• e diel, 22 dhjetor 2024

Mucunski - Shalenberg: Angazhime të ndërsjellta për avancim të marrëdhënieve të shkëlqyeshme dhe intensifikim i bashkëpunimit ekonomik dhe biznesor

Mucunski - Shalenberg: Angazhime të ndërsjellta për avancim të marrëdhënieve të shkëlqyeshme dhe intensifikim i bashkëpunimit ekonomik dhe biznesor

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski sot po qëndron për vizitën e tij të parë të punës në Austri, në kuadër të së cilës realizoi takim me ministrin federal për punë evropiane dhe të jashtme, Aleksandar Shalenberg.

NNë fokus të bisedimeve, siç kumtoi MPJ, ishin marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale dhe niveli i alrtë i bashkëpunimit politik dhe ekonomik. Në takim, ceket, minsitrat e prëshëndetën bashkëpunimin e zhvilluar sektorial me angazhime të dnërsjellta për hapje të kapitujve të rinj për avancimin e relacioneve në fushat të cilat janë në interes të të dyja palëve. Në atë kontekst, Mucunski inicoi përforcim të bashkëpunimti kulturor që do të kontribuojë për promovim dhe ngritje të dukshmërisë së Maqedonisë së Veriut.

Fokus i posaçëm ishte vënë në bashkëpunimin ekonomik, me theks në investimet e huaja. Në atë drejtim minsitri Mucunski e përmendi angazhimet në rritje të qeverisë së re, për krijim të klimës pozitive afariste dhe krijim të kushteve për tërheqje të investimeve të huaja të reja.

"Austria është investuesi ynë më i madh, partner shumëvjeçar dhe i dëshmaur në fushën e ekonomisë. Jemi të përkushtuar në nxitjen e mëtutjeshme dhe tërheqjen e investimeve të reja austriake, ku tashmë shënojmë trend të vazhdueshëm pozitiv. Thellimi i lidhjve ekonomike dhe tregtare plotësisht do ta përforcojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm edhe në plan politik", theksoi Mucunski.

Njëherit, minsitri e riafirmoi synimin tonë për shfrytëzim të praktikave të mira tregtare të Odës ekonomike federale austriake për promovim të tregtisë, me aktivizim të zyres në Shkup, e cila do të shërbente si katalizator të këmbimit të përgjithshëm bilateral tregtar, ndërsa gjithashtu do të nxisë valë investuese dhe do ta përmirësojë harmonizimin dhe arritjen e qëllimeve investuese si dhe promovim të prëfitimeve të qëndrueshme, afatgjate për të dy vendet.

Ministri Shalenberg, shtohet, më tutje, ka shprehur kënaqësi nga marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale, duke cekur se Maqedonia e Veriut ka dyer të hapura për bashkëpunim ekonomik dhe kulturor. Plotësisht shprehi mbështetje të fuqishme për vendet nga Ballkani Perëndimor dhe proceset e tyre eurointegruese.

bashkëbiseduesit e potencuan edhe rolin kyç të Austrisë në rajonin e Ballkanit Peërndimor dhe mbështetjenm e saj të vazhdueshme për procesin e integrimit të vendit tonë në BE, si në mënyrë bilaterale, ashtu edhe përmes instrumenteve rajonale siç është grupi "Miqtë e Ballkanit Peërndimor", nismë trilaterale, Grupit qendror evropian C-5, në kuadër të të cilave Austria është vend kryesor.

"E vlerësojmë lartë mbështetjen e fuqishme austriake për procesin eurointegrues të vendit tonë dhe rajonit si tërësi. Qeveria tashmë punon me përkushtim në proceset reformuese të cilat pa dyshim do të rezultojnë me përparim në këtë rrugë. Anëtarësimi ynë në BE nuk ka alternativë dhe që këtej na nevojitet qasje më proaktive në pjesën e eurointegrimit, që do ta bëjë vendin faktor për stabilitet në rajon", porositi Mucunski, qëndron në kumtesë. ab/

Foto: MРJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR