Ish kryetarët e Koçanit thonë se nuk nuk kanë qenë përgjegjës për zjarrin në "Pulls", gjykimi vazhdon më 10 dhjetor
- Në seancën e sotme për rastin "Pulls" në Koçan, mbrojtja dhe një pjesë e të akuzuarve e ka kontestuar procedurën e akuzës, duke e vlerësuar si jo të plotë dhe pa dëshmi konkrete për veprime individuale. Në sallën e gjykatës u theksua se një pjesë e të akuzuarve kanë vepruar në pajtim me ligjin, tjerë kanë pasur detyra të kufizuara, ndërsa të tretë që nga hapja e diskotekës kanë reaguar me kërkesa për mosdhënien e lejes.
Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Në seancën e sotme për rastin "Pulls" në Koçan, mbrojtja dhe një pjesë e të akuzuarve e ka kontestuar procedurën e akuzës, duke e vlerësuar si jo të plotë dhe pa dëshmi konkrete për veprime individuale. Në sallën e gjykatës u theksua se një pjesë e të akuzuarve kanë vepruar në pajtim me ligjin, tjerë kanë pasur detyra të kufizuara, ndërsa të tretë që nga hapja e diskotekës kanë reaguar me kërkesa për mosdhënien e lejes.
Në fjalën hyrëse, mbrojtja e ish kryetarëve të komunës së Koçanit, Ratko Dimitrovski, Nikollço Iliev dhe Lupço Papazov theksoi se procedura po udhëhiqet në bazë të hetimit jo të plotë dhe pa fakte të siguruara, të cilat drejtpërdrejtë i lidhin me katastrofën. Avokatët thonë se klientët e tyre kanë vepruar në pajtim me ligjin dhe rregullave, se përgjegjësia për mbikëqyrje dhe rregullativë është në komptencë të shërbimeve profesionale dhe se një aktgjykim i padrejtë do të paraqiste "një tragjedi të dytë".
Rasti, ku jetën e kanë humbur 63 persona, ndërsa mbi 200 janë lënduar, po udhëhiqet nën masa të përforcuara të sigurisë, me prani të të akuzuarve, familjarëve të viktimave dhe gazetarëve të shumtë. Gjykimi vazhdon më 10 dhjetor me fjalë hyrëse të mbrojtjes së të akuzuarve tjerë.
Mbrojtja e të akuzuarve nga sigurimi vlerësoi se akuza është e pabazuar, pa dëshmi konkrete dhe e ndërtuar mbi supozime kaotike. Avokatët theksuan se një pjesë e akuzave kanë pasur detyra të kufizuara dhe nuk kanë mundur të pengojnë futjen e piroteknikës, ndërsa si shkaqe kyçe për tragjedinë kanë përmendur lëshime institucionale dhe mungesë të kontrollit.
Mbetet edhe fjalën hyrëse të mbrojtjes së tyre ta japin ish-drejtorët e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, mes të cilëve Shaban Saliu, Adnan Xhaferovski, Bekim Maksuti dhe Xhevad Selami, si dhe inspektori i përgjithshëm i DMSH-së, Ljupço Gërnçishtanov.
Pastaj ish-ministrat Valon Saraçini dhe Kreshnik Bekteshi, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, mes të cilëve Xhevair Kamberi, Shefket Hazari, Zoran Nikollovski, Bekim Haxhiu, Arlinda Kasapi dhe Razmena Çekiq Duroviq.
Fjalë hyrëse duhet të japin dhe inspektorët e tregut Mile Ampov, Blashka Evtimova, Vesna Kuzmanovska dhe Emil Mitev.
Mbetet edhe fjala hyrëse e të pandehurit Aleksandar Nacev, pronar i agjencisë së sigurisë "Rubikon", procedura e të cilit u bashkua me këtë pak para fillimit të gjykimit.
Prokuroria, e përfaqësuar prej një ekipi prej 15 prokurorëve publikë, paralajmëroi se dëshmitë do të tregojnë se klubi "Pulls" ka qenë pritë vdekjeprurëse që nga vet fillimi, rezultat i moskujdesit sistematik dhe lëshimeve institucionale.
Në bankën të akuzuarve janë 37 persona - pronarë, menaxherë, inspektorë, ish-kryetarë të komunës, roje sigurie dhe nëpunës shtetërorë. bsh/
Фото: МИА