Takim Gashi - Al Subaie: Gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit në kuadër të Asamblesë parlamentare të Mesdheut
- Sot në Marrakesh të Marokut në kuadër të Forumit ekonomik parlamentar të Asamblesë parlamentare të Mesdheut u mbajt takimi dypalësh midis kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi dhe nënkryetarit të Asamblesë parlamentare të Mesdheut, Abdullah Bin Naser Turki Al Subaie.
- Post By Fami Bajrami
- 23:33, 24 maj, 2025
Shkup, 24 maj 2025 (MIA)- Sot në Marrakesh të Marokut në kuadër të Forumit ekonomik parlamentar të Asamblesë parlamentare të Mesdheut u mbajt takimi dypalësh midis kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi dhe nënkryetarit të Asamblesë parlamentare të Mesdheut, Abdullah Bin Naser Turki Al Subaie.

Siç njoftojnë nga Pres shërbimi i Kuvendit, në takim u bisedua për avancimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, përpjekjet e përbashkëta për stabilitet dhe prosperitet në Rajonin e Mesdheut, si dhe mundësitë për forcimin e diplomacisë parlamentare.
"Të dy bashkëbiseduesit e konfirmuan rëndësinë e dialogut dhe mbështetjes së ndërsjellë në përballjen me sfidat globale, siç janë migrimi, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi ekonomik. Theks i veçantë u vu në potencialin për bashkëpunim ekonomik, me fokus në investimet, shkëmbimin tregtar dhe zhvillimin e projekteve të infrastrukturës", thuhet në komunikatë.

Takimi u zhvillua në frymë miqësie dhe respekti të ndërsjellë, me gatishmëri të shprehur për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin brenda kornizës së AP-së së Mesdheut dhe më gjerë, theksohet në kumtesë.
Foto: Kuvendi i RMV-së