• e shtunë, 14 qershor 2025

Ljutkov: Me koncertin "Makedonisimo" në Romë, Tërpçeskit po i dërgojmë një mesazh të fortë

Ljutkov: Me koncertin

 Romë, 24 maj 2025 (MIA) - Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov, i cili është pjesë e delegacionit në Itali, të udhëhequr nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot nga Roma uroi festën e 24 Majit - Ditën e Iluministëve Mbarësllavë, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, të cilët, siç tha, janë në fakt themeli i shkrim-leximit, kulturës dhe traditës sonë.

"Ky mision i tyre nuk është përfunduar ende,  atë vizion të tyre do të duhet ta vazhdojmë gjithnjë e më fort, në mënyrë që të riafirmojmë identitetin tonë, gjuhën tonë të bukur, kulturën dhe traditën tonë gjithnjë e më shpesh", theksoi ministri Ljutkov. 

 Në organizimin e Ministrisë së Kulturës, si pjesë e programit kulturor për të shënuar festën, sonte në Romë,  pianisti Simon Tërpçeski do të performojë koncertin "Makedonisimo".

 "Zgjodhëm më të mirën nga Maqedonia, një koncert i mrekullueshëm që njihet në të gjithë botën me Simon Trpçeskin. Është një simbolikë e madhe që ne jemi këtu në Romë si maqedonas me koncertin 'Makedonisimo'", tha Ljutkov.

 Foto: Kabineti i Presidentes së shtetit

 

QËNDRONI TË LIDHUR