• e enjte, 04 korrik 2024

Në Shkup nesër do të realizohet dezinsektim me aeroplan dhe tokësor kundër larvave të mushkonjave

Në Shkup nesër do të realizohet dezinsektim me aeroplan dhe tokësor kundër larvave të mushkonjave

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se nesër do të realizohet dezinsektim me aeroplan dhe tokësor në rajonin e qytetit të Shkupit kundër larvave të mushkonjave. 

Në rajonin e qytetit të Shkupit në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet dezinsektim me aeroplan, përderisa gjatë ditës do të bëhet dezinsektim tokësor kundër larvave të mushkonjave. 

Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë realizimin e dezinsektimit, spërkatja do të bëhet ditën e ardhshme, kur kushtet e motit do të jenë të favorshme, në terminin e njëjtë. 

Njoftohen bletarët që me kohë t'i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve. fc/

Fotografia: Qyteti i Shkupit në Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR