• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mucunski në Forumin e Dubrovnikut 2024 në Kroaci

Mucunski në Forumin e Dubrovnikut 2024 në Kroaci

Shkup, 29 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Kroacisë, ku me ftesë të shefit të diplomacisë kroate Gordan Gërlliç Radman do të marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut 2024.

Siç bëri të ditur MPJ, Mucunski do të ketë fjalim në panelin "Ballkani Perëndimor: Hapja e potencialit të reformave".

Në margjinat e forumit, ministri Mucunski do të realizojë edhe takime të shumta dypalëshe me homologë të tij nga shumë vende. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR