• e mërkurë, 03 korrik 2024

Më shumë shi në Dojran, në mëngjes më freskët në Kodrën e Diellit

Më shumë shi në Dojran,  në mëngjes më freskët në Kodrën e Diellit

 Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Gjatë 24 orëve më shumë shi ka rënë në Dojran, 16 litra për metër katrorë, ndërsa më pak në Pozharanë dhe Gjevgjeli, një litër për njësi sipërfaqe. Në mëngjes, përsëri, më freskët është në Kodrën e Diellit, tetë gradë, ndërsa maksimalja 18 gradë është matur në Gjevgjeli, Kavadar, Veles dhe Dojran.

 Siç njofton DPHM-ja, deri në orën 8 të mëngjesit janë matur 15 litra në metër katrorë në Ohër, 10 në Manastir dhe Krushevë, 9 në Llazaropole, 7 në Pretor dhe Hanet e Mavrovës, 6 në Gjurishtë, 4 në Kavadar, Pozhar, Prilep, Demir Kapi dhe Vinicë, 3 në Shtip, si dhe dy në Topollpçan, Strumicë, Kriva Pallankë dhe Veles. 

 Deri në orën 08:30 ishte 9 gradë në Llazaropole, 11 në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, 12 në Pretor, 13 në Berovë dhe Ohër, 14 në Manastir, 15 në Kriva Pallankë, Prilep dhe Vinicë, 16 në Tetovë dhe Strumicë, si dhe 17 në Shkup-Zajçev Rid, Shtip, Kumanovë dhe Demir Kapi. 

 Moti sot do të jetë i ndryshueshëm i vranët dhe më i freskët, në mëngjes me reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima të rralla, sidomos në pjesët perëndimore. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë e fortë veriore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 24 deri 32 grad. UV=7.

 Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe më e freskët me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë 28 gradë. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR