• e enjte, 25 korrik 2024

Elfet Ismaili zëvendësministre e re e Mbrojttjes

Elfet Ismaili zëvendësministre e re e Mbrojttjes

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Zëvendësministrja e re e Mbrojtjes, Elfet Ismaili, sot në Ministrinë e Mbrojtjes (MM) e ka marrë pozitën nga zëvendësministri i mëparshëm, Tiron Jajaga.

Siç njoftuan nga Ministria e Mbrojtjes, Jajaga në pranim-dorëzimin e funksionit i ka uruar suksese Ismailit në punën e saj.

Në inaugurimin e sotëm, zëvendësministrja Ismaili u takua edhe me ministrin Vllado Misajllovski, i cili e uroi për zgjedhjen dhe i uroi bashkëpunim të suksesshëm dhe të frytshëm.

Zëvendësministrja Ismaili u falënderoi për urimet dhe theksoi se do të investojë të gjitha njohuritë dhe përvojën e saj në drejtim të avancimit dhe zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse. mb/

Foto: MM

 

QËNDRONI TË LIDHUR