• e hënë, 01 korrik 2024

Në Berovë sot në mëngjes më ftohtë, më së shumti shi në Shtip

Në Berovë sot në mëngjes më ftohtë, më së shumti shi në Shtip

Shkup, 29 qershor 2024 (MIA) - Temperaturë më e ulët në shtet këtë mëngjes prej 11 gradë Celsius është matur në Berovë. Vijojnë Krusheva me 13 gradë, 14 në Kriva Pallankë dhe Pretor, 15 Manastir, 16 Ohër, Tetovë, 17 Shtip dhe 18 gradë në Shkup në Petrovec, Demir Kapi dhe në Kumanovë.

Më së shumti shi për 24 orët e kaluara deri në orën 8 ka rënë në Shtip prej 9l/m2, ndërsa në Kriva Pallankë 1l/m2.

Vlerat e dhëna për sasinë e reshjeve janë matur në vendet e matjes të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike. Për shkak të proceseve lokale, nga DPHM theksojnë se sasia e shiut të rënë ndryshon shumë dhe në vende të ndryshme mund të jetë shumë më e madhe nga ajo e matur. 

Moti sot do të jetë me diell dhe më i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 29 deri 37 gradë. Indeksi UV do të jetë 8. 

Në Shkup mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri 34 gradë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR