Një punëtor i vdekur është sjellë në Qendrën Urgjente në Spitalin e Tetovës
- - Në SPB Tetovë dje në orën 15:40 ishte raportuar se në Spitalin Klinik në Tetovë - Qendra Urgjente ishte sjellë një i vdekur A.A. (53) nga Xhepçishti i Tetovës, i cili ka punuar në Nepreshten.
- Post By Fitore Curri
- 17:40, 3 korrik, 2024

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Në SPB Tetovë dje në orën 15:40 ishte raportuar se në Spitalin Klinik në Tetovë - Qendra Urgjente ishte sjellë një i vdekur A.A. (53) nga Xhepçishti i Tetovës, i cili ka punuar në Nepreshten.
MPB sot njoftoi se sipas raportimit, personi është rrëzuar dhe është lënduar derisa i kryente detyrat e punës në një person juridik nga Nepreshteni i Tetovës, pas çka u ishte nënshtruar plagëve.
Në vendin e ngjarjes mbikëqyrje ka kryer ekipi mbikëqyrës pranë SPB Tetovë. Me urdhër të prokurorit publik trupi i të vdekurit është dhënë për autopsi. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s