• понеделник, 24 јуни 2024

Zlatko Perinski ka marrë funksionin e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale

Zlatko Perinski ka marrë funksionin e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, sot është bërë pranim dorëzimi zyrtar i detyrës së ministrit të vetëqeverisjes lokale. Pas zgjedhjes në Kuvend ministri i ri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, në kabinet është pritur nga ministri i deritanishëm Risto Penov.

Siç kumtoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në takim është biseduar për realizimin e projekteve aktuale të Ministrisë, zbatimin e politikave për zhvillim lokal dhe rajonal, zbatimin e Programeve IPA për bashkëpunim ndërkufitar, si dhe për mbështetjen financiare të komunave dhe rajoneve planifikuese që realizohet nga programet buxhetore të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Byrosë për Zhvillim Rajonal.

Në takim është theksuar se menaxhimi me këtë Ministri ka sfida sepse zhvillimi lokal ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve dhe në jetën e qytetarëve.

Penov i uroi Perinskit punë të suksesshme në interes të të gjithë qytetarëve. U theksua se më e rëndësishme është mbështetja financiare e projekteve, por edhe përmirësimi i funksionalitetit të vetëqeverisjes lokale përmes përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve, llogaridhënies dhe transparencës.

Gjithashtu u theksua bashkëpunimi i Ministrisë me organizatat dhe agjencitë ndërkombëtare në vend, të cilat në vazhdimësi mbështesin procesin e decentralizimit, si dhe zhvillimin e komunave dhe rajoneve planifikuese. ls/

Foto: Ministria e Vetëqeverisjes Lokale 

 

 

 

Тагови

Остани поврзан