• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komuna Butel me ndihmë prej tre milionë denarë për qytetarët të cilët pësuan dëme nga moti i ligë

Komuna Butel me ndihmë prej tre milionë denarë për qytetarët të cilët pësuan dëme nga moti i ligë

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Me propozim të kryetarit Darko Kostovski, Këshilli i komunës Butel njëzëri mori vendim për ndihmë në vlerë prej tre milionë denarë, për qytetarët të cilët pësuan dëme nga moti i ligë në komunën Butel.

Siç bënë të ditur sot nga Komuna, mjetet në vlerë prej tre milionë denarë do të sigurohen nga buxheti komunal dhe do të formohet komision për vlerësim të dëmeve nga moti i ligë. 

"Së shpejti, vetqeverisja lokale do ta publikojë procedurën për vërtetimin e dëmeve. Kryetari Darko Kostovski theksoi se gjithmonë do të gjejë mënyrë që tu ndihmojë të gjithë qytetarëve të komunës Butel", shtohet në kumtesë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR