• петок, 05 декември 2025

Siljanovska-Davkova pranoi letrat kredenciale të ambasadoreve të sapoemëruara të Indonezisë dhe Vietnamit

Siljanovska-Davkova pranoi letrat kredenciale të ambasadoreve të sapoemëruara të Indonezisë dhe Vietnamit

Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot në një ceremoni solemne pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Republikës së Indonezisë, Listiana Operananta me seli në Sofje.

Siljanovska-Davkova, siç informon kabineti i saj, shprehu kënaqësi për dinamikën e marrëdhënieve dypalëshe të vendosura më 25 maj 1993, duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në nivel politik, në organizatat ndërkombëtare si dhe në ekonomi.

Në takim, presidentja theksoi rolin e rëndësishëm të Konsullit të nderit të Indonezisë, Sashko Kedev në forcimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve, si një nga arsyet e dhënies së Urdhrit "8 Shtatori".

Nga ana tjetër, presidentja Siljanovska-Davkova sot ka pranuar letrat kredenciale edhe të ambasadores së sapoemëruar të Republikës Socialiste të Vietnamit me seli në Sofje, Nujen Ti Min Nujet.

Siç bën të ditur kabineti i presidentes, në paraqitjet e tyre në ceremoni, të dyja shprehën gatishmëri për bashkëpunim më të ngushtë në frymën e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë.

Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska-Davkova

Остани поврзан