• e shtunë, 29 qershor 2024

Gashi e caktoi mbledhjen për zgjedhje të Qeverisë së re të shtunën në orën 11:00

Gashi e caktoi mbledhjen për zgjedhje të Qeverisë së re të shtunën në orën 11:00

Shkup, 19 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi e caktoi mbledhjen për zgjedhje të Qeverisë së re, të shtunën në orën 11:00.

Mandatari dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, dje në shtëpinë ligjvënëse e parashtroi propozimin për përbërje të qeverisë dhe programin për punën e saj.

Rregullorja e Kuvendit parasheh mbledhja për zgjedhje të Qeverisë të zgjasë më së shumti dy ditë.

Mandatari e arsyeton programin dhe propozimin për përbërje të Qeverisë, pas çka në Kuvend zhvillohet vetëm një debat.

Votimi për zgjedhje të Qeverisë bëhet pas propozimit për përbërje të Qeverisë në tërësi, me votim publik. Votimi bëhet pas përfundimit të debatit, ndërsa më së voni në orën 24:00.

Qeveria zgjedhet nëse për të votojnë shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve.

Kryetari i Kuvendit e njofton presidenten e Republikës për zgjedhjen e Qeverisë.

Qeveria e re të cilën e propozoi Mickoski do të numërojë 24 anëtarë. krahas kryeminsitrit, do të ketë edhe 23 zëvendëskryeministra dhe ministra, prej të cilëve 20 me resor.

Në kabinetin qeveritar të Mickoskit, 15 anëtarë janë nga koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE, gjashtë nga Koalicioni VLEN dhe dy nga ZNAM.

Mandatari të dielën i propozoi ministrin e deritanishëm teknik të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovskin për ministër në këtë dikaster, për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, kryetarin aktual të Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski dhe për Financa, nënkryetaren e VMRO-DPMNE-së, Gordana Koçoska Dimitrieska. Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i partisë dhe deputet në disa mandate, është propozuar për nënkryetar të qeverisë dhe ministër i Transportit, nënkryetar i partisë, në departamentin e mbrojtjes Vllado Misajllovski, deputet dhe ish-ministër i Transportit dhe për Shoqërinë Informative dhe Transformimin Digjital, zëvendësministrin e mëparshëm plotësues në këtë departament Stefan Andonovski. Ministër i Vetëqeverisjes Lokale do të jetë ish-drejtori i NP “Ujësjellës dhe kanalizim” Zllatko Perinski, i cili në periudhën e kaluar ka drejtuar edhe kabinetin e Mickoskit.

Në Ministrinë e sapoformuar të Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, anëtare e tanishme e KE-së dhe eksperte në energjetikë, Cvetan Tripunovski në Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave si personel me përvojë shumëvjeçare në departament, profesoresha Vesna Janevska në Arsim dhe Shkencë, në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit aktori Zoran Lutkov dhe në Ministrinë e Sportit, hendbollisti Borko Ristovski.

Poste zëvendëskryeministrore do të mbajnë gjithashtu edhe partnerët e koalicionit, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e Serbëve, Lupço Dimovski, kryetar i PS-së do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër për sistemin politik dhe Ivan Stoilkoviq, kryetar i DPS-së, zëvendëskryeministër përgjegjës për marrëdhëniet me komunitetet, ndërsa Shaban Saliu do të jetë ministër pa portofol përgjegjës për integrimin dhe zbatimin e dekadës së romëve.

Partitë nga Koalicioni Vlen, sipas vendimeve të organeve të partisë dhe deklaratave të përfaqësuesve të partisë, do të drejtojnë Ministrinë e Çështjeve Evropiane, ku propozim për ministër është Orhan Murtezani nga Alternativa, me Ministrinë e Mjedisit Jetësor për të cilin dikaster, kandidat është Izet Mexhiti, kreu i Lëvizjes Demokratike, i cili duhet të jetë edhe zëvendëskryeministër i parë, si dhe me Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, për të cilin janë propozuar kuadro të BESË-s, Fatmir Limani, gjegjësisht Besar Durmishi. Sipas raportimeve të mediave, Departamenti i Shëndetësisë do të drejtohet nga kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Ministër pa resor dhe zëvendëskryetar i qqeverisë i angazhuar për sundim të mirë është propozuar Arben Fetai.

Nga Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë Tonë, nga ana tjetër, kandidatë të vërtetuar nga organet partiake janë Igor Filkov për ministër të Drejtësisë dhe Goran Minçev për ministër të Administratës Publike. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR