• e hënë, 01 korrik 2024

Një e mitur është lënduar rëndë në një aksident në Strugë

Një e mitur është lënduar rëndë në një aksident në Strugë

Shkup, 29 qershor 2024 (MIA) - Në rrugën "Partizanska" në Strugë dje një veturë "pasat" me targa të Resnjës ka goditur një të mitur nga fshati Ladorishtë, të cilës pastaj i ishin konstatuar lëndime të rënda trupore. 

Siç informojnë nga MPB, veturën e drejtonte E.H. (51) nga fshati Kranjë i Resnjës. 

"E mitura është dërguar në spitalin 'Shën Erazmo' në Ohër, ku i janë konstatur lëndime të rënda trupore. Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes bënë një prokuror publik dhe ekipe të policisë", bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR