pasterti dhe gjelbërim", Nenad Stojanovski.

Tetovë - Bashkimi Evropian është ai që rekomandon heqjen e balancuesit, mjetit që përcakton punësimin e nëpunësve civil sipas përkatësisë etnike, tha sot mandatari Hristijan Mickoski, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse do të ndalet përdorimi i kësaj mundësie. Ai përkujtoi se rekomandimi i BE-së është pasojë e skrining procesit që tashmë është bërë.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje grave, vajzave, burrave dhe djemve që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë që të thyejnë heshtjen për krimin që kanë përjetuar, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, Kurti bëri thirrje për solidaritet me viktimat nga familjet dhe shoqëria.

Tiranë - Prototipi i parë i automjetit të parë ushtarak të blinduar “Shota”, prodhuar në Shqipëri është prezantuar në panairin ndërkombëtar EUROSATORY që mbahet në Paris. Për herë të parë Shqipëria merr pjesë e përfaqësuar me 100 për qind nga një kompani shqiptare në këtë panair ku marrin pjesë rreth 2 mijë kompani nga e gjithë bota e që ministri i Mbrojtjes Niko Pelleshi e konsideron një moment shumë të rëndësishëm.

Vjenë - Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel, nesër dhe pasnesër do të qëndrojë në Austri ku do të marrë pjesë në disa takime dhe diskutime për marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor. Gjatë takimeve me përfaqësues të Austrisë dhe Ballkanit Perëndimor, ai do të diskutojë për bashkëpunimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe atij të rajonit në sferën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, si dhe për zgjerimin e BE-së.

Athinë - Zjarrfikësit grekë nga toka dhe ajri po përpiqen të vënë nën kontroll zjarrin e madh në bimësi të ulët në pjesën lindore në zonën e Atikës, rajoni më i gjerë i Athinës, flakët janë afër shtëpive dhe pjesëve të objekteve, ndërsa përmes një mesazhi nga numri i rasteve urgjente 112 janë evakuuar banorët nga një lagje, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Bruksel - Shtatë vende evropiane, përfshirë Francën, nuk i përmbushin kriteret e BE-së për deficitin buxhetor, njoftoi sot Komisioni Evropian. Përveç Francës, këto janë Belgjika, Italia, Hungaria, Malta, Polonia dhe Sllovakia. KE ka publikuar Pakon pranverore të semestrit Evropian, e cila ofron udhëzime për përmirësimin e konkurrencës dhe elasticitetit të BE-së dhe mbajtjen e financave publike të shëndetshme

Bruksel - Kryetari aktual i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Manfred Veber, përsëri për të katërtën herë është zgjedhur lider i grupacionit më të madh politik në Parlamentin Evropian.  Një shumicë e madhe e anëtarëve të EPP votuan për Veber, politikan gjerman nga Unioni Kristian - Social nga Bavaria, i cili e udhëheq EPP nga viti 2014, thuhet në kumtesën e atij grupacioni politik. 

Uashington - Shtëpia e Bardhë ka demantuar raportin se ka anuluar një takim të nivelit të lartë me zyrtarët izraelitë në shenjë proteste për shkak pretendimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu se Uashingtoni po ndalon furnizimin e armëve në Izrael.

Hamburg - Në një ndeshje dramatike me katër gola, kombëtaret e Kroacisë dhe Shqipërisë barazuan 2-2 pasditen e sotme në Hamburg në kuadër të turit të dytë në Grupin B të EURO2024. Shqipëria në fillim hapi rezultatin e ndeshjes me golin e Laçit në minutën e 11-të dhe mbajti epërsinë deri në minutat e fundit kur Kroacia përmbysi rezultatin me dy gola në dy minuta.

Riad - Serhio Ramos dhe Kristiano Ronaldo mund të luajnë përsëri për klubin e njëjtë, transmetojnë mediat në Spanjë. Sipas informacioneve të ndryshme, ish futbollisti i Seviljës dhe Real Madridit do të marrë ofertë nga klubi saudit i futbollit Al - Nasër, ku luan kapiteni i përfaqësueses së Portugalisë.

QËNDRONI TË LIDHUR