Zëvendësministri Risteski mori pjesë në panel diskutim në kuadër të Panairit për sipërmarrësi të grave EKSPO 2025 Shkup
- Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski mori pjesë në panel diskutimi në kuadër të Panairit për sipërmarrësi të grave EKSPO 2025 Shkup të organizuar nga UN Women.
Shkup, 13 nëntor 2025 (MIA)- Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski mori pjesë në panel diskutimi në kuadër të Panairit për sipërmarrësi të grave EKSPO 2025 Shkup të organizuar nga UN Women.
Në panel diskutimin me titull pune "Formësimi i përbashkët i së ardhmes së bizneseve të drejtuara nga gratë", përveç Risteskit, morën pjesë edhe Ben Nupnau - Zëvendës ambasador i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Vesna Ivanoviq-Kastared - Shefe e Zyrës së UN Women në Maqedoni dhe Valentina Disoska - Kryetare e Shoqatës së grave të biznesit të Maqedonisë.
Në panel, bashkëbiseduesit diskutuan për situatat me sipërmarrësin e grave në Maqedoni, zhvillimin e kompanive të drejtuara nga gratë dhe tejkalimin e barrierave administrative me të cilat përballen në punën e tyre.
Në fjalën e tij, Risteski iu referua aktiviteteve të Qeverisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës përmes të cilave promovohet dhe mbështetet përmirësimi i përfshirjes financiare të grave në sferën ekonomike, kryesisht në rritjen e qasjes në burimet e financimit për fillimin dhe zgjerimin e bizneseve, meqë kjo krijon mundësi për sipërmarrësi më të madhe, investim dhe pjesëmarrje aktive në ekonominë. Ai u bëri thirrje të pranishmëve të ndjekin thirrjet publike dhe masat aktive të ministrive që janë të dedikuara për sipërmarrëset gra, të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë nga përfitimet e ofruara nga Qeveria e Maqedonisë.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të vazhdojë të mbështesë dhe të krijojë politika, masa dhe aktivitete që do të kontribuojnë në avancimin dhe promovimin e përfshirjes financiare të grave, si pjesë e përpjekjeve më të gjera për të krijuar zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës ekonomik.
Panairi i sipërmarrësisë së grave EKSPO 2025 është organizuar nga UN Women në Maqedoni dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ndërsa i njëjti është financuar nga programi Bashkimit Evropian "BE-ja për barazi gjinore: Forcimi ekonomik i grave dhe ndalja e dhunës kundër grave" (EU4GE).