• e hënë, 01 korrik 2024

Dy të lënduar në aksidentin mes një automjeti dhe motoçiklete në Gostivar

Dy të lënduar në aksidentin mes një automjeti dhe motoçiklete në Gostivar

Shkup, 29 qershor 2024 (MIA) - Më 28.06. 2024 në orën 13:40 në Stacionin policor në Gostivar është raportuar se në rrugën "JNA" në Gostivar ka ndodhur aksident trafiku mes një makine të udhëtarëve "Reno" me targa të Gostivarit drejtuar nga Z.G. (62) dhe një motoçiklete të tipit "aprilia" të drejtuar nga shtetasi O.L (20) të dy nga Gostivari.

Siç ka kumtuar MPB, në aksidentin lëndime të rënda trupore ka marrë vozitësi i motoçikletës, ndërsa lëndime trupore ka marrë vozitësi i automjetit të pasagjerëve, ka konstatuar Spitali i përgjithshëm i Gostivarit.

Është kryer mbikëqyrje nga ekipi inspektues i DPB Gostivar.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR