Mickoski: Opinioni të qëndrojë i qetë, nuk do të pranojmë emigrantë, nuk ka pasur bisedime
- Opinioni duhet të jetë i qetë sepse për sa kohë që kjo Qeveri është në pushtet, nuk do të ketë migrim të paligjshëm, migrim të ligjshëm, migrim si rezultat i kërkesave të dështuara për azil, si rezultat i ndonjë lloj marrëveshjeje. Dhe kjo është e qartë, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski para deputetëve, duke u përgjigjur në një pyetje parlamentare.
Shkup, 25 dhjetor 2025 (MIA) - Opinioni duhet të jetë i qetë sepse për sa kohë që kjo Qeveri është në pushtet, nuk do të ketë migrim të paligjshëm, migrim të ligjshëm, migrim si rezultat i kërkesave të dështuara për azil, si rezultat i ndonjë lloj marrëveshjeje. Dhe kjo është e qartë, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski para deputetëve, duke u përgjigjur në një pyetje parlamentare.
Ai i quajti akuzat e LSDM-së opozitare gënjeshtër absolute dhe një konstruksion në lidhje me temën e emigrantëve në procesin e arritjes së një marrëveshjeje për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar.
Mickoski theksoi se deputetët e opozitës nuk janë në sallë gjatë seancës së pasdites dhe se ata deputetë u kushtojnë qytetarëve dy deri në tre mijë euro në muaj. "Kjo është fotografia e opozitës maqedonase sot. Le të shohin qytetarët se kush po pretendon të jetë Qeveri", tha Mickoski.
Kryeministri tha se LSDM-ja opozitare është frikësuar se do të ketë zgjedhje të shpejta parlamentare në pranvevë. "Ne u thamë se jemi politikanë serioz edhe krahas asaj që është interesi ynë të organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ne nuk do ta bëjmë atë sepse viti i ardhshëm është plot me sfida dhe në atë vit kemi shumë punë që duhet t'i zgjidhim dhe do t'i zgjidhim. Dhe prandaj siç qëndrojnë punët do të shkojmë në zgjedhjet e rregullta parlamentare në vitin 2028. Pasi teza e tyre e rreme se emigrantët do të vinin nga marsi në prill u hodh poshtë, ata e shtynë çështjen deri në qershor. Ata e kuptuan se kishin shkuar përsëri larg. Dikush i çoi atje", tha Mickoski.
Do të vjen qershori dhe nuk do të ketë emigrantë. "Dhe pastaj çfarë bëjmë? Dhe pastaj në zgjedhjet e ardhshme në vend të 18, 12 deputetë. Kjo është ajo në të cilën përfundon e gjithë kjo situatë", tha Mickoski.
Ai përshëndeti Rezolutën e miratuar nga Parlamenti i Maqedonisë, e cila, tha ai, i jep fund qartë dhe pa mëdyshje kësaj teme të sajuar të emigrantëve. sa/
Foto: Qeveria