• e diel, 22 dhjetor 2024

NQP Shkup: Autobusët privatë do të qarkullojnë në bazë të itinerarit, borxhi do tu shlyhet në bazë të marrëveshjes

NQP Shkup: Autobusët privatë do të qarkullojnë në bazë të itinerarit, borxhi do tu shlyhet në bazë të marrëveshjes

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA)  - Transporti publik do të vazhdojë të funksionojë pandërprerë, transportuesit privatë do të vazhdojë të qarkullojnë në bazë të itinerarit, ndërsa borxhi do të shlyhet me dinamikën të cilën shoferët privatë dhe u.d. drejtori i NQP Shkup, Dragi Kushovski, e dakorduan pas pak emërimit të tij në krye të ndërmarrjes, njoftuan pasdite nga Ndërmarrja Qarkulluese Publike Shkup. 

Shoferët privatë dhe Kushovski sot mbajtën takimin e dytë në të cilin e konfirmuan atë për çka ishin marrë vesh më parë lidhur me pagesën e borxhit, ndërsa në ndërkohë, siç bëjnë të ditur nga NQP, ajo që ishte premtuar nga takimi i parë nga ana e NQP është realizuar, me garanci se marrëveshja në tërësi do të respektohet. 

Një pjesë e transportuesve privatë në transportin publik urban në Shkup kërkonin financa që të mund të vazhdojnë tu shërbejnë qytetarëve me automjetet e tyre. Ata paralajmëruan se deri të premten si paralajmërim do të qarkullojnë vetëm deri në orën 10 të mëngjesit, ndërsa pastaj do të vendosin se çka do të bëjnë më tutje. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR