• e diel, 22 dhjetor 2024

Andonovski: Transformimi digjital nuk do të jetë vetëm pamflet deklarativ për këtë Qeveri, por prioritet strategjik prej të cilit do të përfitojnë të gjithë

Andonovski: Transformimi digjital nuk do të jetë vetëm pamflet deklarativ për këtë Qeveri, por prioritet strategjik prej të cilit do të përfitojnë të gjithë

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Vizioni ynë është digjitalizimi i plotë i shërbimeve publike, kompletimi dhe integrimi i plotë i sistemit e-shërbime, përmirësimi i kapacitetit të institucioneve publike për dërgesën e e-shërbimeve efikase, ngritjen e edukimit digjital të qytetarëve dhe subjekteve afariste për shfrytëzimin e e-shërbimeve dhe shfrytëzim të rritur dhe njohje të qytetarëve me këto shërbime, deklaroi sonte ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski. 

Në një intervistë për TV 24 ai theksoi se digjitalizimi do të jetë prioritet i cili do ta transformojë mënyrën e punës në administratën publike dhe do ta rrisë ekonominë e saj, transparencën dhe cilësinë e jetës. 

"Edhe krahas faktit që 91 për qind e kompanive shfrytëzojnë internet dhe kompjutorë, vetëm 100 mijë shfrytëzues janë për momentin të përfaqësuer në portalin e Qeverisë", tha Andonovski. 

Ministri potencoi se qëllimi i kësaj Qeveria në periudhën e ardhshme është që të promovojë standarde të larta në zhvillimin teknologjik përmes investimeve, ndërsa kjo qasje gjithpërfshirëse ka për qëllim të pozicionojë Maqedoninë si lidere në rajon që të ndryshohet realiteti i deritanishëm sipas të cilit, Raporti për e-Qeveri i Komisionit Evropian, e vendos Maqedoninë në vendin e fundit, përderisa Raporti për digjitalizim në vendin e parafundit. 

"Intervenimet tona kryesore do të jenë në drejtim të përshpejtimit të transformimit digjital në vend, avancimit të infrastrukturës dhe teknologjive për digjitalizim duke monitoruar dinamikën e ndryshimeve në nivel botëror", theksoi Andonovski. fc/

Fotografia: Ministria e Digjitalizimit

 

QËNDRONI TË LIDHUR