Aksident në rrugën magjistrale Mirkovcë-Prishtinë, dy persona u transferuan në spital
- Dy automjete udhëtarësh pasdite u përplasën në hyrje të rrugës magjistrale në Shkup, midis udhëkryqeve drejt Mirkovcës dhe drejt Prishtinës. Komunikacioni po zhvillohet vetëm në korsinë për tejkalim, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Dy automjete udhëtarësh pasdite u përplasën në hyrje të rrugës magjistrale në Shkup, midis udhëkryqeve drejt Mirkovcës dhe drejt Prishtinës. Komunikacioni po zhvillohet vetëm në korsinë për tejkalim, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Nga MPB-ja konfirmoi informacionin për aksidentin dhe potencuan se dy persona janë tranferuar në Kompleksin e klinikës "Nënë Tereza".
"Sot në orën 16:15, SPB Shkup është raportuar se në autostradën midis udhëkryqit Mirkovcë dhe udhëkryqit Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku midis dy automjeteve të udhëtarëve. Meqenëse automjetet momentalisht ndodhen në korsinë e mesme dhe në korsinë për ndalim të detyruar, komunikacioni po zhvillohet në korsinë për tejkalim. Nga aksidenti i trafikut dy persona u transferuan në Kompleksin e klinikës "Nënë Tereza", theksojnë nga MPB-ja. rq/
Foto: arkivi i MIA-s