• e shtunë, 22 shkurt 2025

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të borës

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të borës

 Shkup, 15 janar 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

 Temperatura minimale do të jetë në interval -7 deri në 0, ndërsa maksimalja do të arrijë nga -2 deri në 5 gradë.

 Nga DPHM informuan se moti në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me kushte për reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në -5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 4 gradë.

 Nga e enjtja do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të herëpashershme të borës deri në intensitet mesatar. Pasdite kudo reshjet do të ndalen. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior.

 Të premten dhe gjatë gjithë fundjavës do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm me rritje të temperaturave ditore. Temperaturat e mëngjesit gjatë gjithë periudhës do të jenë kudo nën zero, ndërsa vende-vende do të zbresin nën -10 gradë. Në disa lugina do të ketë mjegull dhe ulje të temperaturave ditore.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR