Takim i zëvendëskryetarit të Qeverisë dhe ministër i Transportit NIkolloski me ambasadorin hungarez Klajn
- - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot realizoi takim pune me Ambasadorin e Hungarisë, Andrash Klajn.
- Post By Fitore Curri
- 18:41, 3 korrik, 2024
Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot realizoi takim pune me Ambasadorin e Hungarisë, Andrash Klajn.
Siç bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë së Transportit, në takim Nikolloski dërgoi urime për ndërmarrjen e kryesimit me Këshillin e BE-së nga ana e Hungarisë, me porosi se Qeveria mbetet fuqishëm e përqendruar në agjendën evropiane.
"Gjithashtu ministri Nikolloski i potencoi proceset e reformave, duke theksuar planet e Qeverisë për integrim rajonal dhe fuqizim të marrëdhënieve me vendet e Ballkanit Perëndimor", theksohet në kumtesë.
Në takim ishin shkëmbyer informacione rreth përvojave për modernizimin e infrastrukturës rajonale, me fokus të veçantë në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore.
"Hungarinë e shohim si partnere shumëvjeçare dhe mike dhe e madhe është mbështetja të cilën e mundëson Hungaria për procesin e integrimeve evropiane si prioritet i lartë", potencoi në takim ministri Nikolloski.
Që të dy u pajtuan për fuqizim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe intensifikimin e bashkëpunimit në sfera me interes të përbashkët për të dyja vendet. fc/
Fotografia: Ministria e Transportit