• четврток, 15 јануари 2026

Filipçe: Rezoluta për emigrantët është jokushtetuese, një ndalim i fjalës si në Rajhun e Tretë

Filipçe: Rezoluta për emigrantët është jokushtetuese, një ndalim i fjalës si në Rajhun e Tretë

Shkup, 25 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot në seancën për pyetjet e deputetëve në Kuvend, kritikoi ashpër rezolutën e miratuar nga shumica parlamentare, duke e vlerësuar atë si goditje të drejtpërdrejtë ndaj rendit kushtetues dhe lirive demokratike.

"Mendova të pyesja diçka për emigrantët, por ju miratuat një rezolutë që është jokushtetuese, me të cilën ndaloni lirinë e shprehjes, lirinë e fjalës dhe kërcënoni me ndjekje penale, njësoj si gjatë Rajhut të Tretë. Një rezolutë, kjo është e gjitha që do të thotë qeveria, kjo është e gjithë e vërteta", tha Filipçe, duke e krahasuar Rezolutën me kohën e Rajhut të Tretë.

Ai theksoi se një dokument i tillë përfaqëson një precedent të rrezikshëm dhe një përpjekje të hapur për të heshtur opozitën.

"Sikur Vanço Mihajlov e shkroi këtë dokument që shumica e qeverisë e votoi në Kuvend", tha Filipçe.

Kryetari i LSDM-së theksoi në Kuvend se për shkak të veprimeve të tilla nga ana e qeverisë, debati për çështjet thelbësore, përfshirë reformat në gjyqësor, është margjinalizuar plotësisht.

"Doja të pyesja diçka në lidhje me reformat në gjyqësor, as për këtë nuk do të pyes, sepse shohim çfarë po ndodh. Sepse nuk ka asnjë ligj të vetëm reforme. Evropa e di që nuk jeni më partnerë, e di që nuk po thoni të vërtetën kur flisni me zyrtarët evropianë", theksoi ai.

Ai shtoi se dy ligjet që Qeveria po i fut me nxitim në procedurë nuk i respektojnë rekomandimet e misionit të vlerësimit, por përkundrazi përfaqësojnë një version selektiv dhe të përshtatur të tyre, ekskluzivisht sipas interesave të qeverisë.

"Vetëm dy ligje tani, me nxitim në proces dhe pa i zbatuar absolutisht rekomandimet nga misioni vlerësues, domethënë ndonjë ligj i juaj që i përshtatet modifikimit të atyre rekomandimeve nga qeveria, të cilat duhet të jenë ligje reformuese", tha Filipçe nga foltorja e Kuvendit. sa/

Foto: LSDM

Остани поврзан