• e diel, 16 qershor 2024

Gerapetritis: Qeveria greke reagoi shpejtë dhe e ndërkombëtarizoi çështjen pas inaugurimit të Siljanovskës

Gerapetritis: Qeveria greke reagoi shpejtë dhe e ndërkombëtarizoi çështjen pas inaugurimit të Siljanovskës

Athinë, 17 maj 2024 (MIA) - Qeveria greke reagoi me reflekse jashtëzakonisht të shpejta, vetëm disa orë pas inaugurimit të presidentes së re të Maqedonisë së Veriut u aktivizuan kryetarja e Komisionit Evropian, kryetari i Këshillit Evropian, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, NATO dhe shumë vende dhe kjo falë politikës së jashtme greke, e cila me reflekse të shpejta arriti ta ndërkombëtarizojë çështjen dhe do të vazhdojmë me këtë, tha sot në mëngjes ministri i punëve të jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Shefi i diplomacisë greke në Parlament u përgjigj në pyetjen e deputetëve nga partia Fitorja lidhur me manastirin Hora në Turqi, të cilin autoritetet turke e shndërruan në xhami, por deputeti i partisë së djathtë - nacionaliste të vogël i ngriti edhe çështjet e tjera nga politika e jashtme, në mesin e të cilave edhe Marrëveshjen e Prespës.

"Marrëveshja e Prespës është marrëveshje që ka probleme të mëdha, por përfaqëson të drejtë ndërkombëtare të cilën duhet ta respektojmë sepse në bazë të Kushtetutës është mbi çdo dispozitë tjetër ligjore", tha Gerapetritis.

Paralelisht, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë në mënyrë kategorike i mohoi shkrimet në media për pjesëmarrje të tij në përpilimin e Marrëveshjes së Prespës.

"Jo vetëm që nuk kisha kurrfarë pjesëmarrje, por edhe nuk mund të marr pjesë për shkakun e thjeshtë që në themel nuk pajtohem me Marrëveshjen e Prespës, që përfaqëson tekst juridik me probleme të mëdha të cilat me kohë po shfaqen", theksoi Gerapetritis. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR