• e martë, 24 dhjetor 2024

Angellovska - Bezhoska për NIN: Politika monetare mundësoi ruajtjen e qëndrueshmërisë makroekonomike në kohëra të pasigurta krize

Angellovska - Bezhoska për NIN: Politika monetare mundësoi ruajtjen e qëndrueshmërisë makroekonomike në kohëra të pasigurta krize

Shkup, 29 qershor 2024 (MIA) - "Arritja e baraspeshës ndërmjet çmimeve dhe stabilitetit financiar ka qenë fokusi kryesor i bankave qendrore, përfshirë Bankën Popullore, në vitet e fundit. Historia tregon se rritja e normave të interesit të bankave qendrore mund të rrisë rreziqet për sistemin financiar, gjë që u konfirmua këtë herë edhe nga ngjarjet e vitit të kaluar në SHBA. Megjithatë, në tërësi, është mirë që bankat qendrore kanë kontribuar në uljen e ndjeshme të presioneve inflacioniste, pa pasur efekte të mëdha negative në sistemet financiare. Presionet inflacioniste në ekonominë e brendshme janë ulur ndjeshëm, rezervat valutore janë rritur në nivele solide dhe stabiliteti financiar është forcuar pavarësisht periudhës së krizës.

Këtë e thekson guvernatorja Anita Angellovska - Bezhoska në një tekst autorial të publikuar në javoren serbe NIN, revistë me traditë shumëvjeçare. 

Guvernatorja Angellovska - Bezhoska, siç bëjnë të ditur nga Banka Popullore, në tekst potencon se bankat qendrore dukshëm e shtrënguan politikën monetare përmes rritjes së normave themelore të interesit. 

"Kështu, në rajonin e EJQ-së, normat bazë u rritën mesatarisht me 600 pikë bazë, të ngjashme me tonat. Ajo që është specifike për ne është se, duke pasur parasysh strategjinë tonë monetare për ruajtjen e kursit stabil të denarit në raport me euron, Banka Popullore nuk është mbështetur vetëm në normën e interesit, por ka përdorur një sërë masash monetare. Masat monetare u plotësuan me masa makroprudenciale që u aplikuan për herë të parë gjatë këtyre viteve të krizës", thekson guvernatorja.

Politikat e kujdesit, sipas saj, kanë sjellë deri në uljen e presioneve inflacioniste, ndërsa pa u rritur gjatë kësaj rreziqet në sistemin financiar. Veçanërisht është me rëndësi, shtohet, që gjatë kësaj periudhe të krizës ishte përforcuar qëndrueshmëria e sistemit bankar, që është parakusht edhe për rritje të ekonomisë. 

Në tekst, guvernatorja, siç bëhet e ditur, ka theksuar se mjaftueshmëria e kapitalit të bankave arriti 18,4 për qind në vitin 2023, që është niveli më i lartë në 17 vitet e fundit, që është kyçe për ruajtjen e qëndrueshmërisë gjatë përballjes me rreziqet e mundshme, si nga aspekti i kreditimit dhe mbështetja e qytetarëve dhe kompanive. 

"Portfoliot e kredive të bankave janë përgjithësisht të një cilësie të mirë, pa shenja serioze të realizimit të rrezikut të kredisë, ndërsa pjesëmarrje e kredive jofunksionale në kreditë e përgjithshme është në nivelin më të ulët historikisht prej 2,8 për qind. Sistemi i fuqishëm bankar bëri të mundur vazhdimin e mbështetjes kreditore të ekonomisë, por në një masë më të vogël. Për dallim nga disa vende të tjera, kriza e kredive u shmang", thotë guvernatorja Angellovska-Bezhoska.

Ajo shton se, edhe pse ekziston ndjenja e optimizmit, megjithatë, kushtet edhe më tutje janë të pasigurta dhe ende ka rreziqe për ekonominë botërore dhe vendore në afat të shkurt dhe të mesëm.

"Prej këtu, është i nevojshëm edhe kujdesi i mëtutjeshëm, veçanërisht gjatë ndjekjes dhe menaxhimit me rrezikun kreditues, rëndësia e të cilit rritet në kushte të rrethinës së pasigurt dhe kushteve të shtrënguara financiare", porosit guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska - Bezhoska në tekstin autorial të publikuar në revistën serbe NIN. fc/

Fotografia: NIN

QËNDRONI TË LIDHUR