• e shtunë, 29 qershor 2024
MIA Flesh

09:00/19 qershor/2024

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot do të takohet me ambasadorin e Turqisë në vend, Fatih Ulusoj. Siç  informon pres shërbimi kuvendor, pasdite Gashi do të takohet edhe me ambasadorin slloven Gregor Presker. Takimet do të mbahen në Parlament.

Shkup - Anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit gjyqësor Isamedin Limani dhe Aleksandar Kambovski sot do të japin deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Gjykatësi nga Gjykata supreme, Isamedin Limani dhe gjykatësi nga Gjykata e Apelit Manastir, Aleksandar kambovski u zgjodhën më 6 qershor të këtij viti pasi që gjykatësit votuan për kandidatët nga rajoni i tyre i apelit. Për Limanin votuan shtatë gjykatës, ndërsa Kambovski u zgjodh anëtar i Këshillit gjqyësot me gjithsej 28 vota të fituara.

Shkup - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet Mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së Stojan Andovit, ish kryetar i Parlamentit. Andov, kryetari i parë i Kuvendit të Republikës së pavarur të Maqedonisë, vdiq në moshën 89-vjeçare. U lind në vitin 1935 në Kavadar, Republika e Maqedonisë. Diplomoi në Fakultetin ekonomik në Shkup, ndërsa magjistroi në Universitetin e Beogradit.

Shkup  - Nga sot deri të dielën, siç paralajmëron DPHM, vendi do të jetë nën ndikimin e një mase ajrore stabile dhe shumë të ngrohtë nga jugu, e cila do të shkaktojë mot me diell dhe të nxehtë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Temperaturat e ditës kudo do të jenë mbi 30 gradë, e në disa vende do të arrijnë deri në 40 gradë. "Sipas vlerave kufitare të parashikuara dhe të llogaritura të temperaturave ekstreme nga DPHM, në territorin e vendit tonë sot do të jetë aktive niveli i verdhë, ndërsa në luginën e Shkupit dhe Pellagonisë niveli portokalli për rrezik nga temperaturat e larta. Për shkak të rritjes së mëtejshme të temperaturave nga e enjtja, niveli i portokallit do të jetë aktiv gjithandej", thuhet në njoftimin e DPHM.

Shkup - Në organizimin e SEB Platformës Global Shkup sot në Shkup do të mbahet konferencë për hapjen e Bursës së parë Rajonale për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Maqedoni. Në konferencë do të mbajnë fjalim Aleksandar Gjorgjievski - Themelues i kompanisë rajonale SEB Global Group dhe përfaqësuese Maqedonia, Jovan Pejkovski, profesor i ekonomisë ndërkombëtare dhe zhvillimit, menaxhimit të korporatave, sipërmarrjes dhe operacioneve të biznesit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe Tatjana Klisarovska, eksperte në të drejtën e korporatave dhe tregtare.

Shkup - Në organizim të Shoqatës së Maqedonisë së Veriut të juristëve të rinj në partneritet me UNHCR-në, Agjencinë e KB-së për refugjatë dhe Shoqatën e gazetarëve të Maqedonisë sot në Shkup do tl nbahet ndarja e dhjetë e Çmimeve për raportim profesional për gjendjen e refugjatëve dhe personave pa shtetësi. Çmimet ndahen në mbështetje të gazetarisë së jashtëzakonshme e cila e kthen vëmendjen drejt sfidave dhe rrëfimeve të refugjatëve dhe personave pa shtetësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Ambasadori Dejvid Gir, shef i delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Kzhistov Gërzeçik, ambasador i Polonisë, sot do të vizitojnë Komunën e Makedonski Brodit. Gjatë qëndrimit në Makedonski Brod, ambasadorët Gir dhe Gërzelçik do të takohen me kryetarin e Komunës së Makedonski Brodit Zharko Risteski, anëtarët e këshillit komunal dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Shkup - Në organizimin e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë sot në Shkup do të mbahet tryezë e rrumbullakët me temën "Leksionet mësuara nga projekti Greenovet, duke përdorur inteligjencën artificiale në krijimin e aftësive të gjelbra për të ardhmen". Ngjarja është pjesë e projektit GREENOVET, projekt ndërkombëtar, në të cilën janë përfshirë 18 partnerë evropian dhe i njëjti është bashkëfinancuar nga Programi Erasmus + i Bashkimit Evropian.

Shkup - Në ZZHTI Tetovë sot do të shënohet fillimi i punës së uzinës së dytë prodhues të fabrikës në Kiel Maqedoni. Nga kompania paralajmërojnë se në këtë ngjarje do të marrin pjesë dhe do të mbajnë fjalime pronarët, drejtorët, përfaqësuesit e qeverisë dhe mandatari i qeverisë së re të RMV-së, Hristijan Mickovski.

Shkup - Pa energji elektrike sot do të jenë një pjesë konsumatorëve të rrugës "Andon Papradishki" dhe një pjesë e konsumatorëve të rrugës "Cërnogorska" në komunën e Gjorçe Petrovit. Siç informojnë nga QRMK, ndërprerja e furnizimit me energji elektrike do të jetë prej orës 09:00 deri në orën 13:00.

Shkup - Filarmonia e Maqedonisë sonte në Parkun e Qytetit do ta realizojë koncertin tradicional "Filarmonia në qiell të hapur". Koncerti i titulluar "Odiseja 2024" është inspiruar nga filmi "2001": Odiseja kozmike" e regjisorit Stenli Kjubrik dhe e paralajmëron edhe sezonin e ri të koncerteve.. Nën shkopin dirigjues të maestros Diana Imeri Ilioska do të performohen tema muzikore nga emrat e mëdhenj të kompozitorëve nga bota e muzikës klasike: Mocart, Betoven, Shtraus, Rosini, Haçaturian, Elgar, Hendël, Puk dhe Shostakoviç, të cilët i kanë shënuar filmat maestral: "Odiseja 2001", "Portokalli i ferrit", "Beri Lindon" dhe "Sy gjerësisht të mbyllur"

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Shkup - Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 31 deri 38 gradë. UV-indeksi do të jetë 9. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me erë të dobët nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri 19, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 38 gradë.

Moskë - Një gjykatë ruse solli aktvendim për dënim me burg për një ushtar amerikan për shkak të kërcënimeve me vdekje dhe vjedhje, lajmëruan mediumet shtetërore në Rusi. Gordon Blek është dënuar me tre vite e nëntë muaj burg nga gjykata në Vlladivostok. Bllek (34) u arrestua muajin e kaluar në qytetin e lindjes së largët, ku ishte për vizitë tek një ruse me të cilën ishte takuar dhe po argëtohej derisa shërbente në Korenë  Jugut. Ai u arrestua pasi që gruaja, të cilën mediumet ruse e quajnë Aleksandra Vashuk, pas një zënke, e kishte paraqitur në polici.

Moskë - Rusia me dekada po lufton kundër   "politikave hegjemoniste dhe imperialiste" të SHBA-së dhe aleatëve të saj, tha presidenti Vladimir Putini në fillim të bisedimeve me liderin e Koresë së Veriut Kim Xhong-un në Phenian. "Mendoj se lufta jonë kundër politikës hegjemoniste dhe imperialiste që na kanë imponuar SHBA-ja dhe satelitët e tyre në raport me Rusinë me dekada", tha Putini. Ai falënderoi liderin e Koresë së Veriut për mbështetjen e Koresë së Veriut për Rusinë, duke përfshirë çështjen për Ukrainën.

Stokholm - Parlamenti suedez dje e miratoi marrëveshjen e diskutueshme për bashkëpunim ushtarak me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi DPA. Marrëveshja i rregullon kushtet specifike për praninë ushtarake amerikane në Suedi. Transmetuesi suedez SVT e citoi ministrin suedez të Mbrojtjes Pål Xhonson, i cili tha se marrëveshja do të përmirësojë ndjeshëm kushtet për mbështetjen e SHBA-së në kohë krize ose lufte", theksoi agjencia gjermane.

Uashington - Qeveria amerikane miratoi  shitje të armëve  Tajvanit në një vlerë prej 360 milionë dollarë. Shitja përfshin qindra dronë të armatosur, pajisje raketore dhe materiale mbështetëse të ngjashme, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit. Vendimi i SHBA-së për t'i shitur më shumë armë Tajvanit nuk është i papritur, por vjen në një kohë të tensioneve të rritura midis Uashingtonit dhe Pekinit, raportojnë mediat amerikane.

Dortmund - Reprezentuesi turk Arda Gyler ka shënuar gol në ndeshjen e djeshme me Gjeorgjinë (3:1) në Kampionatin Evropian të futbollit 2024. Mesfushori i Real Madridit iu bashkua listës së golashënuesve në moshën 19 vjeç e 114 ditë dhe u bë lojtari më i ri turk që ka shënuar në Kampionat Evropian apo Botëror. Gyler e tejkaloi edhe arritjen e portugezit Kristiano Ronaldo, i cili më parë ishte golashënuesi më i ri në një ndeshje debutuese në KE.

 

QËNDRONI TË LIDHUR