• e diel, 22 dhjetor 2024

Shuhet zjarri në Novosellë, janë djegur tre humbarë dhe dy shtëpi

Shuhet zjarri në Novosellë, janë djegur tre humbarë dhe dy shtëpi

Novosellë, 24 korrik 2024 (MIA) - Në zjarrin që ka shpërthyer sot pasdite rreth orës 16:00 në Novosellë të Strumicës, janë djegur tre hambare dhe dy shtëpi dhe nuk ka persona të lënduar apo të vdekur. Zjarri është shuar rreth orës 19:00 me ndërhyrjen e 20 zjarrfikësve dhe gjashtë mjeteve per shuarje të zjarrit, si dhe një helikopteri.

Sipas informacioneve nga Aleksanadar Gudev, komandant i NJTZ Strumicë, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa në pastrimin e mbetjeve të zjarrit është përfshirë edhe një eskavator.

Në vendin e zjarrit është edhe drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov, i cili në një bisedë me qytetarët, objektet e të cilëve janë përfshirë nga zjarri, është njoftuar se zjarri ka nisur papritur.

Sipas Sando Nikollovit, shkak i zjarrit është kontakti i kabllove që transmetojnë rrymë nga shtylla në shtyllë dhe sipas tij, por edhe banorëve të tjerë, incidente të tilla kanë ndodhur edhe më herët.

Sipas Angellovit, në vendin e zjarrit do të dalin ekspertë të MPB-së për të përcaktuar shkakun e këtij zjarri. mb/

Foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR