Një helikopter i MPB-së ka hedhur 50 tonë ujë mbi zjarrin në rajonin e Jasenit
- Helikopteri Mi-171 i Departamentit të njësive të aviacionit pranë MPB-së ka vepruar mbi zjarrin në zonën e Jasenit, njofton MPB.

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Helikopteri Mi-171 i Departamentit të njësive të aviacionit pranë MPB-së ka vepruar mbi zjarrin në zonën e Jasenit, njofton MPB.
"Në 20 raste të ndryshme janë hedhur mbi 50 tonë ujë, me çka është lokalizuar zjarri dhe është larguar rreziku i përhapjes në fshatrat përreth", thuhet në njoftimin e MPB-së. mb/
Foto: MIA
Video: MPB